“Smart OSHEE”: Matës elektronikë dhe karta me parapagim të energjisë

12 Nëntor 2015, 17:23Ekonomia TEMA

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, zbardhi sot disa nga projektet e kompanisë që lidhen me matësit elektronik dhe kartat me parapagesë të energjisë elektrike.

I ftuar në forumin “Smart Balkan”, kreu i OSHEE foli për herë të parë, për idenë e kartave me parapagim të energjisë së konsumuar dhe matur nga matësit elektronik.

Përveç smart meter kemi nisur vendosjen e disa matësave të tjerë elektronik që u bëjnë të mundur lexuesve të bëjnë këtë veprim në mënyrë automatike.

Kjo eleminon të gjitha problemet e mbifaturimit dhe nënfaturimit.

Synojmë të nisim me projekt pilot edhe printimin e faturave në kohë reale nga lexuesi përmes paisjeve të veçanta. Kjo do të thotë shkurtim kostosh për kompaninë pasi ka kosto pë printim fature, kosto për shpërndarje fature.

Duhet të mendojmë smart për të vjelur sa më shumë të ardhura por edhe për të ulur shpenzimet pasi kompania ka nevojë për para për investimet.

Me vendosjen e matësave elektronike ne do të hedhim edhe kartën me parapagesë të energjisë.

Po eksperimentojmë dhe jemi në fazë laboratorike të kësaj ideje.

Konsumatorët mund të shkojnë drejt përspektivës që të marrin energjinë me parapagesë”, deklaroi kreu i OSHEE, Çela.

Ai shtoi se, në javët e ardhshme do të bëhet promovimi i kioskave të informacionit të cilat do të vendosen në ambiente publike, në qendra tregtare në disa qytete të mëdha.

Fillon në Durrës, Tiranë e Elbasan ndërsa më pas shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Në këto kioska nuk mund të bëhet vetëm kontrolli i faturës dhe pagesa e energjisë por edhe të bëjë ankesa e të marrë statusin aktual të shqyrtimit”, përfundoi administratori Adrian Çela.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Smart OSHEE”: Matës elektronikë dhe karta me parapagim të energjisë”

  1. kuq e zi says:

    kjo do ishte ideale
    tani dua te shoh kush do jete kunder ketij projekti sepse askush nuk ankohet per rikarikimin e celulareve per lloqe tere dites
    ndersa per energjine do dalin kushedi sa e sa pretekste

    1. Argita_B says:

      Matesat me parapagese jane propozuar qe ne vitin 1995 ne Shqiperi nga nje kompani izraelite. Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko kane qene te gjithe ne dijeni te projektit dhe askush nuk e aprovoi. Nese diçka e tille do te ishte aplikuar qe ne 1995, sistemi energjitik shqtar nuk do te ishte ne kete gjendje te mjerueshme sot. Njerez qe kakarisin parlamentit shqiptar gjithe diten sot duhej te ishin futur ne burg per korrupsion e shlaterrimin total te elektoenergjitikes shqiptare. Hajdutet me te medhenj te pasurive kombetare sot i kemi kruyetar kuvendi, minostra, deputete dhe askush nuk pergjigjet perpara drejtesise.

  2. Goni says:

    Tjeter skeme per te grabitur ose me sakte sa per sy e faqe. Fizibiliteti i ketij plani eshte zero.

  3. Orion says:

    Cela nuk ka qene nxenes i zgjuar ne shkolle.
    Duhet pare se ato qe thote jane endrra qe i ka pare vete apo jane te Rames.

  4. Ore hajdute me cizme says:

    Ky mund te mos kete qene i mire ne mesime se po te kishte qene do te ishte intelektual jo hajdut me cizme. Te vjen te ulerasesh di biesh malit me grusht si thote nje nga poetet tane te shquar kur degjon keta sharlatane te flasin per matesa smart kur ne rrjetin elelktrik mungojne gjerat me elementare. Keta sharlatane nuk shikojne te ndreqin rrjetin se e kane ne kushte mizerabel por shikojne te vjedhin me projekte fantashkencore. O hajdut se pari bej kabllimin e Tiranes, te qendrave te banuara, ndricimin si i takon cdo qendre te banuar se jemi i vetmi vend ne Evrope qe ska qytete te ndricuara e jo me fshatra. Me kujtohet kur isha i vogel ne fshatin tim kishte disa llamba qe ndriconin rruget. Ishte nje fshat i vogel malor. Sot jetoj ne qender te Tiranes dhe rruga ku banoj eshte e mbytur ne erresire. Keta hajdute parate qe i mbledhin nga populli i vjedhin me lloj lloj projektesh qe as vendeve skandinave nuk i cojne neper mend. Le te rendite ky hajdut cilat vende te europes kane implementuar aparatet e energjise smart. Le te thote ky qelbesire pse harxhon 700 milione leke te reja per trajnime boshe dhe kerkesave te banoreve per vendosje sahatesh u pergjigjet se nuk ka baze materiale. A mund te thote ky qelbesire se pse nuk i zgjidh keto ceshtje kaq te thjeshta por ka akoma njerez qe faturohen afrofe. Pse nuk nxjerr nje urdher ky qelbesire per te pajisur te gjithe konsumatoret me mates te thjeshte qe e ben punen shume mire por flet per salltanete te panevojshme. O hajdute boll se na bete per te vjelle. Po na beni te lutemi per kthimin e Sait dollapit edhe njehere.

    1. Elektricisti says:

      O pall qe skupton, ndricimin e ka bashkia. Ajo mban pergjegjsi pse ska drita ne lagjen tendesa per oshee, shoh qe tka mar mallli per sahitin, normal se ai iu bonte terror juveMer vesh qe osheee po nderton ne tirane nga 2-3 kabina ne dite te teja bashke me rrjetin

      1. he mo kelysh bushtre says:

        Pse shan o kelysh bushtre se po me detyron te perdor fjalor qe sma lejon ndergjegjja. Ketu nuk eshte zone debati por nje tip forumi ku secili ka te drejte te shprehe mendimin ne lidhje me argumentin e artikullit jo me shkruesit se pastaj behet kakofoni. Une shume veprime te qeverise shqiptare, dhe JO TE OSHEE pasi mbledhja e detyrimeve te papaguar eshte nisme e qeverise shqiptare qe une e pershendes, i mbeshtes. Por kur shikoj qe OSHEE ka fonde per te bere investime e me flet per fantashkence kam aq aftesi intelektuale per te kuptuar se ku fle lepuri. E verteta eshte qe kur shikon gjithe rrjetin elektrik te Tiranes (nuk besoj se e ka detyrim bashkia) me ata telat e varur neper rruge qe te kallin friken dhe ka nje mase te madhe njerezish qe paguajne aforfe dikush qe ka 2 pare tru ne koke pyet veten po keta jane ne vete apo mendojne te mbushin xhepat. Si mund te shpenzohen 700 milione leke te reja per trajnime per menaxhimin e stresit ne nje kohe si kjo. Eshte e kote qe beni komente mbrojtese ju ushtria e llapaqeneve se nuk ka vlere. Me detyrove te te ofendoj dhe me vjen keq per kete.

    2. Smart says:

      pajisjet ose matesat smart nese vendosen do jet nje gje e mire pasi frenon totalisht abuzimin. Cdo gje eshte elektronike dhe matje e sigurt. Po kujt ia thua, ketyra jan mesu ta vjedhin energjine dhe nga inati therrasin ulerijne kunder oshee

    3. Durrsaku says:

      Thoni cfar te doni per kreun e Oshee, mund ta akuzoni, hidhni vrer, etj etj, poor nje gje o e sigurt: OSHEE-ne e ktheu ne krenarine e qeverise para te huajve. Po investon pas shume e shume vitesh dhe se tani se fundmi, pas 25 vitesh, kompania po del me fitim duke derdh taksa ne shtet.Po skeni faj ju o njerez, doni sal dhe sahit, doni anarki dhe hajduteri te energjise.

  5. Liridon says:

    Po ju tregoj eksperiencen time ne nje vend ish-perandorak.Ne momentin e nenshkrimit te kontrates te baneses u pyetem sa persona jeni.Ata llogariten afersisht se sa gaz,uje dhe energji do te konsumonim per nje vit.Benim nepermjet bankes pagesen cdo muaj dhe njehere ne vit vinte nje person i cili kontrollonte te tre matesit(Gazit,ujit,energjise).Bente bilancin e pagesave me sasite e konsumuara dhe te njoftonte nese ishe kreditor apo debitor.Funksiononte per bukuri.Blerja e ketyreve matesve do ti kushtoje buxhetit te cdo familjeje apo buxhetit te kompanise. Kerkush nuk jep garanci per cilesine e ketyreve kartave por nuk perjashton edhe mundesine e abuzimit me to.Eksperienca te tilla kemi tek fqinjet tane,ku shume familjeve ju ka rritur konsumi deri ne 30% me vendosjen e ketyreve matesve.Nqs duam disa pune i bejme shum thjesht por tundimi per tu pasuruar me shpejtesi pa mund e djerse na con ne zgjidhje te tjera.Shenjat jane se drejtuesit aktual te kesaj kompanie kane tendenca tundimi.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk ka nevoj per eksperimente,tani ekziston nje hajdut,shteti dhe administrata shtetrore,per te cilen harxhohet energji pa hesap !

  7. Adi says:

    Perse duhet matesi?
    OSHEE duhet vetem te kyc/ckyc rrymen sipas pageses qe ke blere online apo ne dyqan.
    Matesi i duhet klientit vetem per te matur sa ka konsumuar ne menyre qe te llogarise sa energji i ka mbetur nga vlera qe ka blere.
    Po a e ben dot kete sistem OSHEE? Mundesia eshte dhe realizohet.
    Ky projekt eshte propozuar rreth 12vjet me pare kur sistemi i shperndarjes ishte ne KESH.
    Pra, nuk eshte projekt i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje