Raporti i DIA-s: Shqiptarët ndërmjetës të italianëve dhe të huajve në trafikun e drogës

19 Shtator 2015, 09:02Kronika TEMA

Që shqiptarët prej vitesh zënë një rol të rëndësishëm në kriminalitetin në Itali, kjo është e vërtetuar në qindra raste, por Drejtoria Investigative Antimafia në Itali ka paraqitur në Parlament raportin e 6 mujorit të dytë të vitit 2014 lidhur me veprimtarinë e grupeve mafioze në territorin e Italisë, goditjen e tyre, por dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera.

Në raportin prej 296 faqesh, ekspertët e DIA-s, i kanë kushtuar një hapësirë dhe grupeve kriminale të huaja që veprojnë në Itali, ku një ndër organizatat kriminale të huaja me depërtuese, siç cilësohet prej tyre, është ajo shqiptare, që dallohet për metodat veçanërisht të dhunshme; të  cilës i atribuohen aktivitetet kriminale të rrezikshmërisë më të madhe, raporton TCH.

“Struktura e saj prezantohet me grupe në bazë familjare ose të të afërmve, brenda të cilave del figura e kapos dhe ku brenda saj aplikohen marrëdhënie jashtëzakonisht të forta, të rregulluara nga ligje të pashkruara.

Grupet kriminale shqiptare, fillimisht të ndara dhe të shpërndara kryesisht në veri të vendit, janë bashkuar dhe tashmë veprojnë në të gjithë territorin, duke bashkëvepruar me organizatat kriminale lokale dhe në sinergji të plotë me eksponentët kriminal që ndodhen në vendin e origjinës”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se grupet shqiptare kanë arritur tashmë një nivel organizativ, të tillë në mënyrë që mund të zënë një pozicion kyç në skenën kriminale në vend, e favorizuar kjo dhe nga afërsia gjeografike me Italinë, shpeshherë e përdorur si hyrje e privilegjuar në Bashkimin Europian, si dhe nga bashkëpunimi i provuar me grupet e tjera kriminale.

Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Pulja përfaqëson një stacion të detyruar për trafikun e paligjshëm që vjen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, kështu që marrëdhëniet me  organizatat kriminale puljeze janë të forta, duke i dhënë mundësi këtyre të fundit, që nëpërmjet organizatave kriminale shqiptare, të ketë akses të leverdishëm në çdo produkt të jashtëligjshme”, shkruhet në raportin e Drejtorisë Investigative Antimafia.

Duke u ndaluar tek marrëdhëniet e organizatave kriminale shqiptare, veç grupeve kamorriste, kohët e fundit është vërejtur dhe një afrim me mafien tradicionale.

Është provuar gjithashtu ekzistenca e raporteve mes elementëve kriminal shqiptarë dhe eksponentëve të klanit “Casalese”, ashtu siç është konfirmuar dhe rëndësia e “Drejtorisë së Ballkanit”, si kanal furnizimi me lëndë narkotike për grupet e Camorra-s. Së fundi, janë intensifikuar edhe në terma kualitativ, raportet me mafien tradicionale. Ku gjatë një hetimi të mbyllur së fundmi, është provuar anëtarësia e një shqiptari në organizatën mafioze “Stidda”, në veçanti me klanin “Dominante-Carbonaro”, e cila vepron në provincën e Raguzës”, shprehen ekspertët italianë të antimafias.

Duke u ndalur tek burimi kryesor i fitimeve, sipas DIA-s, padyshim që mbetet ai i lëndëve narkotike, pasi në raport evidentohet se grupet shqiptare janë të gatshme për të hyrë në shkëmbime ndërkombëtare, janë operativ në zona të ndryshme të botës dhe mundësia për të shfrytëzuar mbështetjen logjistike në territorin e origjinës, i ka mundësuar atyre që të fitojnë një rol kryesor në trafikun e drogës, aq sa të bëhen ndërmjetës të privilegjuar të bashkëpunimeve mes organizatave italiane dhe atyre të huaja.

Në raportin e 6-mujorit të dytë të 2014, janë paraqitur dhe disa raste të arrestimit të shqiptarëve me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo raste të tjera ku ata janë përfshirë në krime të rënda, si vendosje eksplozivi apo shkëmbime zjarri.

5 komente në “Raporti i DIA-s: Shqiptarët ndërmjetës të italianëve dhe të huajve në trafikun e drogës”

  1. . says:

    po ai i penduari i LSI ,ne SHBA, qe foli per drogen ku e ka dosjen?

  2. Shan i dhjeri te permjerin.
    Po neve ju o Italane peshqesh drogen dhe mafien, na i dhate;
    dhe na thate: “jet e mot ti gezoni, deri sa bythen tuaj me dhembe tuaj, jo me proteza, ta kafshoni”.
    Raporti duhet ta kete titullin: Si ta luftojme demokracine e vertete me mjete kapitaliste po te verteta.

  3. miu says:

    Kush e bente bisnesin e droges me nikaraguan???

  4. kotandini says:

    po jane te verteta keto qe thote raporti i DIA-S qe shqiptaret jane te perfshire ne keto organizata kriminale,dhe nje popull prej 3 miljone nuk qenkemi ne kontroll te DIA-s Italiane, per te luftuar keto organizata kriminale ne shqiperi dhe ne europe duhet nje hetim me i thelle i DIA-s Italiane te mbikqyrin dhe te hetojne direkt fuksionaret dhe anti mafjen shqiptare qe shfrytezojne zyrat ligjvense te shqiperise ne fovorin e ortakeve dhe perqindjet qe ju japin trafikantet shqiptar,ku jane metodat e specjalizuar per te kapur kriminelet shqiptare, kaq vend i vogel dhe nuk qenkemi te kontrolluar,trafikun nuk e bejne emigrantet por e bejne ata qe drejtojne anti trafik ne shqiperi pa dallim politik,

  5. Edi NYC/USA says:

    Raporti i DIA-s nuk ka arritur te infiltroje K.O.S.S (KRIMIN ORGANIZUAR SHTETEROR SHQIPTAR) qe eshte i vetmi vend ne bote me permasa te gjera te aktivitetit criminal qe ka pushtete te plote: Presidenci, Kryeministri, Kuvend Popullor, Gjykate, Prokurori, Policy, Ushtri, Burgje, Banken Kombetare, e nje sere dikasteresh shteterore.

    Ish qeveria komuniste leshoi pushtetin e saj diktatorial nen presionint geo-politik nderkombetar duke shderruar Socialistet, dhe “Demokratet” ish komunist me perfitimet te larta ekonomike me vlera astronomike ne rrugen e krimit (droges, prostitucionit, pastrim valute/parash, trafikim njerezor, pervetesim te pasurise kombetare, valuten, etc.)

    Nuk eshte aksident qe Fatos Nano nuk futi ne burg Sali Berishen. Sali Berisha nuk futi perseri ne burg Fatos Nanon, e ti konfiskonte Uzinat/Fabrikat qe jane per personel administrative fiktive te huaj (jo kombesi Shqiptare), restorante, etcetera.
    Sali Berisha nuk futi ne burg Ilir Meten.
    Edi Rama nuk fut ne burk Sali Berishen.

    Te gjithe keta lapanjozer: Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, ne kohe te saktuar kush me pare e kush me vone u shprehen se nuk do ti fusin ne burk para-ardhesit e tyre qeveritar, po do te punonin per “forcimin e Shtetit”.

    A ishte valle nje rastesi qe Sali Berisha leshoi Kryeministrine se Edi Rama ishte vertet i zoti dhe fitoi zhqedhjet”. Edi Rama fitoi edhe zhgjedhjet e Kryebashkise se Tiranes, por nuk mundi te ulej ne postin e tij, e jo me Edi te fitonte karriken e Kryemistrise.

    K.O.S.S., e Sali Berisha, jo pa qellim refuzoi nderhyrjet nderkombetare U.S.A./E.U. per miratimin e ligjit te konfiskimit te pasurise ne rrugen kriminale. Ishte shperndarja e Krimit te Organizuar ne anembane boten, dhe efekted e saja troditese qe rresikuan sigurimin e qetesise publike ne vended e E.U./U.S.A., qe bene keta te fundit te rrisin presionin e tyre ndaj Sali Berishes, dhe K.O.S.S. (KRIMI ORGANIZUAR SHTETEROR SHQIPTAR) e keta te fundit lejuan ndryshimin duke bere lojen e luftes ndaj krimit hapi rrugen per ardhjen e Edi Rames, vetem e vetem per te ulur e zbutur presionin nderkombetar qe ishte ne afersi te ndermarrjes se masave me te rrepta e te papara me pare ne afersi te zbatimit e te bllokimit te financiave/fonded/investimet e K.O.S.S.’it…

    Krimi organizuar ne Itali, Kolumbi, e kane vertet zili arritjet e sukseshme te K.O.S.S.’it!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje