Tahiri pret homologun gjerman/ Diskutohen krimi i organizuar, emigracioni dhe azili

6 Nëntor 2015, 14:59Kronika TEMA
Tahiri pret homologun gjerman/ Diskutohen krimi i organizuar, emigracioni dhe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri priti homologun gjerman Thomas de Maziere, ku ndanë opinionet dhe trajtuan format e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat e krimit të organizuar, emigracionin dhe azilëkërkuesit. 

“Policia gjermane do të sjellë ekspertizë që ne të arrijmë rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Tahiri.

E njëjta gjë u konfirmuar edhe nga ministri De Maziere  i cili tha se Gjermania pas disa javësh do dërgojë në Tiranë një ekspert për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

“Rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Gjermani, na kanë dhënë mundësinë dhe nxitjen e nevojshme për të forcuar bashkëpunimin tonë shumëdimensional dhe për këtë arsye ramë dakord që të ndërtojmë ura solide bashkëpunimi në kuadër rezultateve që kërkojmë në luftën kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është kryesisht e fokusuar në repartet e forcave speciale të Policisë Shqiptare nga njëra anë dhe nga ana tjetër në departamentin e krimit të organizuar ku pas kërkesës sonë Policia Gjermane do mund të sjellë ekspertizë të kualifikuar që ti bashkohet mbi baza permanente përpjekjeve tona për të arritur rezultate solide në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Ministri Tahiri në konferencën e përbashkët për media.

Referuar çështjes së azilkërkuesëve, Tahiri deklaroi se falë masave të marra nga të dyja palët, numri i tyre po reduktohet, ndërsa po rritet numri i atyre që po riatdhesohen në Shqipëri.
  
“Sipas të dhënave tona nga kufiri shqiptar, numri i azilkërkuesëve po reduktohet. Janë vetëm 0.6% më shumë kërkesa krahasuar me periudhën e një viti më pare”, u shpreh ministri i Brendshëm shqiptar teksa shtoi se pjesa më e madhe e azilkërkuesëve janë shqiptarë rezidentë në Greqi.

Edhe ministri gjerman De Mazierë i cili konfirmoi se numri i azilkërkuesëve gjatë muajve të fundit është reduktuar paksa.

De Maziere deklaroi se  shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të kërkojnë azil në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend demokratik dhe i sigurt.

“Ky është shqetësim sepse nuk ka asnjë arsye pse të vijnë njerës nga Shqipëria. Është vend i origjinës së sigurt. Nuk ka arsye pse të vijnë në Gjermani, nëse nuk ka përndjekje politike,” tha de Mazier.

Sipas ministrit gjerman shqiptarët mund të kërkojnë punësim në Gjermani vetëm duke ndjekur rrugët ligjore dhe jo duke kërkuar azil.

Vizita e ministrit të Brendshëm në Tiranë mori një vëmendje të posaçme edhe nga mediat kryesore gjermane, të cilat ndoqën takimin.

 

2 komente në “Tahiri pret homologun gjerman/ Diskutohen krimi i organizuar, emigracioni dhe azili”

  1. Genjeshtra e radhes says:

    ME SHqetson FAKTI, kur shikoj te Rinje Shqipetare qe kane MBushur Kafenet Greke ne Gjermani, duke “Pritur” Statusin e Azilantit…
    Te pakte jane ata qe marrin Inisjative te kerkojne Pune…..
    A erdhet per Punue???Athere kerkoni Pune dhe jo bene Giron e dites dhe Mbushni xhepat e Grekeve me Leke…lol

  2. pidhari prej brrari says:

    ik er pirdhu!
    shqiptaret jan me keq sot se nen rregjimin “diktatur” te enver hoxhs,prandaj po ikin.
    atehere rrinin ne shtpit e tyre dhe ju me ambasadoret tuaj faqezinj i genjyet “hajdeni n gjermani”
    tash qe jan me keq i thoni “rrini n shqipni”
    s kan buk me onger njerzit o shkerdhat!
    atehere te pakten hanin dhe respektoheshin.tash s kan ca t han dhe i vje tjetri i vret mrena n shtpi dhe ti thu s kan arsy!!!!!!!
    shkerdhatat nuk kan fund e mas! as hirearqi..
    jan gjithandej,ne rrug burg ministri…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje