Xhani De Biazi bashkë me kapitenin Lorik Cana kanë thënë se ndeshja me Danimarkën do jetë e vështirë.
Por, ata besojnë se do të nxjerrin një ndeshje tjetër pozitive dhe me këtë qëllim kanë udhëtuar drejt Danimarkës.
Trajneri ynë e cilësoi Danimarkën si favorite për fitimin e ndeshjes, por shtoi se skuadra e tij luan me zemër dhe do të provojë të bëjë rezultat në këtë sfidë.
“Danimarka është skuadër me lojtarë me përvojë, me një trajner me shumë përvojë që punon prej vitesh dhe në mënyrë të shkëlqyer. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por loja fillon e barabartë. Kemi djem të rinj, që luajnë me zemër dhe vitet e fundit kanë fituar eksperiencë. Në takimin e parë barazuam 1-1, por kishim shanse për të shkuar në 2-0 dhe në fund e pësuam. Në këto eliminatore kemi arritur rezultate që nuk i kishim arritur më parë. Megjithatë, jemi me këmbë në tokë, sepse kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Ndaj Danimarkës luajmë një pjesë të rëndësishme të objektivit”, – u shpreh De Biazi.
Ndërsa kapiteni Cana u shpreh: “Do të japim më të mirën në këtë ndeshje të rëndësishme. Kemi mungesa, por nuk dorëzohemi. Kemi shumë lojtarë të rinj në këto eliminatore, por deri tani po realizojmë ëndrrën e shqiptarëve, që është kualifikimi në Europian. Jemi në gjysmë të rrugës, por kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat. Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme. Gjithmonë na kanë përkrahur dhe jashtë fushe kemi qenë disa herë më shumë në numër sesa vendësit. Ne do të bëjmë maksimumin dhe për ta. Humbja është e papranueshme, ata janë favoritë, por ne do të bëjmë lojën tonë.”
Ndërkohë, përveç shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë dhe vendet e tjera të Europës, për të mbështetur Kombëtaren kanë udhëtuar dhjetra tifozë nga Tirana.
aman!
vetem mos humbni torruan po hengret gol larg qoft!
pse danimarka me cfare luan me shpretke???!!!
Itali – Malte duhej 4-0 doli 1-0
azerbaxhan – kroaci duhej 1=3 doli 0-0
turqi – letoni duhej 3-0 doli 1-1
holande – islande duhej 5-1 doli 0-1
izrael – andorra duhej 2-0 doli 4-0
etj
me thoni jemi ne realitet apo ne truk?
pse sot ndeshjet do te cahen qw ne pjesen e pare, ndryshe nga dje ku kuotat
ishin shumica nen 1.4?
keq e ne zi!!!
Virgjeri e humbur!
Sot do dim nëse vazhdohet pa u turpëruar në futboll
Ska gje nese humbni. Humbja eshte pjese e lojes. Te gjithe humbin dhe fitojne.
Humbja nuk eshte turperim.
Do me thene vari lesht nese humbim apo fitojme.
Fitore Shqiperise sepse i kam hedhur 300 000 000 fitore per Shqiperine.
Mos thoni gje sepse nuk fitojne pastaj!