Në “Lagunën Blu”, fshatin turistik të Vip-ave në Qerret të Durrësit, ku botuesi Aleksandër Frangaj kërkon të ndërtojë me forcë vila në vend të terreneve sportive, çdo gjë po bëhet në shkelje të ligjit. Adem Vila, fituesi i koncesionit të zhvillimit të zonës, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, deklaron se procesi i marrjes së lejes ka nisur që në vitin 1995, ku është shpallur zonë zhvillim për 11.8 hektarë tokë, nga të cilat vetëm 2.8 hektarë do të ishin për ndërtime. Ai tregon të gjithë historinë e fshatit, pamundësinë e ndërtimit në terrenin sportiv – pronë e përbashkët e komunitetit – dhe sidomos një tentativë korruptimi nga aleksandër Frangaj, përmes ofertës së një vile e premtimit të ngritjes së fushave të tjera sportive po aty.
Z.Vila si ka nisur historia e ndërtimit të fshatit turistik, kur është nënshkruar marrëveshja për zhvillimin e zonës.
Marrëveshja është bërë nëpërmjet meje dhe ministrisë së Turizmit. Në vitin 1995 u shpall zona për zhvillimin e turizmit. Bëra një kërkesë, në bashkinë e Kavajës në bazë të kërkesave që kishin ata. Më pas i dërguan shkresat në ministrinë e turizmit më pas morëm lejen e ndërtimit dhe pastaj procedurat.
A ka specifika se si do të zhvillohet zona?
Në kontrat janë 2.8 hektarë që lejohet të ndërtohet. Janë rreth 250 apartamente, të cilat kanë përfunduar. Është përfunduar dhe objekti pishinës si dhe ambientet sportive. Janë 9 hektarë zonë pyjore që nuk lejohet të ndërtohet. Vetëm zona sportive, mbi të cilën kërkohet të ndërtohet, është afërsisht një hektarë.
Pak vite më parë janë miratuar disa vendime për privatizimet e trojeve turistike?
Privatizimi është vetëm për tokën ku janë objektet e banimit. Por jashtë tyre nuk mund të shitet toka. Pjesa tjetër e sipërfaqes, pra jashtë 2.8 hektarë e parashikuar për ndërtime, nuk mund të shitet. Sipërfaqa tjetër u mbetet të gjithë pronarëve.
Ajo që thuhet është se toka është shitur pas vitit 2005. Por unë nga viti 2005 unë nuk komunikoj me ortakun tim në ndërtimin e fshatit, me të cilin kam pasur marrëveshje për ndërtimin e objekteve dhe jo për shitjen e tyre. Dhe tashmë jemi me një proces gjyqësor
Në vitin 2013 rezulton se është bërë një rishikim i planit urbanistik të Golemit. A është prekur kjo zonë?
Nuk është prekur fare zona, por është vetëm ky rasti i fundit që po prishen ato terrenet.
Mbas 2013 ju jeni në një situatë ku është një konflikt për ndërtim të ri në territrin aktual. Pala tjetër pretendon se është një objekt studim dhe ka leje për këtë pjesë. Keni informacion?
Aty është tokë shteti, nuk shitet, sepse toka që shitet është vetëm 2.8 hektarë që janë ndërtuar godinat që banojnë njerëzit sot. Kurse pjesa tjetër nuk shitet. As unë që kam lejën e zhvillimti nuk mund ta shes. Edhe për këtë kemi mbështetjen e të gjithë komunitetit, sepse këto fusha sporti janë të tyre.
Gjithë protesta është zhvilluar nga një bord drejtues, por nuk ka emra, pse nuk ka emra? Është i çuditshëm ky fakt ku bordi drejtues nuk shfaqet se kush është.
Jo ne kemi dalë me emra edhe ne televizion, përfshirë edhe administratorin.
Edhe zoti Frangaj në këtë rast është një nga banorët?
Një nga banorët, thjesht banor fshati. Por nuk ka të drejtë ai tek pjesa. Sepse këta kanë hapur fjalë sikur e kanë blerë tokën dhe më ofruan mua disa benefite që unë si pranova
Cilat janë benefitet?
Më ofruan që do të japim një shtëpi do të bëjmë fusha të reja do të bëjmë një lokal të mirë e shumë gjëra të tjera. Unë nuk i pranova sepse nuk kam pse i pranoj, sepse ajo është e komunitetit, edhe unë jam banor i atij fshati.
Oferta për zhvillimin e ri ju erdhi në bazë të shkresave konkrete apo…
Jo jo erdhi në mënyrë private. Megjithatë ai nguli këmbë.
A ka një qëndrim bashkia ose komuna?
Dje kur është bërë protesta, kryetari i bashkisë ka thënë që unë s’kam dhënë lejë ndërtimi. Gjithë fshati dhe bordi drejtues kanë çuar peticion Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, Prokurorit, Bashkisë së Kavajës edhe ALUIZNIT
Demo…do ta dhjesi Sandri lokalin tashti…!! E hongre..!!
Po nejse..te pakten I bere nje sherbim komuniteti komunitetit se pas kesaj besoj qe nuk do te vijne me tek lokali Sandri, Edi, edhe Samir bullari…me gjithe shpurren e tyre. Po ja kursen komunitetit shpifesirat kur i shikojne verdalle.
Brravo Demo…kot nuk te ka quajtur Berisha “pishtar demokracie i Kavajes”.
plehre hesapi http://bit.do/korrupsionisti-Frangaj
Rama ben shume mire qe tregon ne keto raste se kush eshte .Populli vertet i dha voten ,por dhe mundesine per ta njohur me mire ate.
Premtimet e tij jane boshe ,ai nuk po ben asgje per kete popull .
Poshte kjo qeveri dallaveresh .
Di te lexosh ti?
Lejen e ka dhene Bordi i PD se Golemit.
Kryetari Bashkise ne 2014 ka qene nje Agron, kamikaz i Berishes.
Edi Rama po i publikon kastile keto raste ku dalin krimet, korrupsioni i Qeverise qe iku.
Jeni MIOP prandaj dhe shpreheni keshtu.
Jeni MIOP prandaj gjykon keshtu.
Nje lagunar mik i Sandrit :
Kush e ça trapin per EDIN or taj..!?
Hec aqe!(
Po grinden qente, kush e kush te cvase me shume.Ka qene te kuq, roze, mav, blu, te kalter, te gjelber, mavi…Kjo eshte shpura qe e katandisi kete vend keshtu dhe kete popull te marre arratine.Perse nuk dalin emrat e qenve?S e besoj qe Kadare te jete mes tyre.
Bravo Demo
Demo je rob zoti. Ne te drejten tende. Nuk i bie ne qafe njeriu.
“Ku e lame e ku na mbeti
vaj vatani e mjere mileti”,
thote Noli i madh per murtajen e hajduteve dhe maskarenjve qe ka pllakosur kete vend te shkrete prej vitesh…
Po ky Sander mafishja eshte nje katnar prepotent me makuteri te papare! Fundja mire ben, se gjen shesh e ben pershesh! ‘This is a miracle of freedom’-thote i lumtur SRB ne keto raste.
Dhe njerezit e thjeshte, shumica e ketij ketij vendi te gjymtuar, rrine e veshtrojne te pafuqishem prej 25 vitesh kete kasaphane te pandalur (nga nje grusht kriminelesh)…
Muhabet laskarash, qe duhet tu futet plumbi
Te lumte Demo! Mbro te verteten! Atje ne fakt ka kohe qe plaga mlidhte qelb. Erdhi çasti dhe plasi pislleku. Do pastrohet. Aq me mire per te gjithe fshatin. Besoj dhe ajo zenia arbitrare e rugices do te marre fund. Ec perpara Demo me gjithe administrator.
Zoteria, per mendimin tim, te kishte pranuar beneficet do ishte me mire.Ai thote se toka nuk shitet, sepse eshte toke shteterore. Por nuk eshte keshtu, se shteti e di vete cfare do beje do e shes apo nuk e shet token. Shqiperia duhet rregulluar, duhet zbukuruar dhe keto pune natyrisht qe i bejne njerzit e pasur, ata do lene te investojne.Personi ne fjale ka marre nje leje per ndertim,ka siguruar dhe fondet e nevojshme dhe tani banoret dalin fshace,por shteti ka rregulla, ne kemi zgjedhur shtetin te na perfaqesoje kudo dhe jo te gjithe te bejme k/ministrin. Njerzit e varfer, njerzit e vegjel qe duan shqiperine cope-cope e te mos rregullohet e te mos investohet dalin kunder bizneseve qe duan te investojne, por harrojne qe nje bisnesmen qe investon nuk investon thjeshte dhe vetem per interes te tij.Si i thone nje fjale mire lope qe nuk kane per vete por duan qe edhe te tjeret te mos kene.
Kjo toke ka pas pronar?
Se shteti sipas dokumentave
Ka pas gjithesej 33 cifliqe
Por neokomunistet ja kaluan enverit
Cdo prone te shtetezuar
Equajne shteterore
Dhe shikoji hijenat si shqyhen per
Nje prone qe sua ka lene babai
Sja Kane blere atij qe ja ka lene
Babai,por e Kane vjedhur me
Dy ligje antikushtetuese(7501+legalizim)
Plus qindra vkm.per te zhvatur pronen e tjetrit.
Haka e tjetrit nuk BIE ne toke
Por mbi koken e atij qe e perveteson pa te drejte.
Ti behet Inventari ketij genjshtari qe po na dilka I lare si Qelibar.I paskan bere Oferta per shtepi,restaurant etj dhe ky I paska refuzuar>Ore po ku jetojme neve qe ky deri dje nuk hapi gojen per kete korrupsion?
Toka qe jepet me koncesion nga shtetit mbetet e till deri ne nje vendim te dyte.Dhe ne rast se ajo toke vendoset te privatizohet zoterise i takon e drejta e parablerjes.
Cdo vendim nga ana juridike eshte nul.
Adem Vila nuk ka pse ta jape te drejten e tij te parablerjes mbi ato toka per nje lokal dhe shpi qe ofron shenkolli lezhes…
Toka qe jepet me koncesion nga shtetit mbetet e till deri ne nje vendim te dyte.Dhe ne rast se ajo toke vendoset te privatizohet zoterise i takon e drejta e parablerjes.
Cdo vendim nga ana juridike eshte nul.
Adem Vila nuk ka pse ta jape te drejten e tij te parablerjes mbi ato toka per nje lokal dhe shpi qe ofron shenkolli lezhes…
Frangaj katunari me problem ka kete se Ramen,e imagjinoni ku o katandis i gjati,tallen klysht e Sale pinokut.
Harbuti i shen nkollit Lezhes t`i beje hesapet mire me komunitetin qe jeton ne zonen e Golemit,me pushuesit qe e duan plazhin te lire nga Blloku i Malokut harbut,Duan rrugen te lire per te kaluar nga plazhi ne rrugen kryesore dhe anasjelltas.Ky Kryeminister qe lejon Sandrin te beje si te doje me bregdetin me te lakmuar ne Shqiperi,nuk e ka te gjate.ky do te perfundoje ne gropen qe hapi Sandri me gjithe fadromat e Sandrit.