Unë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfoli Grida Duma në konferencën për shtyp. Është një nga ekspertët më të mirë në fushën e konsulencës financiare vendase dhe ndërkombëtare, i vlerësuar nga Banka Botërore dhe me një eksperiencë rreth 10- vjeçare në atë fushë. Grida, e përzgjedhur për t’u përdorur për fundjava, foli pa ju dridhur syri, se ai ishte garues dhe fitues i një tenderi në OSHEE. Por, e vërteta është se ai jo vetëm nuk është fitues, por nuk është as në garë. Pra, është kokë e këmbë shpifje, që meqë është e rangut të ulët, ja kanë besuar Gridës. Po të ishte në garë, padiskutim që më shumë se kujtdo tjetër, i takonte atij, por ai tani vuan faktin që ka nënën deputete pa pushtet tek Partia Socialiste në pushtet.
Ky rast zbulon një plagë të rëndë për mënyrën se si funksionon pushteti i socialistëve dhe si po poshtërohen disa prej biznesmenëve të suksesshëm afër së majtës, për shkak të klientelizmit të Edi Ramës me biznesmenët e djeshëm, që ishin në paradhomën e Berishës dhe tani janë në paradhomën e tij.
Ajo që po ndodh është pak a shumë kjo gjë. Shumë nga biznesmenët e Berishës tani i shikon para- mbrapa Edi Ramës. Janë jo vetëm përfitues të mëdhenj tenderash, që nuk i përflet njeri, por dhe lobistë të mëdhenj të shpërndarjes së tyre. Në disa raste kur tenderat iu ikin nga duart për arsye që nuk varen nga Edi Rama, ata që kanë kapur këtë shtet, i telefonojnë Lulzim Bashës për të bërë denoncimin e radhës, dhe për të përbaltur rivalët e tyre të mundshëm në pushtetin e ri.
Ky është një rast tipik, kur një djalë i ri, i mirëshkolluar dhe i suksesshëm, përbaltet vetëm pse shikohet si rrrezik teorik, se mos i merr dikujt tenderin duke e goditur politikisht nga ata që erren e gdhihen në paradhomë të Edi Ramës. Të njëjtët nuk janë përfolur kurrë, as dje kur merrnin me Berishën, as sot kur fitojnë me Edi Ramën. Biles PD dhe kur duhet të flasë për ndonjë skandal që nuk e mban më vendi, nga ato nderet e mëdha që i bën Rama, por i ka të sajët, akuzon Edi Ramën, por nuk përmend emrat e tyre. Dhe mirë bën. Të vetmit emra që janë përmendur deri tani nga biznesmenët, janë Pandi Carapuli, i cili është vërtet mik i Edi Ramës, por është ndërtuesi ndoshta më i mirë dhe më cilësor i Shqipërisë dhe djali i Valentina Leskaj, që është një nga ekspertët më të mirë të konsulencës ndërkombëtare në Shqipëri. I pari është përmendur me emër, pasi u ka prishur punë në disa tendera ish- grupit të Berishës atashuar tek Rama, dhe ngaqë nuk ua mban të ankohen tek Rama, ankohen tek Berisha. I dyti është sulmuar pa fituar fare, se e shikojnë si jetim, që nuk është afër pushtetit, pasi nëna e tij është një deputete pa pushtet brenda PS.
Kjo luftë e pistë, e cila vjen për shkak të standarteve dyfishe që Rama aplikon me afërsinë ndaj biznesit duke qëndruar vende- vende “përtej së majtës dhe së djathtës”, bën që ish- biznesmenët e persekutuar, të cilët nuk afroheshin dot as për aplikim në kohën e Berishës, tani të jenë nën terrorin e njerëzve të Berishës që kanë kapur Ramën, dhe nuk guxojnë as të shkojnë në tendera. Në kohën e Berishës ishte aq normale që këta tipa të fitonin çdo gjë, sa askush nuk jua quante më shkelje. Tani të njëjtët meqë kanë kapur Ramën, po kthejnë në terror çdo përpjekje dhe për konkurrencë të ndershme në tendera nga kompani që kanë pasur kyçur bizneset për tetë vjetë. Janë pikërisht këta që diktonin pesë vite më parë gjoba ndaj biznesmenëve që Berisha i quajti të afërt me Ramën dhe që u bënte terror publik, që tani po i riterrorizojnë, duke i detyruar të qëndrojnë larg garave publike të hapura për të fituar punë. Për të gjithë ish- socialistët e persekutuar, që nuk afroheshin dot ne tendera publik, këta kanë gati një akuzë dhe një lidhje politike për t’i përbaltur, ndërsa vet që i kemi para- mbrapa Berishës, Argitës, Shkëlzenit dhe tani Edi Ramës, jo vetëm nuk kanë asnjë persekutim, (dhe mirë është që s’kanë), por ka një revansh të tyre për të mos lejuar garë të ndershme me biznesmenët që mendojnë se tashmë kanë të drejtë të futen dhe ata në gara. Thjesht se janë mësuar pa gara, por me pazare. Është pak a shumë siç ndodhte me gazetën TemA deri në vitin 2013, që nëse ndonjë biznes sillte reklamë, Frangaj çante telefonat e Berishës e Tatim-Taksave, sa detyroheshin biznesmenët të na jepnin lekët e reklamës, dhe të hiqnin reklamën. Sot Frangaj mer miliona nga qeveria, por askush nuk i bën presion askujt të mos bëjë reklamë tek ai, biles as kur bën vetë qeveria. Ne nuk i biem asnjë telefoni, se dhe po t’i biem, rrezikon që atë ta ngrejë po Frangaj, që rri në paradhomën e Edi Ramës.
Kjo është pasoja më e hidhur e pushtetit klientelist të Edi Ramës, i cili është keqkatandisur në atë farë feje, sa me pushtetin e tij, nuk u garanton dot as liri ekonomike miqve të tij, ndërsa atyre që i ka më pak miq, nuk u krijon dot shanse as të hyjnë në garë, duke i bërë të ndjehen si me Berishën dy vjet më parë.
Kjo i dashur Mero vjen nga ajo qe kemi thene se Rama eshte nje dhits i madh nga te fortet dhe nje persekutor qe kenaqet me dhunimin e te ndershmeve dhe te thjeshteve.
Ke shume te drejte.Shikoni rruget kryesore te Tiranes.Gjithe ndertimet pa leje qe nuk prishi jane ndertimet e te forteve qe i ndertuan ne fushaten e 2013 dhe i legalizuan ne Korrik-Gusht.Dyqane,lokale anes rruges dhe pallateve.
Rekordin e mban Bulevardi Petro Nini Luarasi.
Nga frika e te forteve nxori variantin se “duhen kompesuar”.Te kompesosh ndertimet pa leje qe u ndertuan e u legalizuan me korrupsion brenda 4 muajve te fushates.Ajde Kryeminister,ajde!
edhe ti si kjo duma je gazi i botes se sa here shkruan ti si kjo duma aq te mira qofshin tani na paske marre krahun mbrojtes se deri dje i shaje ata qe ishin fis e jo me djem deputetesh qe punonin ketu apo aty per kete apo ate.
SHIJA E HIDHUR E TRADHETISE SE 23 QERSHORIT 2013
SHIJA E HIDHUR E NDYRESISE E 21 JANARIT 2011
SHIJA E HELMUAR E FELLIQESISE SE 26 SKLLEVERVE TE GERDECIT
……ETJ……….ETJ……
Prisnim ndonje artikull per pallatin monster te incestmenit shkerdhen berisha dhe jo keto qyrret e edi rames apo diarrete e opozites kriminale
NJE KOMENT I BERE PARA DY VJETESH..TREGOI QE ATEHERE SE RAMA KISHTE LINDUR I VDEKUR
*********************************
Zoti Mero ka dy avantazhe të forta për të bërë një artikull në rastin e Mega-skandalit te Naftes Shqiptare për ti nxjerrë uje te zi trafikanteve & krimineleve te vendit dhe te jashtem por po i bie larg e larg.Ne rradhe te pare ai eshte profesional ne fushen e gjeollogjise dhe ne rradhe te dyte ka njohuri “te thella” ne pazaret disa qindra milioneshe te vjetra qe mund ti iki koka si Santos ose Oldashit nqs se i boton.Nyja gordiane është ALBETROLI..
Gjithçka po ndodhi me shitjen e Albpetrol dhe oferta marramendëse e dhënë nga firma Vetro SilkRoad prej 850 milionë eurosh, ngre shumë pikëpyetje dhe shton konfuzionin për të gjithë shqiptarët.
Shtrohen disa pyetje që nuk marrin përgjigje nga asnjë zyrtar i lartë i administratës. Ajo që duhet të ishte procedura më transparente në vend pasi bëhet fjalë për shitjen e një prej kompanive të fundit të mbetura në Shqipëri, po mbështillet me një “hije” misteri të jashtëzakonshëm. Një ndër pyetjet e para që këto ditë të vjen ndërmend është:
Pse po hesht Sali Berisha? Si ka mundësi që kryeministri nuk flet për firmën që ka dhënë shifrën 850 milionë euro, të paktën tre herë më të lartë sesa e kanë vlerësuar atë ekspertët e PattonBoggs që është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të vlerësuar këtë pasuri publike.
Si ka mundësi që kryeministri, i cili nuk lë rast për të prerë shirita e bërë deklarata, edhe për kontribute deri në 10 mijë euro për ndonjë shkollë, nuk flet për 850 milionë eurot që po jep një kompani e huaj e për më tepër që nuk ka një të kaluar në fushën e hidrokarbureve.
Po aq e rëndësishme për t’u bërë është pyetja: Pse po hesht Edi Rama?
Si ka mundësi që kryetari i opozitës, i cili ka deklaruar në mënyrë të kohëpaskohëshme se kur të vijë në pushtet do të shohë çdo lloj tenderi të shitjes së pasurive publike, nuk flet për tenderin e Albpetrolit.
Pse nuk ka kërkuar deri tani Edi Rama ndonjë informacion nga ministritë shqiptare apo nga qeveria shqiptare për transparencën e këtij procesi, kur në fakt asnjë nga mediat, nuk ka parë e nuk ka filmuar asnjë dokumentacion të kompanive pjesmarrëse në tender? Kush janë ata faktorë dhe aktorë që i mbyllin gojën opozitës?
Çfarë roli ka pasur në gjithë këtë proces Philip Reeker, i cili u gjend në Tiranë në një vizitë pesë ditore pikërisht në kohën kur hapeshin zarfat për shitjen e Albpetrolit?
Si koincidoi një vizitë zyrtare e planifikuar nga Departamenti i Shtetit pikërisht në këtë moment dhe çfarë misteri fshihet në takimet që ai zhvilloi me ndonjë biznesmen shqiptar?
Pse hesht ambasada amerikane në Tiranë kur përmendet fakti se konsorciumi fitues është firmë amerikane? Eshtë e tillë, apo siç thotë Pushkar se është firmë nga Singapori?
Çfarë e lidh Essad Pushkarin, qw pranoi publikisht se është ai personi pas ofertës marramendëse prej 850 milionë eurosh me Damir Fazlliç, i cili mbërriti në Tiranë vetëm 10 orë para hapjes së procedurës së tenderit, përveç fatit se të dy e kanë origjinën bosnjake.
Kush person apo qeveri qëndron pas Essad Pushkarit? Kemi parë një djalosh të ri, i cili është ngatërruar sa në Baku, aq edhe në Libi, sa në prezantime si model, aq edhe nëpër punëra biznesi. Sa në kompani konsulence, aq edhe në skandale si ajo me ambasadorin amerikan Dell në Kosovë. Essad Pushkar, nga prezantimi i deritanishëm, duket se nuk është personi kyç në këtë lojë të madhe me shumë të panjohura, por thjesht një gardian i lëvizjeve në Tiranë.
Pse komisioni i vlerësimit të ofertave nuk nxorri publikisht garancitë bankare të ofertave që u dhanë në tender nga të paktën 5 firmat? Sa është garancia e dhënë në bankë nga firma “Vetro” dhe në cilën bankë është vendosur ajo? Pse nuk nxirret publikisht garancia e ofertës së kësaj firme dhe firmave të tjera pjesmarrëse në tender?
Ku shkuan mbi 100 miljon dollarët e garancive bankare të ofertave që u depozituan në Credins Bank të të ndjerit Artan Santo.
A ka dorë Berisha në gllabërimin e këtij 100 miljon dollaresh ,nqs dikush do vriste me pagese Santon,..A ka lidhje blerja dhe shitjaper pak dite e klubi Italian Parma nga kollovarët e Tacit te Sllobodanka Bullatovic ?
A duhet të nisin ketu investigimet e eksperteve te FBI (mbasi paskan ardhur ne Tirane) apo do mbyllet si 21 Janari ne favor te Berishes,Fazllicit dhe Patton Boggs-it ??
Dhe ne qofte se hapen letrat e “dekriminalizmit” te naftes shqiptare sipas asaj demokracie dhe shteti ligjor qe pretendohet ne perendim do te nxirret llumi dhe qelbi i zi ne parine e tiranes dhe
në disa derivate te mafjes nderkombetare ne Europe dhe Amerike,që zor se besohet të ndodhë…
************************************
me falni se harrova
dhe pak dite do festojme dy vjetorin e vrasjes gazmore te sokol olldashit ku do na tregojne qyfyre astrit patozi,missile doda,dhe nipi i tij ERMAL MAMAQIU qe masterbon me vrasesit e dajes.
nuk do rrine pa derdh lot korkodili dhe PS e edi rames ne kete ngjarje qe tregoi se PS u tregua po aq kriminale sa PD….Kujtoni vrasjen e Xhindit qe dihen autoret,,dhe PS MBAJTI VETEM DY MINUTA HESHJTE..KURSE PER OLLDASHIN O BE VARRIMI ME KOMIK qe eshte bere ne shqiperi….eshte hapi i pare qe edi rama tregoi veten..dezertor dhe tradhetar..kurse sot jemi te vonuar…dhe ndyresisht te tradhetuar..
Po ti Mero, perse nuk i permend emrat e biznesmeneve te Berishes qe rrine rrotull Rames ???
Rames i shpetojne tendera?!?!?!
Na shkrive se qeshuri Mero!
Po cunat e KPP perse e marrin rrogen, kot? Rogen dhe kockat qe lene big-et e kryeministrise.
Shpifje e rangut te ulet sic esht grigja e rrugve…fiks e ke then Mero.
Pse o Mero, a ka me shume se kaq klientelezem?
Si do qe te jete, kompania e çunit te nje deputeteje mund te kishte ofruar asistencer teknike dhe kabllo me te lira, por jo konsulencen e duhur antistres, e cila eshte diçka totalisht e pamatshme!
Praaaaa, edhe klientelizmi duhet analizuar pak me më shume realizem qe te mos ngjane editorialet kaq poshte. NUk ke pse e ul nivelin per një mik apo çunin e mikeshes… Presim me shume nga ty.
sakte…. mua me kujtove qe Leskaj dhe Baze jane nga Tepelena …. verosibilmente , do thoshte italiani, …kane ndonje lidhje miqesie….
Mos e shani Kocon, por shani Ramen, qe e ka kapur Koco prej me se 15 vitesh dhe e vjel ne menyre porfesionale. Qe nga rruget e Tiranes, qe i jepte Rama e deri tek vjedhja profesioniste qe i ben naftes shqiptare e aseteve te tjera.
Bile gjithe zbulimet arkeologjike te Apollonise, vendeve te tjera antike dhe ikonave Koco Kokedhima ka bere nje bande me hajdute antikiteti, qe i paguan me rroge tek Albpetroli dhe kane mbi dy vjet qe vjedhin per llogari te tij.
I sygjeroj prokurorise te kontrolloje katin e siperm te pallatit te Kocos, se do te gjeje antikitete e ikona te vjedhura ne permasa skandaloze.
Por te nderuar socialiste te lodhur, KOCO KOKEDHIMA KA PER T’JU MARRE PARTINE SOCIALISTE dhe do te shenderrohet ne nje Sali Berishe te dyte.
Prisni dhe shikoni.
Mos thoni qe nuk ju thashe.
Kur te ndodhe me coni e-mail: [email protected]
O mero po u lodhe duke sajuar me keq se PD a derezi…….Po ti tek paradhoma qendron qe i sheh kush hyn e del? Apo i sheh nga aneksi atij qe te paguan ……
Une nje gje nuk kuptoj. Kush mund te ma spjegoje. Pse u dashka bere tender me vlere 700 milion leke te reja, per te luftuar stresin e punes tek punonjesit e OSHEE.
-Nese vertet eshte e nevojshme qe te behen leksione kunder stresit ne pune, une pyes:
-Perse kompania OSHEE , nuk mer ne pune sociologe dhe psikologe qe te zhvillojne mesime kunder stresit dhe problemeve te punes me punonjesit e saj?
Me shtateqind milion leke te reja mund te punesohen mbi nje mije punonjes te tille. Sigurisht qe OSHHE, nuk ka nevoje per kaq psikologe, por e shumta per njeqind te tille. Dhe njeqind punonjes me page 60 mije leke te reja do te mernin 6 milion leke te reja ne muaj ose 72 milion ne vit. Pra kursehen 608 milion leke.
Ma spjegon dot njeri kete?
Or Lym,
Tender dhe prokurim dmth “hajde çuna vjedhim ndonji lek nga ato qi kena bo duke fut robt n burg e duke kry vetvrasje!”
Po mblidhen leket e gara osht bo ene mo e fort kush vjedh mo shpejt e mo shum.
E tha Ed Shalsi ” nuk fo vjedhim si kta”. Shume me shume e shum ma fort e ma shpejt!
A di njeri t me thot se ku shkun 700 mljon euro t FMN!???????
Gazeta Tema je bere shume e peshtire,po zevendeson gazeten 55,je kthyer ne identitet perpara fushates se 2009 kur ne pushtet solle Sb,dhe fill 2 vjetesh kur tu prishen pazaret prej tij,fillove dhe ncirje cdo gje qe deri dje dije per Sb kur tu prishen interesat e tuaj,fill mbas 2 vjetesh ne qeverisjen e Ps dhe Edi Rames po ben te njejten gje,kur te prishen interesat e tua,beshtyn dhe shfryn pa te keq,madje dhe shpif,gjynah se dalengadale po humb shume lexues,kisha shume respekte per gazeten Tema,por tani respektet po me vaniten dita dites,ju pershendes dhe kthjellohuni pak,lerini mllefin dhe cinizmin,madje dhe shpifjen e trashe qe po bene per Ed Ramen,dhe as nje denoncim per ministrat e korruptuar dhe Ilir Floririn,mesaduket te paska kapur mire Ilir floriri
O Argita, e pe qe Ramen ne Hong Kong e shoqeronin Samiri nga nje ane dhe Klodi i Spitalit Amerikan nga ana tjeter? Apo jane shpikje keto?
“Djali i nje duputeti(e)nuk fiton dot tender ne Shqiperi”-ky eshte nje absurditet qe po te thuhej edhe per ne Suedi,edhe atje nuk do ta besonin.
Cdo gje mund te pritej,por kjo qe po ndodh vertet eshte fale shpirtit te korruptuar qe ka Edi Rama.Shume socialiste e thonin sa mori pushtetin qe tani shikoni ta beje qeverine si bashkine dhe kjo nuk zgjati shume dhe e them me keqardhje dhe zhgenjim.Ju them vetem nje fakt dhe do dali shume shpejt se SHPRESA BRECANI fiton edhe me shume tendera duke u mburrur qe ja edhe pse sjemi ne pushtet me mire na shkojne punet se te pakten tani nuk thone qe kishte korrupsion vetem ne kohen e Saliut dhe behet fjale per shifra marramendese qe gjoja ajo auditon.Ka zera qe ja jep Meta!!??SUKSESE PS-se..haha
Nuk e kuptoi: u fol e u sterfol me te madhe per difektet dhe menyren qe qeveriste opozita e sotme,u premtua dhe cfare nuk u premtua,u fol me te madhe per bemat e Berishes,per Gerdecin,per Detin,per Rrugen e Kombit,per 21 Janarin e shume te tjera.
Mire per shume gjera qe mvaren nga Drejtesia e korruptuar dhe duhet te behet gjoja reforma ne drejtesi qe te zgjidhen,po keto te tjerat qe nuk lidhen me sistemin e drejtesise?
Po koncensionet,po gjithe pasurit natyrore kombetare e shume te tjera.
Deri tani po shohim qe po goditet shumica dhe ata qe kane livadhisur po vazhdoin te livadhisin.
Eshte i paafte, Mero, megalloman dhe i korruptuar.
Nuk do shume mend per ta kuptuar.
Duhen zgjedhje te reja!
O Gazeta tema me te vertete keni filluar ta dhisni fare gazeten tuaj . Po me ngjani si gazeta e pd Rilinja Demokratike .Lereni o qeverine te punoje . Ju dhe Saliu e te gjitha shkarravinat mediatike vetem shpifni dhe vetem shpifni . sHIKOJE REZULTATIN MBAS 4 VITESH . POPULLI DO TA VOTOJE PERSERI EDI RAMEN 56 PERQIND.
Me vonese o Mero , por me ne fund e more vesh se kush eshte Edi hajduti .
Mero baze e di fort mire kush eshte njeri dhe kush eshte tjetri.
Por ka ardhur koha qe Mero te analizoje me seriozitet klimen e tenderave dhe te prokurimeve sot. Si dhe ta ballafaqoje me listen e premtimeve per secilin pushtetar.
Mero, nuk ke info te sakta kete here.
90% te tenderave fitohen nga militante te PS.
Duhet pak me shume realizem ne pershkrimin e aktualitetit.
Cilet jane kto emra!?
Na jepni info te plot se po duket me shum si shantazh e jo si artikull
Pse paska PDja biznecmena? Jooooo
Carapuli e Papuli e Vilma kan emba, po kta t PDse a kan emna e mbiemna?
Nuk I besoj fort ketij artikulli qe kur the qe valentina Leskaj eshte pa pushtet ne PS. Eshte nje nga me te fortat madje.
Shihe pak kur cuni i Valit te kapi edhe tenderin per Re-inxhinierimin e sherbimeve publike tek ADISA e Milena Haritos. Qe pa u shpallur dihej qe do ta merrte ABCONS. Mero, e ke me Sandrin dhe mire e ke, por mos na i nxirr pa mbeshtetje cunat e Valit se nuk jemi kaq idiote.
Mero, ky eshte editoriali me i dobet qe keni shkruajtur deri me sot. Biles ky artikull tregon qarte se Ju z.Mero jeni me klient se vete Frangaj @co.Pse nuk trajton fenomenin, e konkretisht nese eshte zhvilluar ky tender absurd, apo jo?.Nese po, cila eshte aresyeja dhe kush ka qene iniciatori i zhvillit te tij?.Pastaj, si ka mundesi kaq mbrojtes i flakte i V.Leskaj dhe djemve te saj?.Mund te investigosh se, cila ka qene pasuria e kesaj zonje para se te zgjidhej deputete e parlamentit shqiptar?. Cila eshte pasuria aktuale e Valentines dhe familjareve te saj?. Si ka mundesi qe vetem femijet e politikaneve apo miqve e familjareve te tyre, jane me te zgjuarit dhe me te pergatiturit?. Ne ciloin vend jane diplomuar dhe me ç`fare lekesh?. Perse asnjeri prej tyre nuk eshte arsimuar ketu?.Po me vete sistemin arsimor Universitar e parauniversitar, perse nuk e trajtoni si teme z.Baze, pasi eshte me skandalozi qe mund te eksistoje?.Sa shume tema ke per te trajtuar z.Baze, dhe sa i vogel tregohesh duke mbrojtur femijet e politikaneve, pmv se mund te keni te drejte. Respekte e pune te mbare.
Pandi Carapuli ndertues I mire ?!?! O Mero mavrija ndro modelin e flokeve dhe kap ndonje lek nga Meta.
Carapuli kur bie fjala per ty e di cfare thote? “Provincial pa din e imam. Me mire te mos e njohesh”
Perkedhele sa te duash Cara-pilin ste con tek paradhoma e Rames . Sa per ndertues I mire ky mashtruesi Carapandi ta shet nje meter katror nje kat te katert nga veriu 2500 euro. Beji fresk beji se gishtin nje bythe e ke edhe ti edhe Rama
Nuk ka justifikim per kete korrupsion. Jemi popull i mallkuar te vuajme te poshteruar. Ky portal po kthehet ne justifikuas te paudhesive qeveritare. Me vjen keq.
CUNI I VALIT ME ANTISTRESIN. SE KUPTOJ CFARE LIDHJE KA?
RAMA ESHTE NJE RR.K QE SE KA BOLEN. RAMA FLET SI PALLE QE ESHTE DHE ANKOHET SE E KA GJETUR SHTETIN ME BORXHE DHE ABUZIME POR PER KETO NUK SHKON NJERI NE PRANGA, NE PRANGA RAMA DERGON ATA QE MEZI NXJERRIN BUKEN E GOJES.
ME ESHTE PESHTIROS KAQ SHUME SAQE MEZI PRITA TE MERRTE PUSHTETIN DHE MEZI PRES QE TA SHIKOJ NE RRUGE SI LANGARAQ.
KISHA DEGJUAR QE ESHTE BUKESHKAL POR E MENDOJA QE PER INTERESA TE PRISHURA NJERZIA FLISTE POR ME TE VERTET ESHTE ME SHUME SE AQ.
Kryesise e Ps dhe mafiozet rreth saj u pasuruan ne kohen e Saliut.Erdhi koha ti kthejne nderin.
Valentina Leska ka dy djem qe do ti kishte zili cdokush si djem te edukuar, shkolluar dhe me kulture..Ata Kane te drejte te marrin pjese ne ndertime apo investime si cdo qytatar i ketij vendi dhe do ti Benin nder vertete vendit..Nuk jane si femijet kriminele te babait killer, Berishes, as te pergojuar si shume femije politikanesh te tjere por jane qytetare te ndershem te ketij vendi…Pergojimi i tyre Ka per qellim barazimin e dy qeverisjeve, te Berishes she Rames,por ketu Ndryshimi eshte nata me diten…Lerini njerezit e ndershem te ketij vendi te japin kontributin e tyre ne ndertimin e asaj Shqiperia, qe nje femer perverse dhe Mashtruese si Grida(bashkeadministratore e shoqerise mashtruese Kristian Construksion) dhe Partia e saj e kriminalizuar me themel..
Po Rama po te ishte I sakte nuk e linte Berishen dy vjet ti thote qelbesire e psikopat e me tej.Pale te merrejme kerkesen e 1 million njerezve per ndjekjen penale te Berishes.Thjesht eshte nje kaqol kur I tha Av.Ngjela, por qe ka reth vetes ca kaqole te tjere dhe shume me teper ushtare te Saliut ne Prok, Drejt, Shik e Presidence, del pa gje fare ndaj u bie njerezve me reforma.Reforma niset nga Saliu o kaqol, por aty nuk e len Meta I bllokut te zi.
Nuk ka si te ndertohet shtet kur ne krye te atij shteti eshte Imorali.Analizoje shteitin qe ndertoi Imorali Enver se cfar e gjeti ate shtet as 5 vjet mbas vdekjes se tij dhe me e keqja e se keqes eshte se cfar e gjeti shqiperine me shtetin qe ngriti Enver Imorali..Ne te gjith boten e perpararuar ka standarte zgjedhjeje qe eshte definitivisht indiviti dhe ai indivit duhet te jet patjeter njeri me moral te paster nga te gjitha drejtimet se ndryshe shteti b ne vend qe te ndertohet shkaterrohet sa do qe ta e mbash me diktature me kufinj me tela me gjemba por vjen dita qe ato telat me gjemba ndryshken dhe kufifri vetvetiu hapet. me thuaj si te quajne dhe te them se kush je.neve e denim shum mire se kush ishte Imorali por u mashtruam me mashtrimet e PPSH qe sot quhet PSSH.dhe tani e mbani me shendet prasin ne Byth se ate kerkuat
Rama eshte nje bastard dhe mosmirenjohes i papare, totalisht frikacak dhe i paafte, i rrethuar nga nje turme servilesh.
Rama eshte tashme prej kohesh plotesisht i nenshtruar ndaj Berishes dhe hajduteve e maskarenjve perreth te tij.
Rama eshte fatkeqesia me e madhe e PS dhe zhgenjimi me i madh i shumices se shqiptareve, atyre qe luftojne çdo dite me mish e me shpirt per nje Shqiperi me te mire e me prane Europes!
Harram qumeshti i nenes qe te rriti o Rama, persa kohe qe pisi Berisha rri e ferkon i lumtur duart e tij te gjakosura…
Kot ankohesh o Mero Baze. Ti e di fort mire se si çunat e Dades bejne kerdine me biznese.
Ti po e sheh shume mire se si Intech+ vetem se po pasurohet me tenderat. Ti nuk thua asnje fjale se ç’po ndodh me Albpetrol. Ti nuk ndjehesh aspak se çfare po ndodh me OSHEE. Asnje investim dhe hopla!!! Tender antistres!!!
Do te qe turp e pafytyresi te merremi me cunat e Valit, sepse edhe nese kane bere gje, jane te rritur dhe mbajne pergjegjesi. Te pergojohen nuk eshte mire.
Ppr edhe te shpikesh tendera te paqene e te çuditshem, vetem e vetem te vidhet si ne gare, edhe kjo nuk me duket aspal normale.
KLSH duhet te derhyje sa me pare.
Ej ti Shemsi ,mos bej gabim te krahasosh cunat e Dades me cunat e Valit se jane 1000 vjet drite larg tyre . Djemte e Valentines kane punuar dhe vazhdojne te punojne me dinjitet dhe vertet jane shume te zote . Ku eshte shkruar qe te mos marrin pjese ne tendera publik dhe mos ti fitojne, kur dine te punojne shume mire dhe ta bejne punen per se mbari .
Kjo historia e Grides si e grides qe eshte ,duket mashtrim dhe shpifje se me aq leke sa thote kjo shtroheshin disa linja te 20 kw .
Po grida i ngateron me veten qe kur ndertonte pallatet i shiste apartamentet nga dy here sa e beri Rolandin te vente ne burg .
@ PROGONATI
Te kerkoj ndjese ty dhe te gjithe çunave!
Ishte vetem ne kuader te krahasimit te lidhjeve nepotike dhe perfitimit ndaj pushtetit, i cili eshte i pamohueshem. Nuk eshte rastesi, ne fakt.
nejse, edhe zonjen Grida nuk eshte mira ta pergojojne politikisht sikur te qe nuk e di se kush… Nuke njoh aspak dhe nuk dua ta njoh, por nese ka probleme me moralin apo etiken, tek e fundit i ka per vete, jo per thashemthemnaje gazetareske.
Mero nuk i ka informacionet e sakta.
Ky editoria do te ribehet dhe riciklohet ne format me realist.
Jo Mero, nuk fillohet shkrimi ne ofendime publike ndaj askujt, sado e perfolur apo e papelqyer te jete edhe per ty!
Sado i afte te jete cuni i Valit, nuk besoj se ka nevoje per mbrojtje apo suport nga ty. E kunderfa do te qe e vertete. Ne kete rast bere fiasko sepse duket se ti ke nevoje oer te dhe verdhushkat e tij.
ky i mirshkolluari oikerisht tani po na merr tendera mo mero??
edhe ai qe mori hekurudhen i mirshkolluar ishte???
VAJMEDET per ty o mero qe esht thyer lapsi dhe nuk di se si ti dalesh ne krah ketyre maskarenjve
kisha degjuar per njerez te stresuar nga hallet varferia etj etj ,por te flitet per nje tender antistres, ne nje ndermarrje cilado qofte ajo,eshte nje cmenduri e madhe qe kalon cdo kufi mos eshte fjala per ndonje kualifikim se per antitres,vetem mashtruesit hajdutet me cizme mund ta krijojne dhe keto futen te cudirat GINEES SHQIPTARE.MJER POPULLI.
ANTISTRES ??????? JANE PSIKOLOGET QE MERREN ME KETO TERAPI .
SA PER DJEM TE MIRE DHE TE SHKOLLUAR JASHTE ,KA SHUME SHQIPETAR NDOSHTA, SHUME ME TE MIRE ,POR NUK KANE MUNDESI TE KAPEN ,PASI NUK KANE MAMANE DEPUTETE .
JU LUTEM MOS E JUSTIFIKONI NE EMRIN E SHEMBULLOREVE !!!
Eshte shume e ulet menyra se si ky gazetar merr ne mbrojtje nepotizmin,korrupsionin e hajdutllekun e pales qe e pagon dhe i kundervihet nepotizmit,korrupsionit dhe hadutllekut te pales kundershtare.
Bravo MERO djali !
Me kete qe na the kesaj here na u neverite perfundimisht.Nuk po hyj me ne detaje te shkrimit se do ishte kulmi pastaj e sja vlen me .
Ke marre fund o derezi ti dhe gazetaria jote
Mero hidhi nje sy dokumentit te shplalljes fitues te djalit te Leskajt per tenderin ` anti stress` ku I kerkohet te shkoje e lidhe kontraten
zoti Mero..
kam qe nga 2008 qe komentoj ne kete gazete me qellimin e vetem per te rrezuar dhe denuar sali bishen.
me keqardhje ju them qe kemi deshtuar ne kete mission atdhetar.
eshte mire qe te mbyllni angazhimin tuaj politik apo ekonomik dhe kthejeni ne LIFE STYLE se keni humbur tre beteja:
1-nuk keni mundur te beni nje shtet me te mire se I enver hoxhes (nuk flasim per ideollogji)
2-keni deshtuar ne finale e 23 qershorit 2013..qe ishte prangosja e berishalese.
3-po humbni shansin qe ti thoni shqiptareve se Edi Rama me deshire apo pahir po kryen nje tradheti kriminale ndoshta I tredhur nga paneli I xhambasdoreve te tiranes.
Mos na beni te dyshojme qe gjithe ajo “lufte e madhe” me berishen ishte me motive personale dhe aspak atdhetare
Nuk ka rendesi se fitoi cuni i valor
MOS ai dota fitonte ndonje tjeter
Po ceshte kjo para qe derdhet lume
Epopulli i shkrete vuan
Do te trajtohen punonjesit e oshe se
A Kane me shume stres ATA se mjeket fjala vjen mesuesit etj
Cdo professionale ka veshtiresite e veta.
Por atyre punonjeseve te oshese
Sua ndjen fare per njerezit qe shkojne te kujdes ndaj klientit
Ly e zhgry e takat si ne sfilate.
Te sorrollasin lart e poshte
Kot me kot.
Kjo shqiperi paska qene e krimbur
Ne para lum kush e ka kismet ei ha
Shqiperia asnje alternative nuk ka
Ngado qe ta ktheje koken
Majtas djathtas
Njelloj e ka.
Mero, si gjithnje i paarritshem! Bravo per qendrimet qe mban dita dites dhe di te ruash distancen ndaj cilitdo te pushtetshmi.