INTERVISTA/ Tahir Muhedini kritikon mazhorancën: Rama duhet ta lërë të qetë biznesin, Berisha ka bërë më shumë për çështjen çame

17 Tetor 2015, 16:20Politika TEMA

Është pjesë e qeverisë, por shumë kritik ndaj saj. Deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me reformat që po bën qeveria, por edhe me zvarritjen që Parlamenti po i bën çështjes çame. “Sot Parlamenti nuk merret me punët e tij”, thotë deputeti Muhedini. Ai nënvizon se ligjvënësit nuk merren me ligjet, por merren me akuza të pabaza, që sipas tij, për këtë nuk mbahet as përgjegjësi. Madje Muhedini thotë gjatë intervistës për TemA TV se politika ndikon shumë në punën e prokurorisë dhe gjyqësorit. Përbaltja e këtyre institucioneve, sipas Muhedinit, dëmton jo vetëm punën e këtyre institucioneve, por zbeh dhe rolin e parlamentarit në Kuvend. Muhedini ka rrëzuar pohimet se PDIU iu bashkua mazhorancës për të zbehur forcën e LSI-së. Ndërsa lidhur me akuzat për ministrat e kabinetit Rama, Muhedini thotë se kush ka vjedhur dhe faktohet, duhet të shkojë në burg.

 Z. Muhedini, po e nisim intervistën me punët brenda shtëpisë tuaj (PDIU-s), pastaj me ato të qeverisë. Kalimi juaj nga opozita në mazhorancë, a do të ndikojë në elektorat në zgjedhjet e vitit 2017?

Në fakt, në zgjedhet lokale ne dolëm bashkë me mazhorancën e sotme. Ajo që thoni ju është reale sepse elektorati jonë është i djathtë dhe e pamë që kishim rrjedhje. Elektorati duhet sqaruar, sepse ishte një kohë e shkurtër dhe ne nuk patëm kohë ta sqaronim atë. Ndikon kjo, që kjo mazhoranca e sotme, kjo qeveri e ka në program çështjen çame. LSI ka qenë shumë aktive dhe kryeministri i parë që ka folur jashtë Shqipërisë ka qenë Ilir Meta. Ka qenë shumë aktiv në ministrinë e Jashtme Z. Panariti, Haxhinasto e kështu me radhë. Ne kemi thënë që kush bën dhe pranon programin tonë dhe kush ndikon pozitivisht në çështjen çame, ne do të shohim kondicionin tonë.

Ju po mëthoni se arsyeja e kalimit në qeveri ështëçështja çame, mos ndoshta jeni vonëpër këtë hap, kanë kaluar 2 vjet…

Shpejt a vonë, vendimi u mor. Ishte një vendim kolegjial dhe Këshilli Kombëtar i dha të drejtë zotit Idrizi të negociojë.

Ndiheni mirë aty?

Ndihemi mirë ne, si forcë politike apo unë si person?

Ju si person, pastaj si forcë politike?

Me thënë të drejtën, unë si person jam i djathtë dhe gjithë kohën që kam qenë kryetar partie kam qenë me të djathtën. Por kalimi jonë në koalicionin e majtë ndoshta do të ndikojë pak pozitivisht, sepse ka dhe çamë të majtë. Duhet të kuptojnë çamët që Partia për Drejtësi dhe Unitet, është parti e djathtë, por qëllimi është që bashkëpunimi jonë me forcat politike të ndikojë pozitivisht për ta zgjidhur çështjen çame. P.sh Kryeministri i Shqipërisë para zgjedhjeve locale, mori përsipër dhe deklaroi se “çdo 6 muaj do të jap llogari deri ku kemi shkuar me çështje çame”.

Është realizuar si premtim?

Jo nuk është realizuar. Por nuk është vetëm kjo. Ne kemi një rezolutë që është aprovuar në Parlamentin shqiptar dhe duhet ta kuptojmë që kjo rezolutë nuk duhet lënë të zërë pluhur siç ka zënë nja 8-9 vjet. Tek kjo rezolutë duhet të hyjnë politikat e qeverisë shqiptare, duhet të hyjë në politikat e ministrisë së Jashtme që të ndikojë pozitivisht. Ky është qëllimi jonë. Duam që mazhoranca ta afrojë sa më afër çështjen çame.

Po gjatë qeverisjes me Berishën, çfarë u bë me çështjen çame?

Unë mund të them se ajo që është bërë gjatë kohës së qeverisë Berisha akoma nuk është bërë nga kjo qeveri.

Është bërë më shumë?

Pa diskutim! Dua t’ju them këtë që në kohën e qeverisë Berishsa ‘92-‘97 në Parlamentin Shqiptar u njoh genocidi çam. Data 22 qershor 1944 u njoh si genocid çam, si dita e masakrës që u bë ndaj popullsisë çame. Në atë kohë bëmë edhe një traktat miqësie. Po ju them që nga ‘98 deri në 2005, që ishte koha e PS, nuk pati asnjë lëvizje.

Ju besoj jeni njohur si media se, ku vinte ministri i jashtëm grek, thoshte që nuk ekziston çështja çame. Vinte kryeministri grek dhe thoshte nuk ekziston çështja çame. Erdhi Preidenti grek dhe tha se nuk ekzistonte çështja çame, mirëpo Presidenti i Shqipërisë, në atë kohë Alfred Moisiu, i cili i tha përballë se  çështja çame ekziston edhe duhet të marrë një zgjidhje. Për këtë dua ta falënderoj shumë z. Moisiu.  Ka pasur edhe zhvillime të tjera kur ka qenë Lulzim Basha, për herë të parë shteti shqiptar bëri një raport për Këshillin e Europës. Dhe unë e kam materialin. Pra nga ‘45 deri në 2008 asnjë relacion nuk është bërë për çështjen çame. Po ky relacion ka qenë edhe në DASH, si i vetmi dokument për çështjen çame. Imagjino, për çështjen çame ishte vetëm kjo, ndërsa shteti grek në DASH çon informacion për gjithcka, edhe për përplasjet më të vogla.  Pra mund të themi që komuniteti çam ka një shekull që kërkon të drejtat e tij. Tani kemi 25 vjet në demokraci, nuk na vjen radha të flasim për çështjen çame. Ju e shihni vetë se çfarë debatesh të ashpra bëhen në Parlament, që për mendimin tim, nuk e di a i shërben shqiptarëve, ekonomisë shqiptare, por qoftë edhe mua që jam në Kuvend. Për çështjen Çame, politika duhet të bëhet bashkë për ta zgjidhur, ta kërkojnë me një zë, por ata s’po gjejnë dot as kohë për ta trajtuar…

Aktualisht çfarë po bëni me këtë qeveri? A keni diçka konkrete?

Ne kemi një gjë konkrete dhe te qartë. Ne na është hequr shtetësia greke. Ne kemi qenë me kombësi shqiptare dhe shtetas grek. Dhe kjo na është hequr që në 53. Nuk është se ne duam të jemi shtetas grek, por na është shkelur një e drejtë, një e drejtë ndërkombëtare. Ti heqësh shtetësinë pa u pyetur, kjo s’ka ndodhur në asnjë vend të botës.

Çfarë duan?

Duan që të shkojnë në pronat e tyre etnike. Nuk kërkojnë gjë të madhe, por të marrin pronat e veta.

Asnjë nuk ka arritur të deportojë.

Jo asnjë.

Janë të banueshme shtëpitë?

Ka të banueshme dhe të pabanueshme. Ne nuk duam të prishim marrëdhëniet me shtetin grek. Por si mund t’i kemi mirë marrëdhëniet kur ka një ligj lufte? Dhe ky ligj i luftës mbahet për çështjen tonë.

Tani përfaqësues të Greqisë kanë shprehur qëndrime të ndryshme që ekziston dhe nuk ekziston ligji i luftës…

Ligji i luftës ekziston. Dhe do një dekret. Nuk mund të hiqet me llafe. Është bërë e lodhshme për prindërit tanë që kanë lënë shtëpinë e tyre prej një shekulli, dhe ne dhe shteti nuk jemi të zotët t’ia dalim për të parë këta pronën e tyre. Shteti grek ka spekuluar gjithë kohën dhe për këtë e ka ndihmuar edhe shteti shqiptar. Ajo ka bërë sipas vetes dhe ka dërguar informacione siç ka dashur në të të gjitha institucionet ndërkombëtare. Unë mendoj që politika shqiptare, kjo ashpërsi kaq e madhe që ajo mbart, nuk i shërben askujt. Duhet të jemi pak kombëtarë, duhet të bëjmë atë që i shërben kombit shqiptar, se “vodhi ky, vodhi ai” s’kanë vlerë. Këtu ka institucione, kush ka vjedh të shkojë në burg, nuk ka asgjë të keqe, se ai që ka vjedh e ka marrë parasysh se po u kap do të hyjë në burg. Të kapesh me një thes miell hyn në burg, jo që këtu flitet për miliona, pra nuk është ndonjë hata e madhe pse hyn në burg ai që ka marrë lekë, ai që ka vjedhur. Është dicka normale të shkelësh ligjin të hysh në burg.

A ka qënë pjese e diskutimit çështja çame në takimin me Metën?

Që të jem korrekt dhe i sinqertë me ju nuk kam pasur asnjë lloj informacioni. Siç e ke parë ti në media e kam parë edhe unë. Nuk është se është bërë ndonjë diskutim dhe ne të na ketë mbledhur Idrizi dhe të na ketë informuar mbi atë çkanë folur. Kështu që nuk kam asnjë lloj informacioni dhe nuk kam çfarë të komentoj. Mund të them që Ilir Meta e ka përzemër çështjen çame, por nuk mund të them që e ka diskutuar ose jo.

Po flitet për ndryshime në kabinet. Ai është propozuar ndonjë post PDIU-së.

Nuk kam asnjë informacion.

A e mbështesni idenë për ndryshime ne qëveri?

Unë mund të them se duhet të ketë lëvizje por këto i bën kryesministri. Populli po ndjen tkurrje të ekonomisë. Qeveria atë detyrë ka, të rrisë ekonominë, të rrisë miqënien e popullit. Në rast se ekonomia është si në ’45, kjo nuk i shërben askujt. Prandaj duhet të mendojmë shumë për këtë popull, se po vuan shumë, si në diktuturë edhe tani. Qeveria është pika numër një që duhet të shikojë mirëqënien e popullit dhe mendoj që opozita këtë punë e ka bërë shumë mirë pavarësisht nëse i vjen mirë qeverisë apo jo.

Mendoni se opozita ka të drejtë për dorëheqjen e Tahirit nga Ministria e Brendshme apo të ministrit Beqaj nga Shëndetësia, apo së fundmi të Gjiknurit nga Energjiktika?

Opozita bën detyrën e saj, vendimet i merr kryeministri. Në rast se Tahiri ka punuar mire, kryeministri s’ka pse e heq. Në rast se Beqja s’ka vjedhur, Rama s’ka pse e heq. Unë mendoj që të mos bëjmë rolin e prokurorit po të bëjmë punën e deputetit dhe të bëjmë mirë ato ligje.

Si e shikoni ndërhyrjen në kod për ashpërsimin e masave ndaj biznesit?

Unë them që qeveria duhet të ketë kujdes. Nuk bëhet me një të shtypur të butonit, nuk mund të bëhemi Gjermani. Ne nuk krahasohemi dot me Gjermaninë, me Francën dhe as me Greqinë që është në krizë.  Ka dalë shumë ky termi burg, se shqiptarët nuk tremben, se nuk janë tremb as nga Enveri me të thënë do të çojmë në burg. Ne jemi në demokraci dhe në radhe të parë duhet të krijojmë kushte dhe më pas të kërkojmë llogari. Ne kërkojmë llogari sikur i kemi krijuar kushtet.

Unë mendoj që institucionet duhet ta kuptojnë se mbijetojmë me taksat e biznesit. Nëse nuk ka biznes ka marrë fund shteti. Unë kam një këshillë që shteti duhet ta mendojë mirë gjithçka duhet të bëj dhe të mos ndikojë negativisht tek biznesi. Në shkojmë nga ekstremi në ekstrem nga milionat që vidhen tek marrja e pajisjeve të këpucarit apo të rrobaqepsit. Merru me miliona. Prandaj e ka thënë shprehjen populli “peshku qelbet nga koka”. Kur ai popull dëgjon miliona e miliarda që vidhen, mendon, pse mos vjedh një thes me miell për fëmijët? Ai që mori thesin do hyjë në burg.

Duhet ta lëmë biznesin. Jo sa e hap biznesin i shkon tatimori e pastaj policia. Është dhunë mbi biznesin kjo. Një shembull: të ikësh jashtë shtetit nuk të ndalon policia, dhe nuk ka polic. Këtu unë vij nga Mali i Robit në Tiranë dhe ndesh katër – pesë postblloqe rrugës. I teket atij që të më ndalojë. Ne kemi ligjet e mira por duhet të zbatohen, dhe që të zbatohen duhet të lëmë institucionet të lira.

 

Po të marr një shëmbull, ne kërkojmë shumë nga futbolli po çfarë po bën qeveria për sportin? Presidentët e klubeve mbajnë ekipet me paratë e xhepit. Ka krijuar kushte qeveria për sportin? Sportisti do rrogë, ushqim, uniforma. Ne kërkojmë shumë edhe për Kombëtaren. Fati i madh që u bëmë edhe ne të shkojmë në Europë, të paktën qeveria me buxhetin që vjen, t’u krijojë kushte klubeve të mos mbahen më me paratë e presidentëve. Rama të shikojë buxhetin që t’u japi para klubeve. Sporti i bën mirë rinisë, sot s’ka ku shkon rinia, në kohën time kishim 7 fusha këtu në zonën e Ali Demit. Tani s’ka.

Po i jepni mesazh Erion Velisë?

I jap mezash Erion Veliajt dhe kujdo, se sporti i bën mirë rinisë që gjithë ditën pinë kafe. Ne në kohën tonë nuk kemi pirë kafe, por luanin e shkonim në shkollë.

Ka zëra që PDIU ka kaluar në maxhorancë për të sfumuar LSI?

Mendoj që LSI po sfumon dy forcat e mëdha dhe mendoj se ka një meritë të veçantë z. Meta që ka strukturat, struktura që punojnë mire. Ka një organizim që se ka asnjë forcë politike. Dhe gjatë kalimit nga zgjedhjet në zgjedhje, LSI është fuqizuar dhe shqetësimi është i këtyre të mëdhenjve. Sot LSI ka medaljen e Bronxit, është në vendin e tretë, por nuk e dimë se si do të shkojë në zgjedhjet e 2017.

Për sa i përket pyetjes tuaj, ne kemi hyrë në maxhorancë me shpresën se duke qenë pranë qeverisë, ndoshta problemi çam do të jetë edhe më i arrirë. Megjithëse deri tani nuk kemi bërë asnjë gjë për të qenë korrekt dhe na vjen zor nga vetja. Sepse unë që jam bërë deputet, nuk jam aty për të dëgjuar kush ka vjedhur e kush jo. Unë fjalën do e them me përgjegjësi, nëse them që vodhi x dhe kam gënjyer duhet të hyj unë në burg për mashtrim. Me këtë është ulur edhe dinjiteti i deputetit, me këto shprehi që dëgjojmë ne. Nuk është parlamenti i tillë.

Po flisni për dekriminalizimin?

Dekriminalizimi duhet bërë. Brenda ligjit duhet të bëhet gjithçka.

A jeni për hetim ndërkombëtar të rastit CEZ?

Unë them se kemi aq të aftë prokutorët tanë, pavarësisht se këtu bëhen blozë nga politika. Madje kam edhe një kritikë për z.Rama që flet me atë gjuhë që nuk i takon të flasi se kur thua për një prokuror thuaje me emër dhe merre fute në burg. Kur thua për një gjyqtar, merre fute në burg. Nuk është mirë të thuhet se të gjithë janë të korruptuar, merri futi në burg. A ke fakte, futi në burg ose mbaj përgjegjësi për fjalët që thua. Tani le ta bëjnë si të duan, ndaç me ndërkombëtar, ndaç pa ndërkombëtar po nëse duan ta bëjnë le ta bëjnë. Flasin shumë se janë vjedhur kaq e aq, kush i ka marrë le të përgjigjet.

Ju i besoni prokuorisë tonë, por shumëçështje të rëndësishme nuk janë zbardhur. Ngjarja e 21 Janarit, Gërdeci, vrasja e deputetit Xhindi, vrasja e gjyqtarit Konomi, etj. A duhet t’i besojmë ne kësaj prokurorie?

Duhet të ma bënit pyetjen ndryshe. Duhet të më thoshit: Politika Shqiptare,Qeveria shqiptare a ndikon për mirë apo ndikon për keq në punët që bën prokuroria dhe puna që bën gjyqtari?

Atëherë prokurorinë dhe gjyqtarin e bën politika. Kur t’i lënë këta institucionet të punojnë të pavarur, do të zbardhen të gjitha. Po këtu po filloi dicka të zbardhet, politika hedh baltë mbi prokurore por edhe gjyqtarë. Duhet të shkëputet qeveria dhe politika duhet të shohi punën e vet. Çdo institucion të shohë punën e vet. Ne këtu jemi. Sa shikon që merret diçka për t’u zgjidhur, hop politika hidhet: Ky prokuror nuk bën. Po nuk foli prokuroria nuk ka asnjë shqetësim për politikën. Institucionet duhet të punojnë në mënyrë të qetë. Politika jonë fut hundët në gjithçka. Dhe nëse i lëmë ata të punojnë, atëherë do të dalin nëse janë të korrutuar, të aftë apo të paaftë.

A keni diskutuar ndonjëhërë mbi këto?

E them me zërin plot se kemi ligjvënës të aftë, me personalitet. Çfarë mungon këtu? Harmonia. Këtu nuk bëhet një ligj nga e majta për t’u ndryshuar nga e djathta. Pra e majta dhe e djathta të kenë bashkëpunim. Nëse ne do të bëjmë një ligj që do të jenë bashkëpunues forcat, ky ligj do jetë i mirë.

Intervistoi: Fernada Cenko

24 komente në “INTERVISTA/ Tahir Muhedini kritikon mazhorancën: Rama duhet ta lërë të qetë biznesin, Berisha ka bërë më shumë për çështjen çame”

  1. tfgs1. says:

    popo ca fytire te pabesi cam…………..

    1. Tim says:

      Shko more qelbesire e qelbur. Ik me Berishen. Berisha e shiti edhe ate pak det qe kemi tek greket dhe ti thua ka bere me shume. Cfare ka bere me shume? Rama po ju a perplas ne surrat grekeve, ndersa Berisha na solli Janullatosin qe te shkaterroje Shqiperine dhe te krijoje sherre.

    2. gjergji says:

      Veshtiresohem te shqipetoj emrin Tahir Muhedinie te “Shqipetarit 24 Karat”, nje emer tipik Arabo Otoman.

      Te me thote dikush 5 Came (nga te zbuarit) me emra Shqipetare… as edhe NJE.

    3. ... says:

      Termi Cameri, Cam….nuk ekziston, por vetem Thesprot nje nga 3 fiset Epirote (Kaonet, Moloset, Thesprotet).
      Term Cam eshte derivat i shqipetimit te lugines se lumit Thyamis ne Turqisht (Cameri), e cila lugin popullohej nga fise qe ndruan Fene e tyre te Krishtere ne Islamik per ceshtje privimi. Keto Fise Islamike ishin te gatshem te jepnin me zell te madhe sherbimet e tyre tek pushtuesi Otoman, duke u privuar me poste qeveritare, prona…dhe duke u bere me Islamik se Otomanet duke luftuar dhe dhunuar popullaten e Krishtere per shekuj me radhe.

      Keto fise Islamike Thesprote nuk kishin ndergjegjie Kombetare, por e krijuam pas largimit te perandoris Otomane, per shkaqe mbijetese. Nuk eshte rastesi qe emrat Shqipetar si Bardhyl, Agron, Ermal, Fatmir, Gezim…nuk njifeshin fare por vetem emerat e rendomta Islamike.

      Keto jane disa te verteta qe nuk lexohen dhe degjohen ne Shqiperi “Demokratike”.

      1. tani says:

        O karabush ndergjegje komtare ca je tu fol
        Po po te ishin legen ishin bo grek sic jan bo shum vllehet per interesa paresh
        Shif kerkoi halet afer deres tate leni camet
        Nuk perfaqson en camet me 10 idiota si ky muhedini

        1. gjergji says:

          Ata nuk hiqnin dor nga Islami se u asimiluan nepermjet DNA-se…dhe Grek dhe Islamik nuk behet prandaj gjeten zgjidhjen Shqiptar Islamik = TurkArnaut, si te gjitha mbetjet Otomane te Ballkanit qe u strehuan dhe vazhdojne edhe sot te fshihen nen Flamurin Shqipetar, dhe kur vdesin mbulohen me ate Arab (rasti me tipik dhe i fresket i Babait te futbollistit Mavrajt).

  2. haha says:

    Me pas ken tan camria si ky surrat-karakter rruspie,
    pasha at Zot nanen duhet me jua ki greki
    duhet me ardh sa ma par ne ket ven putanash myslimane

    1. gjergji says:

      Ja krimet e Cemerve nder shekuj, dhe perse u detyrua Greqia te pastroj Atdheun e tyre nga mbetjet Otomane.

      Kryengritja ne Epir 1661
      1. Asllan Pasha (Cam, udheheqes i Jenicerve Turk-Arnaut) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin (Arhipeshkop, lindur ne Paramithia, udheheqes i kryengritjes), pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate bashke me dyqind kryengritës te tjere me djegie per se gjalli. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
      2. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
      – Fragment i marre nga interneti Zeri i Camerise.
      – Gazeta Dita (kerko “Dionisi”, i njejti artikull).
      Lufta e II Boterore
      3. On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
      4. During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
      5. Over 20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
      – Fragment i marre nga Wikipedia ne Anglisht (Paramithia).

      1. Pelasgian says:

        Do ju pastrojme mire ,mos kini merak , heret a vone cizmja came prap ne surratin tuj do shkele!

        1. gjergji says:

          Mos u acaro o Pelo Cami, keto jane te vertetat qe ju beni te pa munduren ti fshihni dhe prisni te varur pas Koqeve te Turqis ti beni perseri. Krimineli kriminel ngelet duket dhe nga pergjigjia tende.

          Thesprotia e lavdishme 2500 vjecare nuk mund te behet kurre Cameri.

  3. arian says:

    Karrocieri qe eshte bere gomar.

    1. LORA says:

      ,,dhe gomari I eshte shume mirenjohes dr.dhjeramanit,se i nderroi sojin,jo shaka.
      Pershendetje arian.

  4. boni says:

    Ka bere Berisha me shume per ceshtjen came? Puuu! Po rezolota ne parlament ne kohen e Berishes qendroi dy vjet dhe ai nuke miratoi. Sapo erdhi Rama e kaloi ne parlament.
    Ah, po harrova. Berisha i fali detin popullit mik grek.
    Epo thuaj po deshe se shqiptaret e kane gabim, kur thone per ju camet se jeni komplet te pabese.

  5. zaho says:

    Zoti muhedini ceshtia came eshte diskutuar dhe do vazhdoje te diskutohet dhe me te drejte por mendoj se ne radhe te pare parlamenti shqiptar duhet te diskutoje per pronat qe u takojne ish pronareve shqiptare nga te cilat kane perfituar te tere midis tyre edhe camet nuk kam degjuar ndonjehere te flisni per kete fakt pikerisht juve qe e dini me mire nga te tjeret cdo te thote te te vjedhin pronen apo ne cameri eshte e drejte ti kerkoni dhe ne Shqiperi mos ti dorezoni apo dhe ti pagoni

  6. Drenicak says:

    Euuu po LOPA qe koke!
    Berisha ja fali detin grekut e po pjerdh per qeshtjen Qame!
    Shqiptari per nje cop m… e shet veten tek serbi apo greku siq ka ber berisha edhe derrkuci.

  7. Dean says:

    Po ky mut-muti,me c’a ushqehet pe o bo kaq bol?!
    Ku puno,ky njeri?! Nga I nxjerr te ardhurat qe u ka bo kaq I Trash?!

  8. faro says:

    C’eshte ky injorant qe na nxirrni ne gazete mor ?!

  9. nini says:

    Rama ka gjet koalicionin me fantastik me camet .Po cfar kritike i ben Muhedini qeverise ,kur eshte gjoja ne koalicion .Camet kane hyre ne koalicion ,se jane qefli te parase .keshtu Idrizi ,mbajti ne poste te administrates shteterore, te gjithe anateret e tij ,qe ishin qe nga koha e Saliut ,dhe Rama , la ne rruge ata qe i dhane pushtetin. Kush ja jep te drejten ketij Kryetari te PS , qe pa pyet asamb lene e partise , ben cfare i do qefi .Cameve as nuk i rreh tek reformat e qeverise, ata duan qe bisnesi I tyre te mos ngacmohet ,plus duan dhe poste ,bile dhe ne qeveri ,qe u zgjodh ne 23 Qershor ,dhe camet ishin kundra Ps .Hiqni Ramen socialiste , sa nuk eshte vone ,se ai nuk njeh rregulla partiake .Ai eshte feudal si Saliu .Ben Blushi te filloje fushaten per kryetar ,dhe mbare socialistet ta perkrahin ,se eshte figura me socialiste ,me i zgjuari dhe i pastri ,nga ana korrupsionit. ,Nuk behet koalicion me PDIU ,qe gjysma deklarojne se jane me PD dhe gjysma ,gjoja jane me PS -LSI .

  10. NO PASION says:

    ORE NUK KUPTOHEN KETA CAMET…KETA SILLEN SI CIFUTET ME PRONEN PUBLIKE DUKE E GRABITUR DHE TALLEN ME CDO QEVERI TE MAJTE E TE DJATHTE…..SHIKONI PEMEN E THATE… NJE PLAZH MAHNITES PERBALL KORFUZIT NE KOHEN E DIKTATURES ISHTE PIKE USHTARAKE STRATEGJIKE… PRONARI NJE CAM E KA MARE ME VENDIM GJYKATE KOMPESIM PRONE…… TE KUJT PRONE??????????? TE ASAJ QE PRETENDOJNE NE CAMERI APO VENDIMIN E ENVER HOXHES PER TU DHENE CDO FAMILJEJE CAME TE SHPRENGULUR NGA TROJET E VETA NJE COPE TOKE KU TE NGRININ CADRAT PERKOHESISHT SA U SISTEMUAN NE PALLATE TE SOCIALIZMIT?????UNE DISPONOJ NJE VENDIM TE TILLE…V.O VENDIMI I GJYKATES ESHTE ZHDUKUR….RASTESISHT KANCELARE QE E MOTRA E PRONARIT QE U PUSHUA NGA PUNA KU MERTE 250000LEKE DHE ESHTE EDHE SOT PRONARE E NJE RESORTI MILIONA EURO…E ZOTI MERO MUND TE BEHET KY VEND?????

    1. tani says:

      O hajvan zona perball korfuzit ne te dy krahet ishte dhe esht e camve o tope

  11. dashi i havase says:

    ta shpjegoj une me aq sa kam mesuar ne tetevjecare se universitetin e kam blere: berisha na dha me shume vende pune per militantet tane, kurse Rama nuk po fut ca te tjere …
    pa per camerine nuk po pjerdhim shume ne se nuk kemi c’te bejme

  12. ateisti says:

    Si duket Tahir Muhedini nuk po ben lek sa duhet prandaj ben presion qeverise Rama.
    Keto partite came per leke shesin cdo gje.Nuk u nginjen me Salen.
    Nje pjese e ketyre cameve e kane harruar amanetin e te pareve te tyre Pa Kosove e Cameri nuk ka Shqiperi.
    Deviza e cameve te rinj eshte per para,per para

  13. Berisha dhe kelyshet says:

    Berisha ka bo nje m… per çeshjen çame (bile as qe ja ndjen fare) dhe ne pergjithesi per çeshtjen shqiptare!
    Ai eshte ende ‘verdalle’ ne politike si sherbetor i bindur i CIAs dhe klaneve te erreta Serbo-greke!
    Ik o Tahir, pash zotin na ler rehat!

  14. Petrit Zela says:

    Qytetaret Cam,te lodhur, te drobitur nga padrejtesit e Evropes,jane te detyruar te votojn dhe per Tahir Muhedinin,qe opinjoni kombetar e ka shumzuar me zero..Ky person nuk mundet te ruaj as tre koke [dele] jo me te gjykoi situatat e brendeshme social ekonomike,dhe ato politike…
    Mendimi im personal eshte; Kushdo qofte ai person,qe vlerson Z Berisha,jo vetem qe eshte antivlera e politikes Shqiptare,por eshte dhe bashkepuntor I krimeve universale qe ka bere prej 25-vjetesh ndaj
    kombit dhe popullit Shqiptar…Si ja lejon vetes, Tahir Muhedini-kur
    thote se Saliu-paska bere me shum per Camerin..Kush ja fali 350-km katror–Greqis?? Varrezat e shqiptareve nder shekuj,i konsideroi Greke.
    A mundet te jete kujtuar ndonjehere Z Berisha per trojet shqiptare te Camerise, ne shtetin artificial te Greqise se sotme!/Z Muhedini,mundohu
    te gjesh vetveten sa nuk eshte vone;;Kurre mos I beso,komunistave qe komvertohen ne ngjyra te tjera politike..Se atyre kurre nuk do tu interesoj te merren me problemet e qytetareve te Cameris kurre nuk e kan pasur si primare,zgjidhien e problemit Cam,qe aq I domosdoshem eshte zgjidhia e ketij problemi,per intersat tona mbar kombetare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje