Gjykata e Krimeve të Rënda është detyruar të shtyjë sërish seancën e gjykimit ndaj një grupi aktivistësh të lidhur me ISIS, akuzuar për terrorizëm.
Shkak për shtyrjen është bërë tensioni i krijuar në sallë nga të akuzuarit, të cilët pretendojnë se janë ndjerë të fyer nga një dëshmitare seancën e kaluar, e cila i ka përshkruar si “mjekërcjepë”.
Dëshmitarja, e cila është bashkshortja e Mustafa Kucit, një prej të dyshuarve që lufton në Siri, sipas tyre ka përdorur shprehje fyese për myslimanët.
Shtetasi Mustafa Kuçi dyshohet se lufton në Siri dhe, bashkëshortja e Kuçit ka treguar sesi u “mashtrua” burri i saj me 500 euro, ndërsa përdori edhe shprehet “myslimanë mjekërcjepë”.
Kjo shprehje nuk u prit mirë nga të akuzuarit të cilët braktisën sallën e gjyqit.
E njëjta situata ka ndodhur edhe seancën e sotme, kur të akuzuarit kërkuan që dëshmitarja t’u kërkonte falje.
Shprehja qe ju ka thene deshmitarja eshte me e pakta per ju more kafshe.