Tezja e Gjergj Lekës, Zhuliana Jorganxhi, i kërkon ndjesë burrit të Lindita Theodhorit pasi ai e quajti k*rvë

3 Shtator 2015, 14:25Kulturë TEMA
Tezja e Gjergj Lekës, Zhuliana Jorganxhi, i kërkon ndjesë burrit

Një deklaratë e kompozitorit Gjergji Leka që aludonte se këngëtaret Parashqevi Simaku e Lindita Theodhori e kishin arritur suksesin përpara viteve ’90 kundrejt favoreve seksuale,  u komentua me ditë të tëra në media dhe rrjetet sociale.

Ishin të shumtë ata që e konsideronin një debat pa vlerë dhe përgojimin e jetës private të këngëtareve një veprim jo normal nga ana e një burri. Personazhe publike u përfshin në këtë debat, madje pati dhe përplasje mes tyre.

Lindita në një intervistë në DITA reagoi mjaft ashpër duke i kërkuar kolegut të tërhiqte pas ato që tha dhe të kërkonte ndjesë publike.

Pas kësaj Gjergj Leka shkruan një status në rrjetin social Facebook kur kërkon një gjysmë falje, duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar nga gazeta që i botoi fillimisht.

Kjo falje thuajse nuk u pranua nga dy këngëtaret ndërsa edhe familja e Lekës u ndje në vështirësi. Miqësia shumëvjeçare dukej se ishte thyer për të mos u ngjitur më.

DITA boton sot një email që tezja e Gjergj Lekës, Zhuliana Jorganxhi, një poete e njohur, i ka shkruar familjes Theodhori.

Jorganxhi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ajo i ka dhënë peshë këngës nëpërmjet fjalëve të saj.

Kjo zonjë grua e vlerësuar për talentin e rrallë dhe shpirtin artistik, sot nuk jeton në Shqipëri.

Aktivitetin e saj më të madh, krahas poezisë dhe tregimit, e ka zhvilluar pas vitit 1974 në gjininë e tekstit poetik të këngës.

Është autore e mbi 2000 teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në RTSH dhe redaktore letrare e gjithë teksteve të festivaleve për mbi njëzet vjet.

Email-i i dërguar prej saj tregon situatën se si janë ndjerë të afërmit e Lekës pas asaj interviste. Jorganxhi shkruan se ajo dhe e ëma e Gjergjit, Rozmaria ndodhen në Itali dhe ndjehen tejet të prekura për atë çka ka ndodhur mes dy familjeve.

Email-i botohet sot nga DITA-s i plotë ashtu si është nisur nga zonja Jorganxhi. Në tekst ndihet talenti i Zhulianës…

Zhuliana Jorganxhi i shkruan Maqos

“I nderuar dhe i respektuar zoti Maqo!

Megjithëse do të më duhej shumë guxim sot që t’ju thërrisja si dikur, miku im Maqo! Në radhë të parë ju falënderoj që pranuat miqësinë time në fb. Ju uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë familjarisht, dhe mbarësi në familjen tuaj të mrekullueshme!

Sot, si asnjëherë tjetër në jetën time  po e ndjej vehten shumë ngushtë dhe keq që t’ju shkruaj ato që mendoj me zemër dhe shpirt si Zhuliana, për Linditën, e cila është rritur në sytë e mi dhe të motrës sime Rozmarisë si një filiz i njomë, i rrallë i artit shqiptar dhe sot i ngjan një selvie të bukur të lartë me krye deri në qiell, që vetëm bleron në çdo stinë të jetës.

Miqësia jonë ka zënë fill me këngën dhe aty në kemi venë shpirtrat tanë, ajo me zërin e saj të mrekullueshëm dhe unë me vargjet e mia, që Lindita dhe gjithë këngëtarët që nga e madhërishmja Vaçe dhe të tjerat i kanë përcjellë në zemrat e njerëzve për vite e vite me radhë dhe jehona e tyre nuk do të shuhet kurrë, se ka hyrë në zemrat e çdo shqiptari kudo që të jetë ai.

Unë, megjithë fuqinë e shpirtit, aq sa më ka mbetur sot në këtë moshë kur po afroj të 70-tat dhe motra të 80-tat, ngrihemi dhe i kërkojmë të falur si familje bashkëshortes Suaj, mikes sime të shtrenjtë Lindita për gjithçka ka ndodhur këto ditë. Jemi tmerrësisht të tronditur si familje, sepse gjithë jetën kemi parë punën tonë dhe nuk kemi përgojosur njeri, kur ja në faqet e një gazetë nxijnë fjalë të padëgjuara  të rënduara nga balta e banalitetit dhe këto fjalë duket sikur i ka thënë djali dhe nipi ynë Gjergj Leka.

Unë dhe Rozmaria jemi dy të moshuara që vitet na kanë lodhur dhe veçanërisht nga ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj Prof. Kostandin Lekës para dy vjetësh, dhe nuk mund të durojmë këtë tmerr që na ndodhi! Nëse një gazetë mbolli erë thashethemesh, kjo erë u bë furtunë dhe ra mbi ne si familje. Ne jemi në Trieste të Italisë prej 23 vjetësh dhe Gjergji është në Tiranë, por ju thashë, rrufeja ra mbi ne si familje. Nuk mund ta besojmë që djali dhe nipi ynë të ketë folur aq rëndë, me një fjalor, që veshët dhe goja jonë si familje nuk e pranon asnjë çast.

Ai tani po e kërkon gjithçka në rrugë ligjore dhe do që të dalë e drejta, kurse ne si familje vijmë përulësisht para jush dhe ju kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur. Mbetemi me shpresë se kjo FALJE do të vijë nga ju, si njerëz të drejtë dhe si të krishterë të vërtetë. Edhe njëherë ju urojmë shëndet të plotë dhe mbarësi në familjen tuaj! Me respektin dhe nderimin me të madh për ju, të gjithë, Rozmaria, Zhuliana dhe gjithë familja LEKA.”

24 komente në “Tezja e Gjergj Lekës, Zhuliana Jorganxhi, i kërkon ndjesë burrit të Lindita Theodhorit pasi ai e quajti k*rvë”

  1. ILIRET says:

    Mirepo nuk fajeson nipin, Gjergjin, por fajeson nje gazete qe meret me thashetheme!!!!!????? Sinqeritet i kamufluar.

    1. Marko Bocari says:

      ? ? ? me kete rast ky Gjergj Leka e nderroi emrin ne BURRE KURVE ? ? ?
      Kete emer do kete deri ne fund te jetes ky halabak!

    2. Dardan says:

      Tfsgos. Kjo ne foto esht shqiptare evropiane. Apo mongole. Sa keq qe ruajtet fe e humbet rracen turkofagos.

  2. salem says:

    Ai nuk beri perjashtim tha:kengetaret e asaj kohe ishin dashnore te punonjesve te sigurimit,ku perfshihesh edhe ti dhe e ema e tij,pasta cilesoi si me te vecanta ato.
    Lloj legeni i pafytyre.

  3. alti says:

    Reagimi juaj , tregon se mbeteni zonje ,dhe nuk keni asnje faj per ate qe beri krici ,nipi juaj .As e ngacmoi njeri ,as i beri njeri presion ,me sa duket nen avujt e alkoolit u kujtua te merrte neper goje dy kengetare ,qe sot jane nena dhe kane jeten e tyre .Nuk keni faj ju ,por e ka ai , qe i flet goja para mendjes.

  4. Labi says:

    Zonja te nderuara dhe shume te respektuara Jorganxhi,bravo per kete gjest te larte fisnikrie ! Zoti ju falt shendet dhe jete ! Une qe po ju shkruaj kam qene dhe jam nje adhurues i kenges se lehte shqiptare ku ju keni dhene nje kontribut te madh ne fushen e artit edhe njehere ju pergezoje per kete gjest !

  5. faro says:

    Kudo bie shi, bresher e ka fortune! Rrini te qeta! Askush nuk mendon keq per Ju, Rozmarine dhe profesorin e nderuar e punemadh Kostandin Leka.
    Ju lutem gezoni keto konsiderata te larta per familjen tuaj!
    Gjergji eshte djal i talentuar. Mbaj mend diku nga vitet 80, degjova disa tinguj te Bitl-save. Interpretimi me impresionoj. U futa brenda dhe pashe qe Gjergji i juaj ishte interpretuesi virtuoz, qe me ka mbetur ne kujtese si nje ngjarje surprize arti e atyre viteve.

  6. Opinionisti says:

    Mire ai qe doli se eshte burre kurve dhe pijanec por edhe kjo (ne mos kurve) ka rrjedhur komplet.

    …dhe këto fjalë duket sikur i ka thënë djali dhe nipi ynë Gjergj Leka. (?!)

    …Nuk mund ta besojmë që djali dhe nipi ynë të ketë folur aq rëndë, me një fjalor, që veshët dhe goja jonë si familje nuk e pranon asnjë çast…

    Fajin gazeta e ka qe yt nip nuk e mban gojen mbyllur?
    Fajin gazeta e ka qe yt nip nuk kontrollon versionin perfundimtar (mundesisht esell) perpara daljes ne shtyp sic bejne te gjithe njerezit me dy para mend ne koke?!

    S’te erdhi turp kur e rilexove kete “falje”?!

  7. plaku says:

    Nese zonjat Jorganxhi jane traumatizar vertet duhet te denojne ne radhe te pare djalin e nipin e tyre bastard.ato duan te tregojne fisnikeri por ne fakt me kete prononcim duket se pjella e tyre gjergj eshte vazhdim i moralit familjar.Me kete prononcim ju zonje e rendoni Linditen dhe e vajtoni ate.Njeriu juaj nuk ka pergojuar vetem vacen,linditen dhe kengetaren tjeter po edhe te gjitha kengetaret dhe artistet e asaj perjudhe.E keni edukuar keq pjellen tuaj familjare dhe tani nuk keni guxim as ta denoni per ate qe beri.Sigurisht edhe media duet te kete kujdes,por burimi eshte familja juaj.Mesa duket Gjergji i zyrave te erreta te shkolles te bashkuar te oficerave,ne te cilat jo pak jane ber edhe godoshlleqe,me keto biseda eshte edukuar ne familejen tuaj.Turp te ju vije nga ky qendrim.

  8. xha bequa says:

    respekt per zonjen por sikur e ka me te futur muhabetin.e para nuk pergenjeshtron nipin por ja hedh fajin gazetes qe publikoi e para kete lajm.-e dyta thote qe ne gjithe jeten kemi pare punen tone dmth insinuon se te gjera te tilla ndodhnin por ne sna duhesh gje.per mua eshte kerkim falje formale ,e sforcuar sepse kane frike nga ndonje reagim i femijve te Lindites,se mos ja dergojne nipin per lesh,per te gjitha shpifjet qe beri per nenen e tyre.

  9. petro says:

    Ky stan kete bylmet ka.Ushqim i degjeneruar qe dha nje model te shtremberuar te populli.Perfundimi:O burra kush e kush t ia linte hijen atdheut ne fillim te viteve 90.Nese gjthcka ka qene e bukur, s na mbetet gje tjeter vec te reabilitojme diktaturen.Ndaj dhe morali i felliqur na mbetet perseri neper kembe, sidomos aty ku duhet te jepen shembuj pozitv, te VIPAT e politikes , te gazetarise, te medjave, te gjthe atyre qe pergatisin opinionin.Nga tere kjo histori vetem profesori i nderuar Koc Leka del i pacenuar.Homazh per te! Po ai i takonte shkencave te sakta, shkences se fizikes, ku s ke nga luan bishtin:Nje dhe nje bejne dy, pamedyshje.

  10. semanjaku says:

    Ne te vertet kjo nuk eshte te kerkuari falje po justifikim per karagjozin qe i tha ato fjale para gazetares. Rishikojeni edhe nje here letren zonje dhe riformuloeni duke kerkuar falje te sinqert. Kjo menyr te shkruari nuk u nderon as ju.Jo gazetarja,,,jo gjyqi,,jo e drejta do dale,,,brockulla,,,nipi dhe djali juaj e menderosi,te pakten dilni ju te sinqerta.E kaluara me lavde nuk mund te jete mburoj per te sotmen.

  11. Tema says:

    E kuptoni si ndodhin vrasjet

  12. Realisti says:

    Do të ish mirë që ai gjergj Leka, të shkruante, së pari, për historitë e kurvarëve, ku bën pjeë edhe vetë si palo burrë që njihet.

  13. saimir says:

    Dava kauresh….

  14. Mirela Jubani says:

    Poetesha qe kish marre festivalet e RTSH me tapi ne kohen e Dulles..po justifikohet!!Dardha bie nen dardhe!!

  15. maloku says:

    po pse ishin dashnore te sigurimit!!
    ato palloheshin mes veti si artista qe ishin..
    sigurimi ishte mbrapa gardhit.
    ndoshta pergjonte por jo pallonte.
    se ja priste koqet me gersher bollshevike ministri i mrenshem Heker Isaj masanej.
    kush sigurims kapej qe pallonte mceftas hidhej ne “koshin e plehrave te shoqerise”.
    por,meqe po ja veshin sigurimit komunist te shtetit llagapin “kurvar” athere po bejn nje pun shum te mir demokratike,sepse der dje na e qujshin sigurimin mbrojts te komunizmit,duke nxjerr edhe ligje me i persekutu ishsigurimsat.
    porse tash ata po na dalin demokrata,sepse ne ate sketerr komuniste kur ndalohej te kishe edhe dashnore,ata paskan qen liberal,properndimor,demokrata sepse kan pas majt dashnore. tamom si amerikont e sotem.
    atehere ca te besojm . ate qe sigurimi ka qen gjakatar komunist lindor anadollak,apo qe ata (meqe kan pas pallu alla amerikonce,)te cilsohen filiza te demokracis properndimor,progresist,pishtar te lirive dhe te drejtave bazale njerzore. a ka te drejt me thelbsore se ajo qe te pallosh?!
    jo.
    dhe ata kte te drejt paskan respektu.
    sigurimsat ishin te arsimum,kishin shpirtin e progresit,ishin administrat ligjore,luftonin te jetonin me progresin bashk.
    prandaj edhe ata dalloheshin qe pallonin,pinin,argtohershin edhe ne fshatin me te humbur qe te ishin.
    per kte duhet te fitojn statusin “luftetare per progres liri demokraci qejf argtim …”

    1. hajdeeeee says:

      “demokraci” qe rrotullohet rreth seksit ?

  16. sulo permeti says:

    Kengetaret e sotme,qe vetem ze nuk kane,por,por, cica si mamica,bythe te mire si ciljeta,shale te depiluara,tere naten te ferkuara,te percudnuara e te droguara,…jane sh.te “vleresuara”sepse vetem per tallava jane te kenduara.

  17. Arber says:

    Zhuliana, nuk ke pse i kerkon falje familjes Theodhori, por deno nipin tend dhe lerja te verteten Drejtesise.

  18. doktori says:

    Zhuliana dhe Rosmari Ju pershendes! Ju kemi patur gjithmone ikona te kultures,edukates,krijimtarise artistike dhe elites Shqiptare….! Shqiperia jeton ne 50 vjetshin e pare te cmendurise se pergjithshme,50 vjetshi tjeter do jete me i bute…Fatkeqesisht ne jetojme dy epokat :Ate te iluzioneve dhe ate te deziluzioneve…Nipi yt dhe djali motres tende nuk ka bere dhe aq shume! Kemi pare edhe me keq: Femijet i kane braktisur prinderit,familjen,i kane mohuar,i kane vrare,i kane turpuruar,jane marre me prostitucion,jane bere vrases si djali i te madhes Luiza Xhuvani,me vjedhje,me droge etj etj. Gjergji juaj s’beri shume Pasi u be tape shpifi per koleget,per motrat e veta por shpifi vetem pak! Gjergji? U be dhe me i vogel,ashtu do veje puna e tij gjithmone dhe me i vogel!Sorry !

  19. petro says:

    nostalgji qe rrotullohet rreth vellavrasjes, hajdeeeeee….

  20. magicc says:

    Kur na doli edhe ky Gjergji i prekun ?? FKN HELL !! Nuk asht suprise kur nje dite T’na dalin edhe Enverin i prekun politikisht. Hajde shqipni hajde . Me kyt shtyp e me keto gazetar ( komunista ) gjithcka pritet.

  21. magicc says:

    Kur na doli edhe ky Gjergji i persekutum ?? FKN HELL !! Nuk asht suprise kur nje dite t’na dalin edhe Enveri i persekutum politikisht. Hajde Shqipni hajde . Me kyt shtyp e me keto gazetar ( komunista ) gjithcka pritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje