Obama ironizon Republikanët: Nuk dinë të përdorin TV, jo më të maten me Putin

3 Nëntor 2015, 12:44Bota TEMA

Është një betejë e vazhdueshme që sa vjen e bëhet më intensive ajo midis kampit Republikan dhe Barak Obamës.

Republikanët kanë muaj të tërë që kritikojnë politikën e jashtme të Obamës dhe akuzojnë Shtëpinë e Bardhë se ka ulur prestigjin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare.

Janë të shumtë kandidatët republikanë që sulmojnë Obamën për të fituar edhe disa pikë më shumë në fushatën e tyre për garën presidenciale.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e presidentit ndaj tgyre.

Gjatë një takimi në Nju Jork Obama ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur republikanëve.

“Ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë daljet televizive dhe të përshtaten me pyetjet, mund të presësh që ata të përballen me Putinin?!”, tha Obama.

“Nëse në Shtëpinë e Bardhë do të vijë ndonjë republikan vitin e ardhshëm atëherë besoj se Kina dhe Rusia nuk do të jenë më të shqetësuara për SHBA-në”, ironizoi Obama./a.l

 

2 komente në “Obama ironizon Republikanët: Nuk dinë të përdorin TV, jo më të maten me Putin”

  1. zhgenjim says:

    Ha ha ha as per ju nuk ja ndien fare Putin . Republikanet kane shume te drejte kur thone qe Amerika mori fund para gjithe botes .
    Rasti me i fresket ,si bashkepunetor te ISI qe jane , forcat Amerikane kane shkuar ne Siri dhe i Larguan kokat kryesore te ISI ,Se kane frike mos ja kapin Ruset .
    Irakun e kane bere kasaphane ,Libine, Sirine .Dhe popullin e dergojne me pushime ne Europe. Perse nuk i merr Amerika ????? ,

  2. hasan says:

    O perkthyes idiot, ai nuk tha nuk dine te perdorin televizorin por nuk perballojne dot drejtuesit e debateve me pyetjet e tyre. Po ti duhet te jesh ndonje fshatar patjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje