Kalvari i studentit te jurisprudences qe per te marre dy provime i duhet te paguaje 500 euro profesorin, perndryshe rrezikon te mos kaloje në provimet e diplomës vazhdon.
Studenti hyn në provim. Profesori ua jep tezen dhe njëkohësisht u shpërndan dhe kopje të tezës së zgjidhur.
Fiks Fare e ndoqi edhe provimin që dha studenti në Universitetin e Shkodrës.
Menjëherë pas përfundimit të provimit me shkrim, ende pa dalë nga salla e provimit, studenti e pyet profesorin se kur duhet të bëjë pagesën
Pedagogu i tregon se duhet të lidhet me mikun e tij sekser, me të cilin studenti ka rënë dakord që do të paguante 500 euro për dy provimet.
Kësti i parë i parave, 50 mijë lekë të reja është paguar në automjetin e sekserit menjëherë pas provimit.
Edhe përse studenti i Drejtësisë në Shkodër pagoi 50 mijë lekë për të marrë dy provimet, pedagogu Fran Qafa nuk e kishte dorëzuar listën e notave të provimit në sekretari.
Fiks fare vazhdoi investigimin. Fillimisht studenti takon një nga kamerierët e lokalit, ku pedagogu Qafa qëndronte zakonisht.
Në bisedën që studenti ka zhvilluar me kamarierin, ka mësuar se pak minuta më pare pedagogu Fran Qafa i kishte marrë një studenti tjetër 500 euro.
Ndërkohë që një tjetër person kishte marrë përsipër ndërhyrjen tek pedagogu Fran Qafa, shprehet se për dhënien e një provimi pedagogu i Universitetit të Drejtësisë Fran Qafa i kishte kërkuar 200 euro, për notën kaluese. Madje i thotë studentit se shumën prej 500 eurosh për dy provimet profesori Qafa ia ka kërkuar në këmbim të notës 8.
Për të parë nëse pedagogu Qafa kishte nxjerre rezultatet e provimeve studenti takoi sekretaren e Unversitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër e cila i thotë së ”pedagogu nuk i ka çuar në sekretari rezultatet e provimeve”. Sekretarja e universitetit e pyet, nëse ka mbaruar punë me pedagogun, nëse ja ka dhëne lekët apo jo. Sekretarja e universitetit pasi mëson se pedagogu i kishte kërkuar 70 mijë lekë të reja, shprehet e habitur.
Studenti pasi bindet se pedagogu nuk do i jepte notën kaluese për të dyja provimet pa i dhënë edhe 20 mijë lekshin, ai shkon ta takojë pedagogun në prezencë të një kolegu të tij edhe ai pedagog, për t’i dhënë pjesën tjetër të parave.
Në lokal pedagogu Fran Qafa i kërkon studentit që të shkruante në letër se çfarë problemi kishte. Ndërsa lexon tekstin që sipas studentit “ 50 mijë lekë ja kishte dhëne sekserit dhe sipas pazarit duhej të paguante edhe 20 mijë lekë të tjera për të marrë dy provimet”. Pedagogu i jep një letër dhe e orienton studentin që të futet në tualet dhe të fusë brenda letrës paratë dhe t’ia sillte letrën e mbështjellë e të palosur mirë.
Por edhe këtë radhë studenti nuk mundi të mësonte një përgjigje ekzakte nëse kishte dalë nota e provimit apo jo. Pas një muaji studenti së bashku me gazetarët e Fiks fare shkon sërish tek Universiteti “ Lugj Gurakuqi”, për të pyetur nëse kishin dalë notat e provimit apo jo. Pasi ka mësuar faktin që pedagogu Qafa nuk kishtë dërguar sërish notën studenti vendos ta takojë pedagogun e tij në Fushë Arrëz,vendbanimin e tij.
Takimi zhvillohet në një lokal ne qendër të Fushë Arrëzit. Pas takimit me pedagogun Qafa, ai i tregon se në dy provimet për të cilat kishte paguar 70 000 lekët kishte marre që të dy notat 8 – ta. Më pas sërish studenti është rikthyer në Universitetin “ Luigj Gurakuqi, pas disa ditësh ku edhe ka mësuar nga sekretarja se nga 4 që kishte provimet pedagogu i kishte vendosur dy 8-a në secilën lëndë.
hahahaha … Hera e trete qe i ndodh idiotit, dhe akoma se kan heq nga puna. E forta eshte se as nuk e kuptoj pse ? ?
WTF ca bohet kshu
http://bit.do/skandal-neper-universitete-behet-seks
Cfare plehre ky pedagogu. hekurat urgjent qenit e plehut te pukes.
Ky pedagog kriminel duhet ta kete vendin vetem ne burg per te pakten nja 20 vjet pate drejte punesimi me ne administraten shteterore. Keshtu veprojne te gjithe nepunesit ne Shqiperi Zyrtare e perdagoge e gjytare e prokurore. Prandaj ka plasur atje fukarralleku e kriminaliteti sheshit. Nuk ka as shtet e as Qeveri. rama fle gjume. Turp kryeminister perrallash.
Shkodra me Universitet?! Hahahaha…hapni shkolla fillore me pare,zhdukni analfabetizmin ne Shkoder.
https://www.youtube.com/watch?v=JbPxyXxNavc
Eshte e trishtueshme per te gjithe shqipetaret dhe e turpeshme per te gjitha institucionet pergjegjese te drejtesise dhe te arsimit te shqiperise bashke me parlamentaret e kriminalizuar dhe te pa kriminalizuar qe nga ,,Profesoret e Drejtoret,, e te gjitha niveleve kerkohen para(euro) per te certifikuar aftesite e ,,Profesoreve dhe Drejtoreve,, te ardheshem te sdministrates shqipetare.Para dy javesh kam shprehur diku ne nje koment shqetesimin e disa studentave se per te marre nje provim ne Universitetin e Shkodres ,,Profesorit,, merrnin rreth 400 euro.,,Profesori i fiskultures,, me i liri ky nuk te kalonte pa paguar 20000 leke te vjetra(burre i mire ky).Rilindja na dha shprese per luften ndaj korrupsionit por fatkeqesisht ai po vazhdon i qete punen e tije kudo ,Spitale,Drejtesi dhe Administrate publike(kujtojme rastin e deputetit rilindas)i cili qelloi me arme per Tenderin e lagunes se Patogut ne Lac.Tendera te tjere qe i fitojne ata qe ,,Lozin gishtat,, dhe jane nga ana e pa ligjshmerise sic duken edhe tenderat e Ministrise Bujqesise dhe Shendetesise.Shkollimi i shqipetareve ne shqiperi pregatite nje pjese te mire te kuadrove te ardheshem te korrupuar pasi ato po i ulen ne gjunje nje sistemi korrupiv ku po nuk pagove te shpallin te cmendur dhe ne rastin me te mire te pa afte.
Arsimimi i larte nuk duhet te jete nje procedure burokratike ku askush nuk interesohet per aftesite reale te nje studenti por sa mund te perfitohet financiarisht nga secili student.,,Profesori,, Z.Qafa eshte vetem njeri nga te pa numert ,,Profesora,, qe nuk dine se ku ti cojne leket e korrupsionit dhe per te cilet shteti dhe organet e drejtesise kane pergjegjesi pasi lehtesisht mund tua verifikojne dhe sekuestrojne pasurine e pa ligjeshme duke u ndaluar te drejten te ,,mesojne studentet se si duhet bere korrupsion,,Te fala Blushit deputet dhe te gjithe atyre qe duan te bejne vertete shtet.
Frani viktim, ka shum me te egjer ne juridikun e shkoders ky ishte maja e aisbergut, Fiks Fare germo me teper se gjen edhe me keq.
Fran Qafes shikoji ftyren dhe veri emrin. Burre me te poshter nuk ka . Ai jo vetem te merr leke, por dhe i bjen hasha qe ja ke dhene ! Frani eshte me i ndyri. Ndyresine e tij me te neveritshme e ben me femrat !
Keta pedagoge,pergatitin gjyqesorin dhe prokuroret e neserm.Dhe na del ai palo presidenti,si kryetar i KLD-se,e na mban fjalime “drejtesie”,na del nje gjykate e liron si te pafajshem hajdutet me cizme,si Full-hajni dhe Xhin Xhoni etj.
Ne se ceshtja do te shkoje ne gjykate,gjykates do te jete nje ish student i tij,i cili i ka marre provimet me leke.Tani i erdhi rradha gjykatesit,(ish student i tij),te marre hak.Do i kerkoje jo vetem paret qe i ka paguar,por dhe interesat e do e nxjere te pafajshem…
Ja ky eshte sistemi i yne i drejtesise,i nisur nga plepat e Sali Berishes e qe do na shpjere neve ne maje te plepit,me ndihmen e Bujar Nishanit pa mustaqe kete rradhe, qe te dy pergjegjes per katrahuren e sotme te ketij sistemi…
na e bere amerikan Gjin or ti. nuk quehet xhin xhoni po Gjin Gjoni o shoku
Zoterinj te fiksit,,,ka shume si ky,po meqense ministrja nuk ka kohe se do i thuri lavde Berishes, u ka zene halli jve te beni punen e kontrollit te brendshem te cdo ministrije,,,shkoni dhe ne Fier se atje kerkojne 6000 euro per nje vend pune si mesuese,,e di qe nuk i zbuloni dot te gjithe po beni sa te mundni. Metastazat e kancerit korropsion kane hyre ne cdo qeliz.
Me kete lloj shkaterrimi te shkolles nuk do kete gje ne vije Shqiperia edhe per nja 20 vjet.Duhet shkulur nga rrenjet korrupsioni por duhet te filloje nga koka me rradhe Sali,Ilir,Lulzim…….Balla…etj.
Sa merrr prof.doktor Simone Lufi…, Po Bajrami e Rock Doberdakaj?
Fli o nikolle fli. Nina nana
Ky rast korrupsioni eshte vetem per te fshehur korrupsionin galopant qe behet “diten per diell” ne ate universitet. Ky nis nga punesimi i pedagogeve.
Shikoni rastin e meposhtem:
“Buletini Nr.40, datë 12 Tetor 2015 Agjencia e Prokurimit PublikBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 284/313
UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”
NJ O F T I M
Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të shpallet konkursi për 4 vende të lira pune në Fakultetin e Drejtësisë, në pozicionin lektor/e, në Departamentin e së Drejtës Nderkombëtare Europiane. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :
• Të kenë zotësi të plotë veprimi.
• Të mos kenë procedim penal të filluar ndaj tyre e të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.
• Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
• Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.
• Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Fakultetit të Drejtësisë.
• Të kenë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare me jo më pak se 300 kredite në fushën e të drejtës.
• Diplomat e studimeve universitare dhe pasuniversitare të jenë në fushën për të cilën aplikon kandidati. • Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MAS-i.
• Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën juridik me notë mbi 8.5. • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve në diplomën e sistemit të vjetër të jetë jo më pak se 8,5. • Nota mesatare e grup-lëndëve, për të cilat aplikon kandidati të jetë mbi 9.
• Nota mesatare e përgjithshme e studimeve Master të jetë mbi 9.
• Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë. •
Të kenë moshën deri 40 vjeç.
• Preferohen që kandidatët të kenë: 1. mbaruar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete perëndimore; 2. eksperiencë mësimdhënieje në universitet publike brenda ose jashtë vendit”.
Eshte i vetmi universitet ne bote qe nuk kerkon qe pedagou te kete grade apo titull shkencor. Pasja e nje doktorature apo titulli profesor nuk permendet askund si kusht. Perdoren lloj-lloj marifetesh per te pranuar ata persona qe jane gati te peguajne. E keta te fundit, per te nxjerre parate e dhena drejtuesve per tu bere pedagoge, do tua marrin studenteve permes provimeve!!!!
Peshku qelbet nga Koka!!!!
Bravo reformistja Ministre Lindita Nikolla!
po Gasperi me Idlirin nuk jan ma te mir .
Nje shoku im i gjimnazit ne Lezhe, shkollen e larte e ka kryer ne Itali, dhe ka perfunduar me sukses fakultetin e drejtesise atje, me pas ka mbaruar master dhe doktorature, u kthy per pushime ne Shqiperi dhe une ja mbusha mendjen te kthehej ketu ne Shqiperi dhe keshtu beri ai. I gjeta nje pune si jurist fillimisht ne nje institucion meqenese nuk njihte njeri. Kur me tha nje dite se ishin shpallur vende vakante ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder, e mbeshteta qe te shkonte e te konkuronte. Shkoi atje dergoi dosjen e tije dhe shkoi te konkuronte , por qe do nuk e pranuan , se kishte fituar nje lamet pjeshke dhe nje kastravec tjeter.
U kthy e me tregoi, dhe quditej se si ka mundesi kur ata vetem sa kishin mbaruar shkollen e larte dhe nuk kishin as master, as doktorature, as eksperience pune.
Kete here i thashe se per te hyre atje duehj te konsultohej me dekanin e fakultetit se ai eshte nana e korrupsionit, ndryshe nuk hyn dot.
Sh pazare te shtrejnta Shkodra o tamarsha, ne Gjirokaster deri ne 150 € max, por 500 € jo o mavri ? Por nk i gjen gje keta plera jo, te ekonomiku ne Elb, u arrestuan 3-4 pedagoge e perseri dolen e vazhdojne punen normal..
Gasperi kishte nje video por e bleu
Shume mire,fiksi i denoncon keto raste, i ka bere dhe do ti beje, rezultati hic gje,ata jane po ne vendet e punes, ky vend ka marre rokopujen, ne universitetin e Elbasanit ka vite e vite qe nuk kane shkuar”studentet” dhe jane diplomuar se kane dhene leke, kane zene vende po me leke, i rrofte atyre qe kane derdhe djerse dhe jane pa pune ose pune te rendomta, ne universitetin e Tiranes, po ashtu me leke, studentet e mjeksise japin leke per provime dhe ne veme vizitohemi tek ata, cfare te themi, ky vend ka marre fund dhe nuk besoj se do te ndryshoje gje, ketu duhet nga themeli te trondise gjithshka qe te kuptojme se dicka do te filloje per se mbari.
Frani juridikun ne Shkoder e ka bere me koresndence duke qene emigrant ne Greqi.ka tash e 15 vite qe di une qe u kerkon para studenteve per provimet. Eshte kokra e analfabetit dhe ne kendet qe gjasme jep.
Keto idiota shkodrane i bejne hapur keto pune, kujtojne se eshte Sala akoma ne pushtet.
o sa te jete gasper koka dekan ne ate fakultet nuk ben hajer ai vend,ai eshte numer njeshi qe e ka qelbur e degjeneruar ate vend bashke me do pedagoge idiote qe i perdore ai si i ka qejfi.Dhe Rektori Artan Haxhi i di tera keto bema dhe prap emeron gasperin dekan,se edhe rektori edhe zevendes rektori Vadahi jane pjese e katrahures dhe marin leke nga gasperi.Ai fakultet ka qene per tu mbyllur me kohe po partia e saliut aty i shkolloi dhe diplomoi te gjithe kuadrot e vete.Ai fakultet prodhon padrejtesi se edhe studenteve te mire ja heqin meriten ne note per tja shtuar budallenjeve qe paguajne. Sa njerez te drejtesise jane sot produkt i gasperit.
bo bo mikpritja Shkodrane ku paska vajtur, por ky ishte nga Puka. Kur mbarova une ate fakultet para 3 vitesh kishte nga ato pedagoge qe dhe kafe na jepnin nganjehere. Respekte Juridikut Shkoder