Aksioni për pastrimin, qytetarët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Veliajt (FOTO)

4 Shtator 2015, 11:47Sociale TEMA
Aksioni për pastrimin, qytetarët e Tiranës i përgjigjen

Ka nisur sot që në orët e para të ditës aksioni i madh i pastrimit të Tiranës.

Mijëra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivist të çështjeve ambientalistë, i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të pastruar qytetin në një ditë.

Të orientuar edhe nga përfaqësuesit e njësive administrative, banorët të pajisur me qese dhe me dorashka janë organizuar duke u kujdesur që të pastrojnë lagjet e tyre.

Rëndësi i është kushtuar kryesisht zonave më publike, siç janë shkollat, kopshtet, çerdhet, ambientet relaksuese, rrugët kryesore. Ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë qenë edhe ndërmarrjet e bashkisë si dhe forcat e ushtrisë të cilat janë angazhuar kryesisht në largimin e mbetjeve inerte.

Ndërkohë që pjesë e këtij aksioni është bërë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili fillimisht ka marrë pjesë në operacionin që po zhvillohet në zonën e Farkës, pranë kopshtit zoologjik.

5 komente në “Aksioni për pastrimin, qytetarët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Veliajt (FOTO)”

  1. Vizionari says:

    Tiranastan .

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Urraaaaaa! VK!

  2. it al ia says:

    o gazetare e leshit po te njejtat foto jane te gazeta dita hajde pastor hajde..

  3. Tema says:

    Dhe napoli e ka zili veliaj-n

  4. Endri says:

    Bravo bravo sei njesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje