Ditën e djeshme, kur në televizionin e Aleksandër Frangaj, ABC News kishte shkuar Sali Berisha për një intervistë, ka ndodhur një incident.
Sipas ish-gazetarit të këtij televizioni, Fatos Mahmutaj, plagosja e të cilit më 21 janar u fsheh nga ABC, punonjësi kishte muaj pa u paguar, ashtu si dhe gazetarë dhe punonjës të shumtë.
Për këtë arsye, ai ka marrë një paisje transmetimi, në shenjë revolte.
Por, drejtuesit e ABC kanë njoftuar policinë, që duket se e ka arrestuar atë.
“Para dy vjetesh publikova nje status ne FB ku thoja se ABSANDRINO TV kishte falimentuar dhe se prej kohesh nuk paguante rrogat.
Ish- kolege reaguan menjehere duke e mbrojtur median ‘rrezellitese’, nderkohe ne prag fushate elektorale situata u permiresua deri diku me ndihmen e qokave dhe gjobave te rastit.
Por ne diten me te shkelqyer, kur vete Kryesaliu vendosi te rikthehej tek dashnorja e perjetshme, arrestohet nje ‘fakir’ pasi kishte marre nje paisje nga transmetimi, per shkak te rroges se papaguar prej vitesh.
Protestes se tij i jane bashkengjitur kolege te tjere te uritur dhe ofenduar, por iu eshte dashur te heshtin perballe prangave dhe zagareve te pronarit.
Miq te mi, une si ish-kolegu juaj u kuptoj me mire se kushdo, ndaj ju keshilloj t’i rrembeni makinen Sandrinos dhe ju garantoj se po te shitet shlyhen rrogat tuaja modeste si dhe teprojne per te punuar te qete edhe nje vit me pas. Kaq”, shkruan Mahmutaj.
Ndaj lajmit kane reaguar drejtuesit e ABC News.
Ata thone se jane arrestuar dy punonjes te cilet kane vjedhur stative kamerash tek TV A1, i Koço Kokëdhimës.
“Arrestimi i tyre nuk ka lidhje me ABC News, pervec faktit qe ata jane punonjes te ABC.
Ata jane denoncuar per vjedhje nga dikush tjeter, jo nga ABC News”, thuhet në reagimin e drejtuesve të ABC.
MOS te punojne gazetare tek Sanderhalja.
se cfare lidhje ka arrestimi i punonjesit me Saliun, vetem Andrea Stefani mund ta gjeje, sic duket edhe Mahmutaj ne ate vije eshte. Gazetar i “pavarur”, edhe shan Sandrin!!!!
Sa xheneroz qe je Fatos me ish-koleget e tu ,te cilet atehere zgjodhen te benin sehirxhiun kur ty te pershkoi doren plumbi i pretorianeve te mortjes brekedhjere.Pershendetje fisnik.
Mire e ke o Mamutaj po mos jete Salrama qe ti arestoje per vjedhjen e makines apaisjeve te mikut te tyre Sander mafishja.
….bravo Sandri, si njeri dhe si Tv je njeshi ne Shqiperi, te marrshin te ligat ,mezi po pret Rama qe ti hapesh pak vend ne dritaren tene,,,,,,te ala Doktorit……..uk oksford-niko
Gazetaret e varfer nuk kane para as te blejne nje mine me sahat,prandaj tallet Sandri.
Nuk besoj se ka nevoje per shume komente, se dihet se kush eshte frang dod frangaj. Vertet me vjen keq per keta gazetare dhe per te gjithe ata gazetare qe pasiguria ekonomike ne kete vend kameleonesh i detyron te punojne per feudale shpellare si frangaj. Kaq kisha!!!
Fajin nuk e ka Frangaj po e kane vete keta gazetare qe pranojne te punojne per dike qe ben propogande partish. Kur nje gazetar e kupton se nuk mund te ushtroje profesionin i lire, te informoje lexuesin per realitetin pasi linja editoriale varet dhe deformoheett nga pronari, perse vazhdon te punoje ne ate medie!! Keta gazetare te ndershem nuk shqetesohen kur pranojne te marin rrogat per gesnjestra qe shkruajne, po shqetesohen kur nuk i marrin!! Me pas vjedhin kamera me preteksin se nuk i kane dhene rrogen!! Ligji eshte i qarte, kush vjedh, pak rendesi ka preteksi denohet nga kodi penal.
Frangaj nuk dua taa shoh me sy, po dhe keta pseudo gazetare te njetet jane, jane po ata qe shpifin çdo dite dhe desinformojne lexuesin.
BRAVO MAHMUTAJ! Ashtu Siç ja ka bere Mahmutaj Sandrinos ashtu duhet tja bejme edhe ne ish ushtaraket shtetit shqiptar t’i rrembejme gjithshka qe ka ne menyre qe te kompensojme ndalesat e pensioneve qe po na bene Qendra e Personel Rekrutimit me komandant Leonard Çoku-n qe para karieres dhe eproreve te vet nuk pyet per asgje.
Nje foto…sa mijera fjale !
E po le te shkoje te punoje tek Kocoja se ai njihet per pagesat e rregullta te gazetareve.