Detaje të reja për bandën italo-shqiptare/ Biznesi i drogës po u shkonte aq mirë, sa blenë edhe një avion të ri

26 Gusht 2015, 15:58Kronika TEMA

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të antidrogës në Rimini të Italisë, të dyshuar si pjesëtarë të një organizate ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve.

Operacioni i koduar “Free Flight” është fryt i bashkëpunimit të karabinierëve të Riminit, atyre të Brindizit dhe policisë shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, grupi i goditur nga operacioni në fjalë importonte në Itali nga Shqipëria sasi të mëdha drogash të tipit marijuanë, të cilat ishin të destinuara për tregun italian.

Hetimet u koordinuan nga Drejtoria Rajonale e Antimafias së Bolonjës dhe Prokuroria e Riminit; në kuadër të tyre u sekustruan edhe 3 kuintalë e gjysmë hashash.

Lëndët narkotike transportoheshin drejt vendit fqinj, mes të tjerash edhe me avion, nga zona e Pishporos në Vlorë, e kishin për destinacion të gjithë rivierën e Romanjës.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Antidrogës ka sjellë edhe identifikimin e elementëve shqiptarë e italianë të fushës së krimit, që nuk janë të përfshirë vetëm në trafikun e drogës, por edhe në grabitjet e vilave e apartamenteve.

Përpos 7 të ndaluarve në Brindizi dhe dy të arrestuarve në flagrancë gjatë një vjedhjeje, hetimet kanë lejuar të përvijohet edhe struktura e aktivitetit kriminal, të drejtuar nga piloti shqiptar Vilson Lamaj, njeriu që kontaktonte sa me kultivuesit në Shqipëri, aq edhe me blerësin në Itali. E përpos kësaj, ai kujdesej edhe për pagesat e transportit.

Biznesi i paligjshëm po shkonte aq mirë, sa anëtarët e grupit, ku bënin pjesë ndër të tjerë edhe kushërinjtë Elizer dhe Xhesian Hametaj, përveç frekuentimit të rregullt të eksporteve të luksit e klubeve të natës, kishin mundur të blinin edhe një avion të ri më të madh e më të fuqishëm./ TCH

6 komente në “Detaje të reja për bandën italo-shqiptare/ Biznesi i drogës po u shkonte aq mirë, sa blenë edhe një avion të ri”

  1. ananananananannannanana says:

    Ne rastin e Xibrakes gjermanet e tani italianet na “njoftuan” se nga Shqiperia po behet nami poshte hundeve te shtetit dhe 100% me bekimin dhe pjesen e tij.

  2. Tomorri says:

    Kur themi qe bota ka marre fund mos u habitni se mbroçkullat nuk ndodhin vetem me shqiptare por edhe me Italiane dhe me tej.
    Vetem nje pyetje se nuk marr veshe shume nga keto pune.

    Mire qe shqiperia tani per tani po mundohet te beje shtet por ky Italiani eshte shtet apo varia…Si ka mundesi te ulet e ngrihet avioni jashte piste dhe nuk u marka veshe ne gjithe kete Itali?????

  3. msh says:

    Xhesian, Elizer, Vilson, turq qe kane europianizuar vetem emrat.

    1. petro says:

      Sigurisht, sigurisht, po i tradheton mbiemri.Ore te vije avioni me 7 te mengjesiit dhe trimat e xha Jahos mos te ndihen.Vetem me kete ministri i brendeshem dhe e mbrojtjes duhet te jepnin doreheqjen.Turp me te madh s ka.Doli fjale e mushkonjave.Po tani c te themi?

  4. Xaku says:

    po te ishte burre rame kurva ,sajmiri do ikte me vrap por sic duket eshte me kurve sec mendoja.

  5. Tema says:

    Tolerime avancuese në realitet okazionues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje