BATUTAT që s’u dëgjuan në TV/ Rama: Ah moj Jozefinë sa mirë e nisëm atëherë partinë, shih si ka përfunduar!

18 Shtator 2015, 10:10Politika TEMA

Këto janë disa nga batutat gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Kryeministri Rama ka ironizuar me disa nga deputetët e PD-së, duke nisur nga Paloka, Ristani, Strazimiri, e deri tek Jozefina Topalli.

Batutat

Taulant Balla: Boll pra, fol mirë tani. Burracak vetë ti je dhe njihesh.

Sali Berisha: Mbylle gojën. Ti je një i akuzuar për përdhunim. Mbylle gojën!

Taulant Balla: Edhe ty të kam përdhunuar.

Sali Berisha- Edi Ramës: Ça je ti këtu mo? Ça je që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol, por mos përdor çakej se është turp.

Taulant Balla: Shkele etikën more…

Sali Berisha- Milena Haritos: Dhe mos fol si turkeshë aty, se e ke marrë vesh emailin. Turkeshë apo turkije, si ju tha, se e harrova?

Edi Paloka: Turkoshan, turkoshan.

Edi Rama: Ky paska parë telenovela turke.

Ermonela Felaj: Për çfarë duartrokisni, nuk e kuptoj. Flamur (Noka), kur ti ishte ministër, mësove disa fjalë dhe tani vazhdon t’i përsërisësh si papagall.

Flamur Noka: I them ministres që të mësojë i çik, është ulur në karrige, por nuk ka mësuar akoma që nuk quhet ‘adok’, por ‘ad hok’.

Edi Rama: Asnjë nuk e vë në dyshim kulturën tënde të latinishtes. Ti je njohës i mirë i latinishtes, te shqipja ke probleme serioze.

Edi Paloka: Edhe një fjali në emër të Grupit…

Edi Rama: Po ç’lidhje ke ti me kryetarin e grupit?!

Edi Paloka: Nuk pres të jem kryetar Grupi apo Kryeministër që të bëj zhgarravina dhe në emër të qeverisë t’i çoj në ekspozita.

Edi Rama: Nuk janë zhgarravina, janë piktura.

Edi Paloka: Ti piktor nuk ke qenë gjithë jetën, tani që u bëre Kryeministër do me u bë edhe piktor. Rroftë sebepi me hapë ekspozita.

Bedri Hoxha: Nga mbrapa pikturon mirë.

Arben Ristani: Dua fjalën, do bëj replikë.

Edi Rama: Ka të drejtë, emrin nuk ia përmenda, por përderisa thuhet shpifës profesionist, ai e di vetë, çohet në këmbë dhe bën replikë.

Arben Ristani: Ka dy vjet që dëgjojmë fjalë të ndyra dhe të shifura nga ky zotëri në Parlament. Sa herë e dëgjoj më vjen Çajupi në mend, ka një pjesë të bukur tek “Klubi i Selanikut”.

Edi Rama: Ku, tek klubi i rakisë? (qesh)

Arben Ristani: I drejtohet beut “t’u thaftë goja si nuk the një fjalë të mirë, të plastë koka si nuk the fjalë të mira. Po qenke veshëgjatë mor beu ynë”.

Edi Rama: Ah moj Jozefinë sa mirë e nisëm atëherë partinë, dhe shife ku përfundoi Partia Demokratike sot (ngrihet për të ikur).

Edi Rama: Unë vetëm dy intelektualë mund të përballoj, këtë të tretin nuk e përballoj dot (Strazimirin).

Bedri Hoxha: Ik futi ndonjë dozë andej./a.l

23 komente në “BATUTAT që s’u dëgjuan në TV/ Rama: Ah moj Jozefinë sa mirë e nisëm atëherë partinë, shih si ka përfunduar!”

  1. Pallatet Agimi says:

    Bravo, eshte e vertete! Kur flet ky, dielli can rete, furtuna kthehet ne fllad, zogjte cicerojne gjuhe engjejsh dhe kanalet e ujrave te zeza shperthejne nga cdo pusete.

  2. emigranti says:

    Thote te verteten Kalimi majtas duke e urryer ate verteton faktin qe karriera eshte i vetmi qellim i tij. Asgje parimore apo deshire per shtet.

    1. u kenaqem duke u kenaq says:

      Ku e di ti kush eshte e majta dhe e djathta mor CAR ?

    2. alushi says:

      o emigrant, behu pak serioz se ai kaloi majtas, por ka derguar Kaç Islamin atje djathtas, apo jo? Dhe keshtu tani nuk kemi goje te flasim. Ah, buçe po.

    3. Na bashkoj kenga popullore says:

      emigrant i lodhun me vjen keq

  3. atehere, sot dhe neser says:

    Mos harroni, keta te gjithe i zgjedhim dhe i paguajme NE!

  4. Kol Tivari says:

    Shikoni ç’stallë kafshësh që kemi…dhe të mendosh që është “kreu” i stallës, mendo se ç’kafshë ka më poshtë…! Ku je mo @xxxx,@….,@— …???!!!

  5. daniel says:

    Ore ,po mblidhuni nje dite jashte parlamentit,nxirrjani njeri tjetrit te gjitha lirohuni mire dhe ktheuni ne parlament per te zgjidhur problemet e atyre qe ju kane votuar dhe qe i keni lene ne dite hallit.

  6. Spartaku says:

    Deputetet e pd-ke i harruan ato bemat e tyre,qe Saliu shante si çoban dhishe,e Topallka i ofendonte pa limit deputetet e te majtes.Zhelet.Ta beje fytyren si kepuca,sikur eshte akoma kalame apo bari.Saliu po rrjedh,por e keqja eshte se po bene edhe Bashen me deputetet e tjere te rrjedhin.

  7. AnsiDe says:

    ‘Ajka’, ja ku është ajka e Shqiperisë. Se kemi këtë lloj ‘ajke’ që drejton fatet e kombit jemi këtu ku jemi, në vend numëro!

  8. patrioti says:

    Te gjithe te turpshem ,nivel zero i politikaneve tane . Halabaka.

  9. deshtaku i gjate i ngrehur si =====D says:

    Sikur te punesonim nje grup humoristesh them se edhe me fort do qeshnim edhe me pak do paguanim. Paguajme keta banale me rruga deputetesh per te na bere komiket! Fatale! Asnje nuk diskuton ne lidhje me ndonje ceshtje qe ka rendesi per vendin por hidh e prit kunja me keq se studentet ne gjimnaz.
    Ti or Rame deshtaku cdo gje e ke nisur por asgje nuk e ke perfunduar. Aq me teper ku shikohet qarte qe ti nuk je njeri me bindje politike por shkon sa djathtas majtas si e si te kapesh nje post. Natyrisht kete kane bere edhe te tjeret por ti na shitesh si i principte. Ty s’te plas aspak per ate vend o legen por vetem per ate karrige ku me te padrejte i ke ulur bythet vetem ne saje te aftesive tuaja ngjalangrenese. Ik or bithekire i ridhjere!

    1. joel shkodra says:

      E meriton kete “kokeminister” pjesa me e madhe e popullit qe i dha votat. Mire e kane! Ia pafshin hajrin!

  10. petri zela says:

    Nje pjese e mire e komentuesve, nuk shohin nga syte,as degjojn nga veshet.Por megjithate e kane aftesine per denigruar figurat qendrore te politikes..Duan apo nuk duan kundershtaret e tij,Rama e nisi betejen kunder spekullatoreve politik,dhe atyre ordiner..Natyrisht me forcen e ligjit,qe populli me kenaqesi ja dhuroi me voten e tij..Ndoshta nje pjese nga ju,mund te jeni mesuar te peshkoni,neper tymnajat e Berishianeve,por harroini ato kohera te zeza,pasojat e seciles po I vuajme Sot dhe Mot..Nje popull qe te jete I shendetshem, Fizikisht dhe menderisht,duhet me cdo kusht te njohim mire rrealitetin,se pa ligje te thella demokratike,populli do te notoi ne ujra te pista,dhe kurre nuk do te ngopet me ajer te paster..

  11. SuloKapedani says:

    Ne p.d.-èn e saleshit jane shtuar shume çiftet si ajo e dasmes se dy vellezerve qe per nje nuse donin te martoheshin edhe njeri edhe tjetri.Dhe ne perfundim i thane vellai vellait ,une prandaj po punoj qe ta marre une nusen,po edhe tjetri keshtu vazhdonte.Vazhdoni o te mjere punoni ,llapni po nuse p.d.-ene e ka nje tjeter qe e ka marre per nuse.Salesh shpellari dhe trashegimtari lulushe.

  12. DinPak says:

    Meqenese jemi ne rubriken e batutave dhe barcaletave, kjo qe thua ti emigrant per kalimin e Edi Rames nga e majta ne te djathte me kujton nje barcalete qe ma ka treguar nje serb per kohen e Titos ne Jugosllavine e dikurshme: E thirri nje here me urgjence te madhe Titoja shoferin dhe i tha te behej gati shpejt se do niseshin per diku. Pa u vonuar fare shoferi erdhi dhe u nisen menjehere. kur dolen nga rezidenca, para kryqezimit keyesor e pyet shoferi Titon, nga do kthehemi, majtas apo djathtas. Dhe Titoja i thote ndiz sinjalin per majtas dhe kthehu djathtas.

  13. emigranti says:

    O Alush, vertet Kaci i zi ka shkuar djathtas por nuk ka nderruar vendin me Ramen qe ska lidhje as me te djathten e aq me pak me te majten, pervec se me hibridet anarshiste.

  14. Arsyeja says:

    E pra Edi Rama ka akoma nostalgji per Partine Demokratike.
    E kuptoni o zoterinj socialiste, se ke keni ne krye te partise?
    Nje demokrat qe deshte te varte ne cdo shtylle nga nje komunist.
    I qan zemra te shkretit qe nuk beri dot kariere ne PD dhe e qan ate kohe.

  15. Na bashkoj kenga popullore says:

    hale krejt

  16. Gylen says:

    e pabesueshme : nje termet i fuqishem Godet parlamentin shqiptar .. 140 te vdekur ……

  17. bedriu says:

    Nje jave do t’i duhej Enver Hoxhes per ta cbere kete
    parlament zoologjik.
    Ngreu Enver te vije ne din Shqiperia,
    Burre tjeter nuk ka ta beje kete.

  18. G says:

    More zoti Edi Rama ,sapo erdhe ne krye te shtetit premtove se ketu ne kete salle nuk do te kete as fyerjen e sharjen me te vogel,qofsh Ti per ata qe flet sot dhe mot……turp per ty………..e mjere per Ne qe te votuam !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje