"Rama po mban nën presion Metën me aferën e ÇEZ-it"/ Edhe Basha kërkon hetim ndërkombëtar

25 Shtator 2015, 13:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot pas publikimit të videove të reja për çështjen e “CEZ” duke akuzua kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit, Ilir Meta si të lidhur me këtë aferë.

Afera e CEZ po del në pah çdo ditë në media. Fijet e kësaj afere me qindra milionë euro mbahen nga duart e dy kumbarëve Rama-Meta. Ndonëse e kanë përdorur dhe po e përdorin marrëveshjen me CEZ nga njëra anë dhe skandalin me DIA-n nga ana tjetër në thelb këto tregojnë përpjekjet për të mbyllur të dyja aferat. Rama është ai që hoqi dorë në mënyrë kriminale nga arbitrazhi ku ishte dërguar CEZ-i nga qeveria paraardhëse, hoqi dorë duke ndarë dhe falur CEZ-it 600 mln euro fatura të njohura dhe afro 2 mln euro që CEZ-i mund ti detyrohej Shqipërisë në fund të një procesi arbitrazhi. 350 mln euro fatura të papaguara por të njohura nga CEZI ndaj KESH dhe OST-së. 17 mln dollarë detyrime tatimore, gjyqe që pala shqiptare kishte fituar kundër CEZ-it”, tha Basha.

“600 mln euro që u paguan nga qytetarët e vendit. Një borxh i tmerrshëm në kurriz të shqiptarëve”, tha ai.

Basha tha se pas DIA-s qëndron Ilir Meta dhe se fundosja e DIA-s merr me vete edhe kreun e Kuvendit.

Është bërë e qartë për këdo dhe nga dëshmitë tronditëse që u transmetuan mbrëmë se pas DIA-s është Ilir Meta. DIA u krijua me shtytjen e Ilir Metës, u fut në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm. Dje pamë se si dëshmitari kyç që ka në dorë të shpëtojë këto 135 mln euro ndonëse i mbrojtur nga policia u kërcënua me jetë. Sepse fundosja e DIA-s merr me vete edhe Ilir Metën. Fijen e parë e ka në dorë, kumbari i parë Edi Rama”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës njoftoi gjithashtu se PD do të dorëzojë të hënën dy nisma, njërën për anulimin e marrëveshjes me CEZ dhe tjetra për hetimin ndërkombëtar për këtë çështje.

PD dorëzon javës që vjen dy nisma. Do të kërkojmë hedhjen poshtë të marrëveshjes së 31 korrikut të dy kumbarëve. Po të hënë do dorëzojmë në kuvend projektligjin për të autorizuar hetim ndërkombëtar për zbardhjen e skemës më të madhe të korrupsionit. Meta deklaroi dje se është në favor të hetimit ndërkombëtar, do ta ketë shansin. Një gjë është e qartë, ne do t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Shqiptarët meritojnë rikthimin e parave”, theksoi Basha.

Në lidhje me këtë çështje, që e quajti aferën më të madhe korruptive, Basha ripërsëriti kërkesën e demokratëve për një hetim me “Prokurorë ndërkombëtarë, të certifikuar, euroatlantik”.

7 komente në ““Rama po mban nën presion Metën me aferën e ÇEZ-it”/ Edhe Basha kërkon hetim ndërkombëtar”

  1. neveri says:

    Shko mor koqe,kur flet ti asgje nuk behet.

  2. hugo says:

    une do kerkoj hetim nder kombetar per aferen sumail.compere korruptive durres kukes

  3. hugo says:

    super korruptive durres kukes

  4. eli-tiv says:

    …cudi sa i tronditur eshte luli…??? po vjedhin e ketij po i bie pika…
    Sa me shume qe te zgjatet ne kohe aq me shume do te daiin salist te zhytur…prit luli ..sa ka filluar…mbahe vehten….je i mesuar mire ..

  5. lulja says:

    Kur flet dhe KRYEHAJDUTI…???!!!! Nuk po them qe esht edhe tradhetar e vrases
    Atehere si mund ti besohet ktij njeriu..qe qesh ???

  6. Anita Zhoga says:

    DUHET ME PATJETER TE HAPET EDHE DOSJA E RRUGES DURRES KUKES QE NUK E DI PSE QUHET DURRES KUR NUK ESHTE BERE QE NGA DURRESI POR NEJSE DHE ATEHERE NE SI POPULL PO KERKOJME QE KRAHAS DOSJES SE CEZ TE GJYKOHET EDHE DOSJA E RRUGES DURRES KUKES QE U PENGUA NE GJYKIM ME INSISTIMIN E DYSHES BERISHA BASHA DHE TE GJITHA DOSJEVE TE PAGJYKUARA TJU SHKOHET DERI NE FUND TE SHIKONI QE ATEHERE DHE KY GJEL ,QE RRI MBI PLEH ,NUK DO TE KENDOJE ME ME ATE ZE QE NE CDO CAST NUK I DIHET KE KERCENON , ME SIGURI DEL KUNDER VETES SE VET

  7. filani says:

    Mor pallavesh, ik mor shkerdhate gomar, je fryre si gjeldeti. Ah aty duhen skuadrat e vdekjes, t’ju mbyllin gojen njehere e pergjighmone. Asnje s’ka per t’iu qare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje