TemA TV/ Agim Meto: Ndihem i lumtur për rikthimin tek goli. Objektivat? Synojmë pjesmarrjen në Kupat e Europës

21 Shtator 2015, 15:26Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Që pas transferimit të tij tek skuadra e Laçit, karriera e Agim Metos, ka marrë një tjetër rrjedhë, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë skuadër.

Kjo gjë u vërtetua më së miri në edicionin e kaluar, ku në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit shënoi në të gjitha takimet duke marrë gjashtë fitore.

Edhe në këtë sezon, edhe pse kurbinasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin, ku në tre ndeshjet e para morën tre barazime, u desh rikthimi i Metos tek goli që kjo skuadër të rikthehej tek fitorja e parë.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Bylisit, sulmuesi fierak ishte autori i dy golave dhe një asisiti të dhuruar në golin e shënuar nga James.

Në një prononcim për, TemA TV, 29-vjecari u shpreh I lumtur për këtë rikthim të tij tek goli por më shumë i gëzohet fitores së skuadrës.

Ai theksoi se kjo formë e mirë që po kalon tek Laci është falë punës dhe përkushtimin që bën në seancat stërvitore.

“Mesa duket kështu korrenspodoi që golat e mi të ishin për fitoren e parë të Laçit. Ndihem shumë mirë se janë gola me vlerë trepikëshi. Gjithashtu, jam shumë i lumtur që po kalojë momente shumë të mirë. Kjo falë punës dhe përkushtimit në seancat stërvitore.”

Më tej Meto theksoi se objektivi i tij personal është që të vazhdojë me këto ritme duke shënuar sa më shumë gola. Ndërsa objektivi i Laçit është që të arrijnë Kupat e Europës.

“Objektivi im personal është të vazhdojë me këtë formë, duke shënuar sa më shumë gola që ti shërbejnë skuadrës. Ndërkohë përsa i përket objektvit të skuadrës është që të sigurojmë pjesmarrjen në Kupat e Europës.”

Në fund Meto ka dhe një dedikim për dopietën. “Golat e djeshëm padyshim ja dedikoj djalit tim dhe të gjithë atyre që besojnë tek unë. Përshëndes gjithashtu e tifozat e Laçit për mbështetjen që më kanë dhënë.” përfundoi Meto.

Skuadra e drejtuar Armando Cungu pas fitores me Bylisin renditet në vëndin e katërt me gjashtë pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje