Klosi: Ta futim Shqipërinë në hartën që ofron punonjës të kualifikuar

28 Tetor 2015, 13:29Sociale TEMA

Mbështetja e Arsimit Profesional dhe zhvillimi i tij sipas kërkesave të tregut të punës dhe standardeve europiane konsiderohet nga MMSR-ja si një nga mënyrat më të mira për të luftuar papunësinë në vend dhe për të krijuar kushtet për të jetuar me një punë të denjë.

Ministri I MSR-së, Blendi Klosi, duke folur sot në Takimin e 2-të Ndërkombëtar të Biznesit”, organizuar nga Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD), ka theksuar se për të mbetet një sfidë që të ndryshojë raportin mes punonjësve aktivë (që janë regjistruar në zyrat e Punës si të papunë dhe që duan të punojnë) dhe atyre pasivë (që janë regjistruar si të papunë dhe që nuk duan të punojnë) në vendin tonë.

Sipas tij, nga 150 mijë persona që janë regjistruar si të papunë, vetëm 20 për qind e tyre duan realisht të punojnë, ndërsa pjesa tjetër kërkon që të qëndrojnë në këto lista për të marrë ndihmën ekonomike apo favoret e tjera që rrjedhin nga ky status. “Ne duhet ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofron vetëm punë të lirë. Ne duhet ta fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që formon dhe ofron punonjës të kualifikuar. Kjo është detyra jonë e madhe, të ndryshojmë kryekëput raportin e tregut tonë të punës. Dhe ne mendojmë se ka një zgjidhje dhe ky është arsimi profesional”, – tha Klosi në fjalën e tij.

Kjo, sipas tij mund të arrihet jo vetëm nëpërmjet mekanizmave që e nxjerrin këtë kategori punëkërkuesish që s’duan të punojnë nga kjo gjendje, por më së shumti duke krijuar së pari kushte që ata të kualifikohen për të qenë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave dhe standardeve të tregut të punës.

“Tashmë kemi gati një ligj shumë të fortë, që ka të bëjë me reduktimin e dembelizmit në Shqipëri. Ne duhet të gjejmë një raport të drejtë për ata që duan të punojnë dhe të jetojnë me punë të denjë, me ata që duan të jetojnë duke marrë ndihmën ekonomike apo asistencën sociale. Nuk mund të vazhdojmë të sponsorizojmë në pafundësi dembelizmin në Shqipëri”, – u shpreh Klosi.

Duke qëndruar në këtë aspekt, ai ka theksuar se paralelisht me reformën ligjore në sistemin e punësimit në vend, MSR po punon që brenda këtij viti të krijohet një rrjet i shkollave profesionale të ekselencës, të cilat të kenë mundësi që të prodhojnë profesionistë që mund të akreditohen nga sistemi i shkollave profesionale të BE-së, por edhe të jenë konkurrentë të denjë të tregut europian të punës.

“Ajo që ne po bëjmë është që edhe në shkollat tona të krijojmë një grup të fuqishëm si shkolla ekselence dhe ato të jenë të gatshme që të prodhojnë profesionistë për tregun europian të arsimit profesional. Ne do përpiqemi që një numër i caktuar shkollash, brenda vitit që po flasim të kemi mundësi që të jenë shkolla të gatshme për akreditim nga BE-ja, duke krijuar të parët nxënës të kualifikuar shqiptarë që të jenë konkurrentë për tregun europian të punës. Sfida ime personale është që të kemi mundësi që, sa më shpejt të jetë e mundur, këto shkolla të ekselencës të mos jenë vetëm për shtetasit shqiptarë, por për të gjithë shqiptaro-folësit në rajon”, – tha ministri.

9 komente në “Klosi: Ta futim Shqipërinë në hartën që ofron punonjës të kualifikuar”

  1. Tironci says:

    o burra…. c’presim turkofagosi i pari. alamet profesioni ka, pipa te blloki per 6 euro.

    1. elona says:

      ta futim ,apo ta fusim ka thene,se pertova ta lexoja gjithe pallavren e rradhes

      1. Tironci says:

        e c’rendesi ka kjo…

  2. arkimed says:

    duhen VEPRA…boll me llafe

  3. kosovari says:

    fute ne byth me mir…

  4. Tarrasi says:

    DOMETHENE U DORZUAT DHE E VETMJA RRUGE QE SHIKONI PER SHQIPTARET ESHTE JASHTE SHQIPERISE???!!!

  5. Dean says:

    Po he mutin,c’a prisni?!

    1. Tironci says:

      po presim sa te dhj..im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje