Kur BIRN publikoi pak ditë më parë një shkrim në të cilin Ilir Meta aludohej se kishte marrë ryshfet nga Kastriot Ismailaj, Sali Berisha deklaronte se nuk ka pasur dijeni.
Sipas tij, kontrata me kompaninë e Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxheve të CEZ, ishte firmosur pa dijeninë e tij.
Por, në një shkrim të publikuar sot nga BIRN, ish-shefi i CEZ, Jozef Hejsek, thotë se kontrata 4.5 milion euro me kompaninën e Kastriot Ismailaj, u nënshkrua pasi ai ishte rekomanduar si aleat i ngushtë jo vetëm i Metës, por edhe Berishës.
Rekomandimi është bërë nga ish-ambasadori shqiptar në Pragë, Qzim Tepshi.
“Ai rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të kryeministrit Berisha”, thuhet në dëshminë e Hejsek.
“Qeveria shqiptare propozoi që të gjeja dikë që të kishte njohuri me botën e biznesit shqiptar. Zoti Tepshi, që ishte në atë kohë ambasador aktiv në Pragë, pas diskutimeve me Ministrin e Punëve të jashtme (Ilir Meta) performoi në rolin e tij si këshilltar i qeverisë shqiptare në marrëveshjet me operacionet ndërkombëtare të CEZ në Pragë. Ai, rekomandoi zotin Kastiot Ismailaj si një mbledhës borxhesh të jashtme dhe e prezantoi atë si një aleat të ministrit të Jashtëm dhe të Kryeministrit Sali Berisha. Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009”, pretendon Hejsek ne deklarimin e tij.
“Pas këtij procesi, unë kam hyrë në komunikim për cështjen. Zoti Tepshi më prezantoi me zotin Ismailaj në Tiranë si një person që kishte lidhje të mira dhe besimin e ministrit të Jashtëm. CEZ shpërndarje, e trajtoi zotin Ismailaj si një “kandidat” të qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra të energjisë elektrike”, vijon ai.
Por nuk ndalet këtu Hajcek në dëshminë e tij.
Ai, duke përmendur rolin e Ismailajt thotë se ky e prezantoi veten si një specialist të mbledhjes së borxheve dhe njohës të politikës dhe biznesit shqiptar.
“Së bashku me zotin Ismailaj, gjithashtu takova zotin Nepravishta, kryetarin e ERE dhe këshilltarin ligjor në atë kohë, emri i të cilit ishte Petrit Ahmeti”, thotë për këtë çështje Hajcek.
Në dëshminë e tij zoti Hajcek flet për hapat e mëvonshëm sesi kanë rrjedhur ngjarjet, ku ish ambasadori Tepshi ka qenë shumë aktiv.
Ndërkohë, ish- ambasadori Tepshi, ka qenë ambasador përpara se Meta të ishte ministër i Jashtëm.
Ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë me ish- partinë e Genc Pollos, dhe zoti Berisha e vendosi më pas ambasador.
Në kohën e privatizimit të CEZ ka qenë ambasador në Pragë.
Zoti Hajcek përmend vjeshtën si kohën e negociatave dhe njohjeve aktive për zgjedhjen e kompanisë që do të mblidhte borxhet.
Por nga sa rezulton, Ilir Meta, ka qenë në Pragë në dhjetorin e atij viti, në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim dhe me ministrin e Jashtëm çek.
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari aktual i PS Edi Rama
Duket se historia e CEZ dhe DIA nuk përfundon këtu pasi dokumentet tregojnë se një ish-kryeministër ka qenë realisht i përfshirë në këtë aferë.
Dhe sipas dokumenteve, duket se ka përfituar shumën e 160 mijë dollarëve për punë të pakryera.
Faktet që do të dalin në dritë më vonë, do të zbardhin të vërtetën për njohjet e ish-zyrtarëve të qeverisë Berisha dhe influencën e tyre për këtë çështje.
Por cila është arsyeja që Lulzim Basha po kërkon dorëheqjen e Metës?
Duket se kryetari aktual i PD, duke dashur të godasë Ilir Metën, po godet në fakt ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe gjithë zyrtarët e PD së asaj kohe që kanë qenë të përfshirë në aferën CEZ e të emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Por, çuditërisht në media përmendet vetëm emri i Ilir Metës, ndërkohë që në dëshminë e Hejsek thuhet qartë që Ismailaj ka qenë aleat i ngushtë edhe i Berishës.
Kjo ndodh sepse te gjithe e dine qe Ismailaj ka qene sekseri i Metes dhe jo i Berishes.
Ilir Metes ,Sali Berisha I luan zotin,se ishte ky njeri qe I dha pushtetin ne 2005 dhe 2009. Pse nuk e padit Ilir Meta Sali B erishen per shpifje ,por vazhdon akoma. Avazin e derbuleses per doktorin .Ky qendrim I Ilir Metes dhe kur e akuzon PD dhe nuk reagon Msheh dicka serioze .
Si Meta dhe Berisha ne nje canak kane ngrene dhe dhjere. Ish-ambasadori Tepshi ka ndrruar jete vetem pak dite me pare, keshtu qe ai nuk ka se cfare te deshmoje.
Nuke kane te sosur krimet qe i ka bere poppullit tone Sali Berisha, i cili kerkon ti mbuloi krimet me luften kunder komunizmit dhe te mbrohet nga nje drejtesi e kalbur e kooruptuar, si e tille smer mudimin ta arestoi, hetoi e denoi kete moster.
Po nuk vdiq sali berisha nuk Ka paqe ne shqiperi
Berisha eshte ne opozite. Nese ka dore, denoncojeni dhe futeni ne burg. Kujtoni qe jeni ne pushtet, nese e akuzoni, arrestojeni. Nese nuk mundeni, mos beni politike dhe mbani njerezit pezull, por hapni krahun.
Baxhanakun s’e njof gruja m’tha ish n’emigrim. Ta them un tyja absolut t’garrranntoooojjjj
N’burg nji nga nji.
MOS PRISHNI RRADHEN!
Sali Berisha nuk ka ditur asnjehere asgje sepse keto pune i kryente studioja ligjore e Argites dhe bisnesmeni i famshem Shkerzeni i Babes me 40 hajdute keshtu qe mos i bini ne qafe te shkretit se as per shitjen e detit nuk dinte gje qe ishte dete i Shqiperise. Faleminderit