Ristani: Më shumë trafik droge me avionë në Sarandë e Vlorë, me Kokëdhimën administrator jugu

1 Shtator 2015, 12:51Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar sërish, atë që e quan trafik me bekimin e qeverisë.

Në një deklarate per mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se tani që Kokëdhima u bë administrator  i jugut, biznesi i trafikut do të rritet edhe më tej.

“Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal.

Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.

Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.

Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.

Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.

Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep.

Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.

Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë.

Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin.

Partia Demokratike nuk do të pajtohet asnjë minutë me këtë kriminalizim, me kthimin e vendit në republikë të drogës.

Ne bashkë me qytetarët do ta ndalim këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin”, tha Ristani.

10 komente në “Ristani: Më shumë trafik droge me avionë në Sarandë e Vlorë, me Kokëdhimën administrator jugu”

  1. ola says:

    Doli dhe zedhenesi tjeter i PD ku me patjeter do sulmonte dhe do nderhynte ne organizimin e brendshem te PS.Si gjithmone sulme te kota duke mos patur nje vizion si opozite

  2. Tema says:

    Bashkpunimi koordonues do bëj të merren masa definitive

  3. alsi says:

    Bandat e Berishajve, harruan gjithe Lazaratin keta dhe gjithe veriun te mbytur ne droge pzzz kane dhe goje dhe bejn deklarata !Shkaterruan per 8 vite ,turp!

  4. eni says:

    Nje figure si z.Kokedhima do i kthje eidentitetin e humbur jugut dhe do shkaterroj bandat e berishes dhe ristaneve

  5. ILIRET says:

    Po ik o Ristan, ik. Ju e ulet pertoke cmimin e hashashit. Llpgjika e tregut nuk te le te gabosh. Kur ka super prodhim cmimi bie. Kur prodhimi bie, cmimi rritet.
    -Rritja me dhjete fish e cmimit per kg te kanabisit, tregon se edhe prodhimi i tij ka rene te pakten dhjete here nga koha juaj.

  6. eli says:

    Figura me e degjeneruar Ristani del dhe ben deklarata te tilla.Pzz ku ka fytyr kyy te dali dhe te flasi per droge ku vete Lazarati ,lulezoi ne kohen e bandave te tyre.

  7. oli says:

    Interesi me i madh i Ristanit jane teket e rakise.Por nuk mund te mashtrosh dhe te pretendosh te te besojne njerzit..Puna dhe kontributi i Kokedhimes eshte i dukshem, ne ndryshim nga ju te meparshmit

  8. era says:

    utja kot o Ristan…

  9. ela says:

    Deputeti Kokedhima, tashme Komisar, eshte emeruar pikerisht nga Kryeministri Rama , per ti dhen fund ketij zhvillimi kaotik, dhe sikur po shikohet, cdo person i inkriminuar po del perball ligjit.

  10. ona says:

    Cfare lloj rakie i japin ketij? Kujdes se do hidhet nga Ura e Lanes ndonje dite, dhe do na bej hatane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje