Fatura e pronave/ Për 10 vjet, 50 miliard lekë cash dhe 85 miliard fond fizik

9 Nëntor 2015, 16:47Sociale TEMA

Qeveria bëri për herë të parë publike faturën financiare që do të shpenzojë në dhjetë vitet e ardhshme, për të kompesuar pronarët e shpronësuar gjatë regjimit komunist.

“Projektligji vë në dispozicion të pronarëve për herë të parë një vlerë financiare prej 50 miliardë lekësh, që do të thotë rreth 10 herë më e madhe se fondi financiar në këto10 vitet e fundit deri tani”, tha drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato.

“Burimi i financimit është kryesisht të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, kjo është pjesë e integruar e buxhetit”, u shpreh Erjon Luci, zv.ministër i Financave.

Veç fondit financiar, agjencia ka në dispozicion edhe një fond fizik, vlera totale e të cilit llogaritet rreth 85 miliardë lekë dhe që përbëhet nga objekte, tokë bujqësore apo pyje e kullota.

“Ka ende tokë bujqësore për tu identifikuar dhe për tu vënë në dispozicon të këtij fondi fizik, sikurse pjesë e tij do të jenë dhe vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Gjatë trajtimit të rreth 11 mijë dosjeve që presin të trajtohen, nëpërmjet zbatimit të formulës që jep ky projektligj”, tha Qato.

Në total, Agjencia ka 26 mijë kërkesa për kompesim, të cilat ngrenë pretendime mbi rreth 75 mijë hektarë tokë. Por për opozitën përmes këtij ligji qeveria nuk u jep pronarëve atë që meritojnë

“Në këto rrethana ndërhyrja nga ana e qeverisë duke mënjanuar flerën e tregut si kriter të vlerësimit dhe duke referuar statusin e pronës në momentin që lidhet me të, në momentin e shpronësimit pra, në kohën e regjimit komunist, sigurisht që largon shumë vlerën reale, nga e drejta për të përfituar nga prona që u shpronësua në mënyrë ilegjitime kësaj shtrese shoqërore”, tha deputeti Ridvan Bode.

“Këtu flitet për një interes të mirëfilltë publik që përfaqëson nga njëra anë interesat shumë të drejta të pronarëve të cilët pas gjithë këtyre viteve zvarritje dhe vitet e mëparshme kur është privuar nga e drejta e pronës duhet tu rikthehet në një mënyrë, brenda mundësive të shtetit të realizohet kjo e drejtë”, tha Qato.

Sipas Agjencisë, kompesimi që do të marrin pronarët do të përllogaritet mbi bazën çmimeve që ka përcaktuar qeveria në hartën e vlerës së pronave./ TCH

7 komente në “Fatura e pronave/ Për 10 vjet, 50 miliard lekë cash dhe 85 miliard fond fizik”

  1. tfgs1 says:

    te konsiderohen te pavlefshme prej qeverise gjithe qitapet/tapite e suniteve pasi nuk jane origjinale dhe jane te dhena nga pushtuesi turk per sherbim ndaj sulltanit……….

    1. psikollogu says:

      Pata këshilluar disa senaca analize me psikollog të mirë,
      por duket e qartë se nuk e ke dëgjuar këshillën dhe
      pasojat tregojnë se po thellohet sëmundja.A…se harrova.
      Pronat duhet t’ja ktheni patjetër pronarëve sepse bie
      e gjithë struktura bazë e demokracive perëndimore
      që është shenjtëria mbi pronën private.
      Por ju auk e dini se jeni pak paqef..nga mendja desha të them.

  2. Arber says:

    Ne Shqiperi po kthehet Feudalizmi! Rrofte Sali Berisha!

  3. elva says:

    Sipas te dhenae te artikullit : 75 mije hektare * 10’000 me/ha = 750 milion m2 toke qe duhet kthyer pronareve ose kompensuar.
    Vlera totale e kompensimit financiar, plus kompensimit fizik, propozuar nga qeveria eshte 135 miliard lek, dmth rreth 1 miliard euro. Pra toka do te kompensohet me nje cmim mesatar rreth 1 euro/m2

  4. A says:

    Te gjitha keto veprime te Qeverise te Partise Socialiste me EDI RAMEN ne krye jane veprime te pavleshme dhe te jashteligjeshme ne lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronareve te ligjshem, te vertete dhe te trashiguar qe i quajne ish-pronar. Mba gjysmes se muajit TETOR 2015 Qeverise shqiptare i ka ardhur nje shkrese nje dokument nga Gjykata e Strazburgut, Keshilli i Evropes dhe Bashkimi Evropian, ME ULTIMATUM, qe te ANULLOHET te gjitha legalizimet brenda dates 30 NENTOR 2015.
    Gjithashtu Gjykata e Strazburgut ke bere te qarte qe Qeveria Shqiptare te anulloje 20 LIGJE qe jane ne flagrance te plote me Kushtetuten e Shqiperise,qe kjo gjykate nuk i njeh s’bashku me te gjitha institucionet zyrtare te Bashkimit Evropian. Ligjet e anulluara fillojne qe nga ligji Nr.7501, date 19.07.1991 dhe mbarojne tek ligji Nr.9948, date 07.07.2008.
    Prandaj pronaret e vertete te tregohen trima dhe jo langaraq si jane treguar deri tani qe te drejtat e tyre ja paten lene Partise Demokratike me Sali Berishen i cili u par perbetuar qe te drejtat dhe interesat e pronareve ligjitim do ti mbroj me perkushtim. Kur ne fakt beri te kunderten. Kurse Partia Socialiste me EDI RAMEN, nuk eshte angazhuar per te mbrojtur pronaret e vertete, ish-pronaret, por po vazhdon me vetmohim legalizimin e pronave te grabitura dhe te vjedhura.
    Prandaj pronaret ligjitim me kerkesa, me letra, me dokumenta t’ja nisin perfaqesuesve te Bashkimit Evropian dhe disa ambasadave kryesore ne Tirane, perfshi edhe ambasaden e SHBA dhe te gjitha Institucioneve Zyrtare neper Evrope duke demaskuar politiken mashtruese, genjeshtare te TRE partive kryesore si PD, PS dhe LSI me kryetar respektivisht SALI BERISHA/ LULEZIM BASHA, EDI RAMA dhe ILIR META, qe ky fundi i fundit ka patur Miinistrine e Drejtesise. Pronare veproni sepse nuk ju jep njeri gje, pa kerkesa te vazhdueshme.

  5. psikollogu says:

    Ka edhe zgjidhje politike nëse nuk doni të paguani.
    Shteti të bëjë një ligj që të lirohen të gjitha tokat e zanuna
    kështu që pronarët marrin tokat e veta dhe shteti
    nuk detyrohet të paguajë asnjë kacidhe.

  6. LIGJI says:

    PO CPUNE KEMI NE SI POPULL ME FATURAT ( QE JANE PER FAJ TE ZYRTAREVE_) ……??!
    JEPUNI PRONAT QE U TAKOJNE DHE AJD MIRUPAFSHIM …!!!!
    APO VJEDHIN ZYRTARET DHE DUHET TUA SHLYEJNE NE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje