Ndeshje historike që duhet të ndahet vetëm me fitore e ka quajtur portieri i Kombëtares, Etrit Berisha takimin e së enjtes me Serbinë, në “Elbasan Arena”.
Nga Durrësi ku po stërvitet kombëtarja, Berisha ka deklaruar se kjo ndeshje është e rëndësishme vetëm për pozicionin e Kombëtares dhe jo për arsye të tjera, duke shmangur kështu nacionalizmat.
Sipas Berishës, ekipi është besimplotë se do ta shpërblejë besimin e tifozerisë që pret me ankth takimin me Serbinë.
Te lumte goja Etrit! Eshte shnderuar kjo ndeshje si beteje lufte e jo si ndeshje futbolli. Le te fitoj kombetarja jone dhe te marr shperblimin e asaj qe ka bere deri tani ne keto kualifikime – kjo ka rendesi!