Tatimet ngrenë rrjetin me 150 spiunë, ja si do të provokojnë bizneset

3 Nëntor 2015, 12:59Ekonomia TEMA

Strategjia kundër informalitetit parashikon detyra të posaçme për ata që të punësuar nga Tatimet do të jenë ‘spiunët’ që mes provokimit do të kapin gafil bizneset.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar në udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet, ku e para është rikontrolli dhe dyta ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve (spiunëve tatimore).

Në materialin e që Drejtoria e Tatimeve ka bërë gati tashmë, cilësohet se, provokatorët janë punonjës që do të jenë pjesë e “150” punonjësve që tashmë janë me kontratë pune në Tatime. Numrin e tyre dhe ndarjen nëpër qytete do ta bëjë DPT. Baza ligjore dhe shpërblimi i tyre janë të zgjidhura me VKM për “500” punonjësit me kontratë të përkohshme.

“Por, meqenëse provokatorët do të kryejnë shpenzime të tjera për të kryer detyrën, kompensimi i këtyre shpenzimeve do të bëhet duke bërë ndryshim ligjor. Ministria e Financave bashkë me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, do të punojnë për kryerjen e ndryshimit ligjor” tuhet në materialin sekret të tatimeve që ka siguruar Monitor.

DPT duhet të sjellë propozimet për objektin e provokimit. Orientimi është për kuponin fiskal. Ministria e Financave sugjeron nëse ka hapësirë të bëhet edhe për biznesin e madh për faturën tatimore. Gjithashtu, objekt mund të jetë edhe afishimi i çmimit. DPT mund të ketë propozime të tjera.

“Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati digjital” me një celular smart. Më pas çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë? Si do të jetë bashkëpunimi i grupit punonjësit tatimor dhe potencialisht të krimit ekonomik? Si do të vërtetohet shkelja e ligjit nga subjekti i biznesit për të mos lënë vend për abuzim, kundërshti dhe padrejtësi? Kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme” thuhet në dokumentin konfindencial.

Platforma e mësipërme mbetet e hapur për pasurim, korrigjim dhe saktësim. Këto duhen bërë sa më parë në mënyrë që operacionet në terren të fillojnë pa humbur kohë, sugjerohet në dokumentin në fjalë.

NEVOJAT PËR PERSONEL

Me qëllim të hyrjes në këtë fazë të luftës kundër informalitetit dhe evazionit, DPT duhet të jetë e pajisur me burimet e nevojshme njerëzore. Për këtë:
a) “500” po ofron drejt fundit. Së afërmi, mbushen tre muaj punësim i përkohshëm. Nëse DPT ka nevojë për t’i mbajtur për më tej, duhet të bëjë kërkesë në MF për të ndryshuar VKM përkatëse për zgjatje afati. Së dyti, zgjatja e afatit lidhet ngushtësisht me mbulimin e shpenzimeve financiare. Ministria e Financave (MF) nuk ka fonde. DPT duhet të konfirmojë nëse ka fonde në dispozicion për të mbuluar gjithë periudhën e zgjatur të vazhdimit të kontratës me këtë grup punonjësish.

b) DPT duhet të punësojë 150 punonjës të rinj. Nga pikëpamja ligjore, ata janë të mbuluar nga VKM për “500”. Nga pikëpamja financiare, do të vazhdohet të mbulohet nga fondi MF që ishte i destinuar për “500”, por që është përdorur për më pak.

c) “150” duhen ndarë sa për nevoja të rikontrollit dhe sa për nevoja të provokatorëve. Kjo ndarje të bëhet në bazë të gjykimit të DPT si njohëse e drejtpërdrejt e nevojave./Monitor

9 komente në “Tatimet ngrenë rrjetin me 150 spiunë, ja si do të provokojnë bizneset”

  1. Bra,ho,ho says:

    Po u hapen vende pune per spiunet,do na merni ne qafe opoziten,do mbetet partia demokratike bosh.

    1. hajdari says:

      Te paguhet per spiun
      S’ka nevoje nje shqiptar
      Ne gjithe jeten kemi bere
      Spiunimin vullnetar

    2. Wtf! says:

      Provokim huh? Dmth nese ma lyp ndonje pjeshke tatimesh spiune, une ti nxjerr hajdarin tatimor? Kuponin desha me thene se na u llash trapa… dmth na u trash llapa, se na bete lemsh!?

  2. Barba Jani says:

    VKM i mbulon keta fuksat?? Vari K…. Mutrave !

  3. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Shikoni sepse KY do te jete dhe BLLOFI me i math.

    Si gjithmone do te kapet peshku i vogel dhe zor se do ti huje gjemb ne kembe peshkut te math.

    Pse ??

    Sepse vet natyra e biznesit dhe e punes bene te mundur verifikimin vetem te disa bizneseve qe jane dhe me te dobtataq me keq ti mendosh me qera.

    Verifikohen dhe kapen si gjithmon KAFEXHINJT, MINIMARKETET, me pak veshmbathjet dhe seviset ( norma e fitimit te tyre varjon nga 5- 10- deri ne 30 perqind, imagjino sa fitojne ata me xhiron qe ka ulur me qellim shteti deri 2 miljon te reja ne vit )

    Por nuk verifikohen dhe kapen lehte ato biznese qe jane dhe shum me te fuqishme , per vet natyren e punes dhe aktivitetit pasi kryejne dhe pak veprime por me fitim te math: DENTISTET, shitesit dhe bleresit e floririt, si dhe cdo aktivitet tjeter qe kryen pak veprime ditore por norma e fitimit ose fitimi per njesin e shitur eshte i math…

    Do te degjoni neper media ne te arthmen se u kapen kaq e aq KAFEXHINJ dhe shites MINIMARKETESH..

    Mos e beso po deshe, por duro dhe VERIFIKO.

    1. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

      Shikoni: sepse KY do te jete dhe BLLOFI me i math.

      Si gjithmone do te kapet peshku i vogel dhe zor se do ti hyje gjemb ne kembe peshkut te math.

      Pse ??

      Sepse vet natyra e biznesit dhe e punes bene te mundur verifikimin vetem te disa bizneseve qe jane dhe me te dobtat , aq me keq ti mendosh me qera.

      Verifikohen dhe kapen si gjithmon KAFEXHINJT, MINIMARKETET, me pak veshmbathjet dhe seviset ( norma e fitimit te tyre varjon nga 5- 10- deri ne 30 perqind, imagjino sa fitojne ata me xhiron qe ka ulur me qellim shteti deri 2 miljon te reja ne vit )

      Por nuk verifikohen dhe kapen lehte ato biznese qe jane dhe shum me te fuqishme , per vet natyren e punes dhe aktivitetit pasi kryejne dhe pak veprime por me fitim te math: DENTISTET, shitesit dhe bleresit e floririt, si dhe cdo aktivitet tjeter qe kryen pak veprime ditore por norma e fitimit ose fitimi per njesin e shitur eshte i math…

      Do te degjoni neper media ne te arthmen se u kapen kaq e aq KAFEXHINJ dhe shites MINIMARKETESH..

      Mos e beso po deshe, por duro dhe VERIFIKO.

  4. Po spiunet kush do i spiunoje? Po spiunet fallco si do dallohen nga ata origjjnalet? Po sikur te shkoj une psh tek nje biznes ta provokoj per kuponin e pastaj ti them qe dorovit ndonje lek ose perndryshe tr denoncova tek tatimet si do e dalloje tregtari qe une nuk jam mashtrues, po sikur ai i verteti te filloje te kerkoje rryshfet per mosdenoncim etj etj opsione pa fund per mashtrusit dhe matrapazet e shtetit. Kjo eshte strategjia e qeverise per te rritur punesimin? Kam nje pershtypje se do kercasi dajaku ke cepi pallatit per keta spajunat, sa te identifikohen kush jane dhe o nene o nene pastaj. Spiunin e rrahu miloja, hahahaha.

  5. Shtet i shpifur says:

    Shtet me spiune..

    Nuk ka ku te shkoje me shpifur..

    U ngelshin ne gryke leket e spiunllikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje