INTERVISTA/ Ballist Morina: Dy muaj pas ngjarjes ka pasur një çmim për kokën time, nga një biznesmen serb në Çikago

22 Tetor 2015, 21:43Rajoni TEMA

“Të Paekspozuarit” emisioni i Ylli Rakipit sjell sot një intervistë eksluzive me Ismail Morinën, i cili u arrestua pak orë para ndeshjes me Serbinë, arkitekti i ngritjes së dronit dhe një nga figurat më të dashura për shqiptarët.

Filmi dokumentar “Rënia e Dronit” dhe më pas një vizitë në qelinë e Ismail Morinës. Fama, ideja e flamurit autochthonous, arrestimi, kërcënimet, armët që mbante me vete.

Takimi me politikanët, peticioni për lirimin e tij nga tifozat Kuq e Zi.

A ndihet vërtet hero i mbiquajturi Ballisti, çfarë mendon sot pas kaq shumë kohësh për ngritjen e dronit në Beograd, si e mendon ai pritjen pas lirimit.

Ismail Morina përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Intervista në kohë reale

Morina: Kisha ndjesinë që do të arrestohesha

Rakipi: Mirëmbrema Ismail, siguisht nuk më vjen mirë që takohemi në një ambient të tillë, në një ambient burgu dhe shumkush e ka përcjellë si një gjë të dhimbshme , të papranueshme,   dhe ka një protestë të një pjesë të madhe të njerëzve për këtë akt që ju jeni këtu sot. Ju jeni burgosur shumë përpara pak ndeshjes me Serbinë, a mund të dimë si ndodhi. Le ta nisim këtu bisedën?

Morina: Në radhë të parë ju falenderoj për interesin, sepse në një farë mënyrë ndjehesha i harruar. Nuk do e kisha paramenduar kurrë një intervistë të tillë në një ambient të tillë, por ja që jeta i rezervon edhe këto gjëra. Sa i përket ndalimit tim mendoja që ishte rastësor, por ishte diku ora 12:30 e ditës, e datës 7, një ditë përpara ndeshjes, kisha perceptuar, kisha ndjesinë që do të arrestohesha sepse një sërë gjërash ma konfirmonin, mënyra si i analizoja gjërat. Mund të përmend prononcimin e kryeministrit serb  Vuçiç  ditën e arrestimit që thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga se kush do futej në stadium dhe kuptohej që  referohej te unë jo te Thaçi sepse Thaçin e ka takuar në  samite të tjera, e kisha perceptimin.

Ardhja e Vuçiç në stadium kushtëzohej nga kush do të ishte aty

Rakipi: Ju keni idenë se kryeminsitri serb në kërkesën e tij për të ardhur në ndeshje ju kishte parasysh ju dhe më pas zv/kryeministrin e Kosovës?

Morina: Po, sepse unë një ditë dy ditë para bëra një video ku në mënyrë  satirike e ftoja.

Rakipi: Çfar ishte në fakt ajo, sepse ishte interesante prononcimi që unë do t’i bëjë një surprizë kryeministrit Vuçiç, mbase kjo mënyrë ka trembur autoritetet, forcat e sigurisë?

Morina: Gjatë jetës sime kam vepruar si patriot dhe si tifoz, dhe videoja e ime ishte formë presioni sepse unë si tifoz në atë moment po veproja si tifoz. Një tifoz shqiptar nuk do ta donte kryeministrin serb në ndeshje, kur kryeministri shqiptar në ndeshjen e parë nuk ishte, përkundrazi vëllai i kryeministrit ka qenë objekt denigrimi nga autoritetet serbe, kështu që duke pasur parasysh gjithë rrethanat, si e trajtuan stafin e kombëtares, federatën e si na trajtuan si komb, kuptohet unë apo kushdo tjetër si tifoz nuk e mirëpres ardhjen e Vuçiç.

Atëherë veprova si tifoz bëra një video të thjeshtë në mënyrë satirike, i thoja se do të dhuroj syzet. Ka pasur edhe një eksperiencë negative në Bosnjë, në rastin e përvjetorit të Srebrenicës, aty bëja referim, ishte formë presioni nën petkun e tifozit nuk kisha asgjë serioze ndaj Vuçiç.

Gazetarit amerikan i pohova se arma ishte për mbrojtje private

Rakipi: Kjo video ka ndikuar që forcat tona të sigurisë të tërhiqeshin, trembeshin. Në fakt, unë mendoj se ka edhe një moment tjetër Isamil. Është një intervistë që ju dhatë për një gazetar të gazetës së madhe amerikane “New York Times”. Edhe kjo e nxiti ndalimin tuja.

Morina: Ka diçka që nuk është sqaruar që intervista për NYT,  atë ditë që kam dhënë intervistën, pas 10 orëve jam arrestuar, por transmetimi publik është dhënë pas arrestimit.

Rakipi: Autoritetet e dinin që i kishit dhënë një intervistë gazetarit amerikan?

Morina: Nuk e di këtë por mundet, po i kisha dhënë një intervistë gazetarit amerkan ku pohoja vetëmbrojtjen time private.

Shteti dhe Federata e kanë menaxhuar situatën me mua, në mënyrë amatore

Është për të ardhur keq që shteti dhe Federata Deklaruan se unë nuk do të isha në stadium

Rakipi: Në momentin që ju u ndaluat dhe nuk do ta shikonit më ndeshjen, sepse ju kishit vështirësi për të hyrë edhe në stadium ju mbase nuk do t’u linin të shihnit ndeshjen…

Morina: Pikëpamja ime personale e gjërave është që si shteti e më pas rrjedhimisht edhe Federata e kanë menaxhuar situatën në lidhje me mua në mënyra amatoriale. Federate në njërën anë bën thirrje bën kuponat, broshurat, edhe i bën thirrje tifozëve të sillen mirë, unë jam pro kësaj që Federate kërkonte, në të njëjtën kohë bën një deklarim që nuk është në kompetencat e veta, që Ismail Morina Ballisti, nuk do lejohet 100 për qind nga Sekretari i Federatës, që nuk do të lejohet në stadium. Kjo është për të ardhur keq, se dihet që në informacionin që kam, që Federata gjen impresion si nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga UEFA që të bënte një deklarim të tillë, por kjo nuk është në kompenteca të Federatës. Në radhë të dytë, duhet të ishte Policia e Shtetit, po të ishte policia unë isha një person i pastër me drejtësinë shqiptare s’kisha asnjë problem, asnjë rrezikshmëri. E vërteta është që mediat kanë kontribuuar, kur bëja takim me një personalitet, Ballisti planifikon surpriza, në fakt surprizën e bëri shteti.

Është menaxhuar në mënyrë amatoriale, ishte shumë e thjeshtë që shteti shqiptar me funksionarët e tij të thërriste Ballistin të fliste, të pyeste more çun çfarë ke ndërmend të bësh se kështu po flitet, dhe Ballisti do të thoshte s’kam ndërmend të bëj asgjë.

Arrestimi im nuk ishte i rastësishëm

Në sytë e patrullës që më ndaloi kishte një lloj triumfi, ndjeva neveri kur më arrestuan

Rakipi: Në momentin që u ndaluat, a kthehmi dot mbrapsh, si e përjetuat atë moment?

Morina: Ndjej një neveri për atë patrullë, jo sepse u përdor dhunë apo një far përçmimi, aboslutisht jo. Shihja në sytë e tyre një lloj triumfi që ndaluam Ballistin, nuk e di pse. Po të isha në rolin e tyre do ta përjetoja si fatkeqësi. Ndalohej një njeri që të gjithë e thonë që na ka bërë krenar, kjo ishte moment që ndjeja neveri, trajtimi fizik dhe moral çdo gjë ka qenë në rregull, mendoja që ishte rastësi pastaj nga pjesëtarët e vet nga komisariati  nr. 1  më është pohuar që në orën 10 të asaj dite urdhi ishte shpërndarë në pikat e policisë që unë të ndalohesha me çdo kusht, kjo vërteton se nuk ka qenë rastësi.

Kam pasur një takim me ministrin Tahiri në prani të një të treti, kam kërkuar ndërrim identiteti ose mbrojtje

Rakipi: Ju keni deklaruar gazetarit amerikan që  keni një armë dhe i keni thënë është lodër, është e kuptueshme që preteksti ka qenë arma, ju  Ismail i keni kërkuar shtetit mbrojtje, keni qënë i kërcënuar, dhe i keni kërkuar shtetit shqiptar mbrojtje?

Morina: Menjëherë pas ngjarjes, me 14 tetor në Beograd 1 javë një javë e gjysmë kam pasur një takim privat në zyrën e ministrit Tahiri me një person të tyre që na ka mundësuar  takimin dhe kam kërkuar dy gjëra.  Ndërrim identiteti dhe mbrojtje nga institucionat shtetërore, e para mu refuzua sepse kishte kleçka ligjore, e dyta më është premtuar, po e ke parasysh, unë vetë s’kam perceptuar gjatë gjithë këtij harku kohor, skam perceptuar asnjë formë mbrojtje.

Rakipi: Këtë mbrojtje e keni kërkuar te autoriteti më i rëndësishëm dhe nuk iu është dhënë?

Morina: Më është premtuar dhe nuk më është dhënë, thjesht mendoj se nuk është marrë me seriozitet rasti im.

Rakipi: Pse mendoni se jeni ndier i kërcënuar?

Morina: Do e lidh me një batutë, sepse kam takuar shumë njerëz këto kohë dhe në Kosovë dikush më ka thënë: Ty nuk do të gjejë asgjë se ke berë 10 milionë shqiptarë krenar edhe zoti është me ty. OK thashë, po kam një 10 milionë në krahun tjetër dhe janë shumë të zemëruar, dhe nuk e di se çfarë krahu do të mbajë zoti, nga ne, nga ata apo do të qendrojë neutral. Kishte një komb ku kisha vepruar natën e 14 tetorit që me sheh me urrejtje me përçmim.

Kërcënimet i kam pasur në rrjetet sociale, sidomos në facebook

Dy muaj pas ngjarjes ka pasur një çmim për kokën time, nga një biznesmen serb në Çikago

Morina: Në këto rrethana kam krijuar vetëmbrojtje

Rakipi: Kjo është normale në mes të Beogradit, në mes një turme, ju bëtë një veprim që serbët u acaruan tej mase, keni pasur idenë se edhe mund t’ju vrisnin?

Morina: Kërcënime sa i përket rrjeteve sociale, sidomos në Facebook, ka pasur të panumërta, klasifikohen serioze, jo serioze, pastaj diku 2 muaj mbas ngjarjes ka pasur edhe një çmim mbi kokën time nga një ish biznesmen në Çikago në Amerikë dhe kjo më ka bërë të reflektoj, duhet një formë vetëmbrotje private.

Mediat serbe thonë se unë jam terrorist

Autoritetet serbe UÇK e klasifikojnë si terroriste

Ndërhyrjen perëndimore e klasifikojnë terroriste, vetëm bëmat e serbëve janë të shenjta

Rakipi: Të cilët ju pasi nuk e morët nga shteti, ju e bëtë, mbajtët në mjetin tuaj një armë. Mediat serbe mediat, shqiptar e përcollën, një hero, një njeri që bëtë një akt të lartë dhe menduam se ai 3 pikëshi ynë aty, edhe pse mund ta fitonim, sot me mendje të kthjellta përcillet si një 3 pikësh i Ismail Morinës.

Mediat Serbe (portali Kurir) ka shkruar se ju jeni një terrorist dhe se keni patur qellim të vrisni kryeministrin Vuçiç. C’mendoni për këtë?

Morina: Pas 3 ditëshit që isha në paraburgim, se për 3 ditë isha në terr informativ, sa i përket mediave serbe terrorit, përdor një dron një flamur të bukur me elementë që promovuan vlera kombëtare, nuk kishte ansjë ofendim. E kam përsëritur nuk ka asnjë ofendim, unë nuk shoh terrorizëm aty. Përkundrazi terrorizmi u shfaq në fushën e blertë nga autoritetet serbe e publiku serb. Mendoj se një vend demokratik do të ishte një gjë normale, por autoritetet serbe, UÇK-në e klasifikojnë si terroriste, ndërhyrjen perëndimore e klasifikojnë si terroriste, bëmat e tyre ato janë të shenjtë.

Shkaku pse unë vetëquhem Ballist, adhuroj figurën e ndritur të Mithat Frashërit

Rakipi: Si erdhi emri Ballist te ju?

Morina: Unë kam një figurë shqiptare që e adhuroj shumë, Mithat Frashëri, sa i  përket ideologjive politike nuk ka të bëjë asgjë, adhuroj si figure, kam lexuar dhe e di biri i kujt është, dhe mendoj se ka qenë një lider largpamës. Mendoj se një lider i tillë po t’i shërbente sot Shqipërisë do të ishte fantastike, pastaj emri Ballist ka edhe një kuptim tjetër, në ballë të betejes, në ballë të sfidave.

Morina: Më mungojnë fëmijët

Rakipi: Ju jeni udhëhequr nga dobësia e Mithat Frashërit për të mbajtur një emër të tillë.

Ka qenë një vit shumë i ngarkuar mjaft i tendosur për ju. Keni qenë në një ekstrem, tani jeni në ekstremin tjetër. Njeriu përjeton gjendje nga më të çuditshme, kjo gjendja këtu si e përjetoni?

Morina: Sa i përket karakterit tim i lëkundur apo jo nuk është e thënë që pavarësisht kësaj jam po ai që isha jashtë, e vetmja gjë që më mungon janë fëmijët. Jo që nuk më mungonin kur isha jashtë sepse unë isha këtu, kisha një moment që ma jepte penalltia dhe shkoja, kurse tani jam  privuar.

Kam dy fëmijë, vajza 3 vjeç e 8 muaj, djali edhe pak afër 2 vjeç.

Djali akoma nuk flet, po vajza po, vajza më thërret dedi, ja kam mësuar anglisht dhe pyet ku është dedi, dhe mban mend fjalën shqip hajde këtu.

Rakipi: Ismail, është një shkrimtar i madh Amerikan që tregon për një njeri që kërkon të shkojë patjetër në burg dhe nuk e pranojnë. (Tregimi i O’Henry). Ke menduar ndonjëherë që mund të shkosh në burg?

Morina: Do kisha thënë që nga hedhja e shortit në shkurt të vitit të kaluar deri sot, afërsisht 1 vit e 8 muaj, unë sot jam 33 vjeç, mund t’ju siguroj se eksperiencën nga këto katapultime mendoj se në pjesën tjetër të jetës nuk e kam mbledhur.

Për një diçka pavarësisht ndalimit tim jam krenar sepse përveç faktit të Beogradit, kam arritur ta menaxhoj në mënyrë perfekte, erdha si uragan në zemrat e shqiptarëve, doja të ikja po ashtu, nuk u mundësua por rëndësi ka që gjatë këtij afati kohor jam krenar për sjelljen time nuk kam pasur asnjë lëkundje.

Rakipi: Familja ku është?

Morina: Është në Itali, sinqerisht vështirësitë ekonomike janë serioze se praktikisht nga ai moment unë nuk punoj më, pastaj kontakti me familjen, por faleminderit zotit që lidhja me familjen është edhe më e fortë, për këtë i falenderohem zotit sepse mund të kisha humbur edhe familjen në varësi të situatave, por kjo lidhja me familjen e ka bërë edhe më të fortë.

Rakipi: Tani ti je një nga personazhet e famshëm në botën Shqiptare. Ta merrte mendja të përfundoje këtu ku je tani?

Morina: Italianët thonë, “mai dire mai”  “kurrë mos thuaj kurrë”, unë do thoja të njëjtën shprehje do të kisha përdorur edhe për zotin Spartak Braho.

20 komente në “INTERVISTA/ Ballist Morina: Dy muaj pas ngjarjes ka pasur një çmim për kokën time, nga një biznesmen serb në Çikago”

  1. tfgs1 says:

    njeri Morin e tjetri Rakip………qe te dy balliste!

  2. zaho says:

    gjeje kush eshte bizesmeni serb dhe beja ti festen i pari

  3. TJ says:

    Rakipi ish boss i “Albania”! I korruptuar nje hajdut me cizme nje mercenar berishian! Eshte mbledhur llumi! Me Fevziun,lubonjen, Andin, Shkullakun, Precin, Artanin! Spiune e perverse i beri Berisha bashke!

  4. Aliu i Prekazit says:

    Ky Ballist Morina duket qarte se eshte sa kokepalare aq edhe analfabet, nuk besoj se eshte autori i ngritjes se dronit ne stadiumin e Beogradit.

  5. Berisha Strazimiri says:

    Kur Trimi niset per ne lufte e di qe edhe mund te vritet. Edhe ky Ballisti kur e ngriti dronin i dinte pasojat. Po shyqyr qe paska njohje te shumta edhe nga rradhet e serbeve ……meqenese dika mire, qe nga Amerika kane paguar per ta vrare. Pra ai duhet te falenderoj shtetin qe e futi ne nje vend te sigurte dhe i shpetoi jeten. Se nuk besoj qe Ballisti me kobure ZASTAVA do bente namin per te mbrojtur vetveten. Me e shumta do bente ndonje budallallek. Edhe ky gazetari qe i ben interviste qenka me trap se Ballisti.

  6. Komunist Kakavija says:

    A keni meca merreni o palo gazetar.Akoma vazhdojne trillimet e ketij kokshkurres qe ka marre ndonje dore euro ose dinar per te marre persiper ate qe ndodhi.Lerini egersiren te rrije ne kafaz se sty e ka vendin.Boll me ne kete pseudo patriot qe nuk lidh dot breket e tij e jo me te ngreje dron.

  7. Bledar says:

    Interviste leshi

  8. toni says:

    Ca interviste ne koh reale shkruni nga dritarja duket dite hajd rrena

  9. liku says:

    Sigurisht nese ky eshte kapur me arme pa leje , kjo eshte veper penale pavaresisht se per cfare e mban armen. Por kam pershtypjen se autoritetet shqiptare u gezuan kur mesuan se ky mbante arme , sepse e kishin nje justifikim per ta plasur brenda para ndeshjes dhe per te shitur mend pastaj para UEFA-s por edhe Serbise.

    Vetem se te gjithe harrojne , se pa ngritjen e dronit , ndeshja ne Serbi mund te kishte marre rrjedhe tjeter. Sigurisht serbet filluan te hidhnin fishekzjarre qe me pare , por ai arbiter nuk e nderpriste kurre ndeshjen per fishekzjarre , le me per ta pezulluar pastaj. Gjithashtu po te mos ishte nderprere ndeshja , edhe Serbise nuk do I ishin hequr ato 3 pike , edhe ndeshjet brenda do i bente me tifoze , dhe nuk eshte cudi qe ne fund te dilte mbi Shqiperine ne renditje.
    Ky tipi me ate dron u ndezi gjakrat serbeve dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
    Keshtu qe pas gjithe atyre lavderimeve qe iu dhane skuadres , De Biazit , duhet te kishin thene edhe nje te vertete : “Ngritja e dronit , pavaresisht se mire apo gabim , e solli situaten ne favor te Shqiperise”

  10. Ik o derdymen se nuk jep njeri as edhe 1 $ per ty. Shko futja pordhes…..

  11. More tradhetar ti as nje gje nuk ke te perbashket me Ballin Kombetar .Padronet e tu ne Beograd me nje gur vrane dy zoq .
    Krijuan nje symbol te paqene (ate bezen e zeze)dhe te shesin per Ballist.Ti je analfabet deklaron qe ke lexuar per Mit’hat Frasherin…..
    Eshte mire te te shrydhin atje ku je e te tregosh te verteten si te perdoren serbet kunder rraces tende.
    Pse Serbia nuk ngre akuza per fytyren tende se e di qe ti nuk e ke ngritur droning.Ata qe jane eksperte tashme e kane vertetuar qe sipas deklaratave te tua eshte e pamundur te jene te vertete qe ke ngritur droning dhe aq me pak te keshe ulur ate ne fushe pa u diktuar nga gjithe ato forca sigurie ……..
    Po ne shqiptaret jemi naïve e ngopemi me lugen bosh…….
    Serbia e perdori droning per bisedimet me BE dhe ne na la bezen e zeze me ate harte qe nuk perfaqesoj as edhe nje subject politik shqiptar.

  12. po ndonje pule u poq gjat intervistes more? says:

    O ballist a bere dicka? Shume mire… Po aq bere c’bere vazhdo more djale me jeten pse konsumohesh kaq shume? Mos fluturoni me ate ne ate vendin! Bere dicka si tifoz dakort por kjo sdo me thene qe do te bejm dhe President tani. Aq mo…

    Ps. Do ham pula do shqepemi :-))))))

  13. Arti says:

    Po ik more pleher qe kerkon ti japish vetes kredite pa qene, askush nuk kerkon koken tende sepse po ta donin kishe shkuar ashtu siç kane shkuar ca ne shqiperi…? Ti qe rrezikohesh nga serbi si ka mundesi qe vajte bleve nje pistolet serbe…?

  14. Iliria says:

    Pffffff, na lodhen me kete Ballistin… :/

  15. salem says:

    Sikur ta gjeja ate biznesmen qe do kete kokepalar do t’i thoshja “te lumte”

  16. Votuesi says:

    Cfare thote ky idjoti? -Une i bej krenare te gjithe shqiptaret.- Shikoje nga komentet se Shqiptaret e zgjuar, me tru dhe te arsimuar nuk jane hic krenar me budallallikun tand. As me ate cope lecke te zeze, qe na fut ne konflikt me fqinjet dhe me Europen, nuk jemi fare dakort. Flamuri i kombit tone eshte ai qe na la Skenderbeu, qe e ngriti Ismail Qemali ne Vlore dhe qe per formen dhe permasat e te cilit flet kushtetuta. Po nje injorant si ti dhe ajo pakice me dy klase shkolle qe te mbeshtet ty, as qe e dini cfare eshte kushtetuta apo ligji per simbolet kombetare.
    -Dhe ato prrallat se serbet kane dashte me te vra tregujua femijeve. Nese kishin dashte me te vra, sherbimi sekret serb e kishte ba kahere duke dite se gjysa e kosovareve dhe cereku i shqiptareve jane agjente te ketij sherbimi. Ti ke leviz lirshem neper Europe, perndryshe do te kishe perfundu ne shinat e trenit, ne ndonje lume, ne rrotat e makines, ose ne det. Shpejt mund te meret vesh se edhe ti je nje agjent serb, qe bere lojen qe te ngarkuan, por qe nuk doli ashtu sic e pllanifikuat. Stadiumi i rrethuar me police dhe ti i pashqetesuar ngrije dronin rreth tij. Keto nuk i ha kush.
    – A e shikoni sa patriot qe eshte idjoti? E pranon vete. Vajzes se tij nuk i ka mesuar shqip. Ajo di vetem nje fjale shqip.-Hajde ketu. Hajde, nuk eshte shqip. Eshte serbisht. Shqip eshte EJA. As fjalen babi nuk ja paska mesuar, por i therriska Dedi. Ne anglisht, se ja kam mesuar vete thote budalla.
    Po ik, more, dhe une me ke merrem.

  17. artur says:

    Kur te dali nga burgu,do kujdeset Agron Kulici per ta bere hero.

  18. Hanxhiu says:

    “Jargë e qurra”- themi në fshatin tonë, për këto “intervista”-llogje plakash…!

  19. Era1 says:

    Akoma merreni me kete KOT-IN?!

  20. Genjeshtar i Ndyre says:

    Nuk e shikoj me >Vende qe z.Morina te jete ne Burge..
    1-Arrestimi i tije per mua u be me Urdher nga “Larte” per te vetemen arsye se ai Deklaroj se kishte nje “Surprize” per Vucicin…pra u Arrestua per tu Mbajtur nen Kontroll nga Shqipetaret..hajt themi Dakorde per Momentin..por qe te mbahet ne Burge, kur nga Burgu na dalin kriminel te medhenje si Fullani i Bankes??E shikoj se nuk ka asgje te mire per njerezit e thjeshte…fare mire munde te ndiqet penalisht ne gjendje te lire…Shtete Muti….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje