Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, gjykatat dhe licencat kryesojnë

14 Tetor 2015, 12:46Kronika TEMA

Duke matur indeksin e konkurueshmërisë globale, Forumi Ekonomik Botëror ka vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve.

Në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim negativ nga (1) dhe pozitiv deri (7). Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen licencave dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Në këto dy sektorët vlerësimi është poshtë mesatares me nga 3 pikë dhe fenomeni sipas matjeve të fundit është në rritje për të dy sektorët. Shqipëria renditet ne vendin e 83 në botë në 140 vende për pagesat mjaft të përhapura në gjyqësor dhe në marrjen e lejeve dhe të licencave.

Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se pak me alarmante është situata në pagesën e korrupsionit gjatë pagesës së taksave, ku ryshfeti është vlerësuar me 4.7 pikë me afër nivelit pozitiv, ndërsa ryshfeti për marren e shërbimeve publike është vlerësuar me 4.4 pikë gjithashtu një vlerësim edhe mbi mesataren botërore.

Gjithashtu edhe pagesat e korrupsionit në dogana janë afër mesatares me 3.8 pikë, ku Shqipëria në renditjen globale renditet në vendin e 62 në mesin e 140 vendeve.

Në total indeksi i pagesave të ryshfetit në Shqipëri shënon 3.7 për qind duke e renditur vendin e 70 në mes 140 vendeve, në mesin e vendeve më të korruptuara në rang global./ Monitor

3 komente në “Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, gjykatat dhe licencat kryesojnë”

  1. 2K....ari says:

    Me marrje licence duhet kuptuar cdo leje per te cilin shteti ka monopolin e dhenies, perfshi lejet e ndertimit. Askush nuk flet per kete fenoment te frikshem qe ka krijuar nje grupim favoritesh dhe nxjerre jashte loje nje armate te tere projektuesish. Ligjet hartohen duke menduar se cfare agjencie, leje apo license do kete ministri qe te kete mundesi te zgjase shaten per te vjelur parate.

  2. @ says:

    Nuk eshte e sakte, sepse ryshfetet me te medha i marrin politikanet.

  3. Ing.Ndertim says:

    Biznesmeni në politikan = politikan biznesmen; politikan = immunity.A te re; çfarë prisni ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje