PD: Rama i dha ndërtuesit të tij 1 mld e 247 mln lekë për blerjen e ambulancave

29 Tetor 2015, 11:21Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për tenderat.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Eleina Qirici tha se janë dhënë 1 miliard e 247 milionë lekë për blerjen e ambulancave dhe kjo shumë, sipas PD, është marrë nga fondi limit i ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish.

Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.

Ja ku është dokumenti zyrtar që tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash.

Ky duhet të jetë rasti i vetëm në botë ku në fillim kryeministri përcakton dyqanin ku do blihen mjetet, pastaj nis procedura.

Korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij.

Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas dokumentit të punës së OSBE ai zotëron 200 milionë euro pasuri.

Eshtë e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot.

Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat.

Ky korrupsion masiv i shtrirë në çdo zyrë, kjo mënyrë e të bërit biznes me paratë e shqiptarëve po sjell varfëri e skamje, dhe rënie pikiatë të ekonomisë së vendit, siç bëri të ditur edhe Banka Botërore në raportin e fundit ku Shqipëria ka përkeqësim dramatik, zbritje me 35 vende duke qënë sot të fundit në rajon dhe për disa tregues të fundit në botë”, tha Qirici.

3 komente në “PD: Rama i dha ndërtuesit të tij 1 mld e 247 mln lekë për blerjen e ambulancave”

  1. sheik says:

    I lumte Rames qe po ja fut te gjitheve . Cfare do ti beni ????
    Ne shqiperi jane te gjithe budallenj .

  2. eli-tiv says:

    …pse ja dha…??..ambulancat ti blejne pa leke….Saliu ishte me i zgjuar nuk i jepte miqve…por familjes…Vjen nje dite qe miku te le ne balte
    ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje