Industria e naftës në Shqipëri duket se është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kompania turke Transatlantik Petroleum njoftoi shitjen e degës në Shqipëri. Gjatë vitit që shkoi ata kishin blerë koncesionarin e nxjerrjes së naftës, Stream Oil.
Malone Mitchell, Kryetar Transatlantik Petroleum foli për sfidat me të cilat po përballet kompania.
Që nga momenti i blerjes tregjet e naftës kanë ndryshuar rrjedhë duke bërë kompaninë turke të nxjerrë në shitje degën në Shqipëri.
Kompania kishte provuar dhe dështuar deri tani për të gjetur një investitor potencial për të ndarë pronësinë e aksioneve. Mitchel beson ka ende perspektivë për gjetjen e aksionareve të rinj, por çmimet e ulëta të naftës do të vazhdojë deri në vitin 2016 dhe kjo e bën të detyrueshme shitjen e linjës në Shqipëri.
Rënia me 20% e çmimeve të naftës çoi në një dëm 16 milionë dollarë në linjën e prodhimit në Shqipëri. Kompania gjithashtu pësoi një humbje cash 22 milionë euro nga zhvlerësimi i monedhës turke.
TransAtlantic Petroleum Ltd është një shoqëri ndërkombëtare për prodhimin e energjisë me objekt blerjen, shfrytëzimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror. Ajo nuk është prezente në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin e saj në Turqi dhe Bullgari.
Në vitin 2014, operatori i dytë më i madh koncesionar në vend i nxjerrjes së naftës TransAtlantic Petroleum (ish-Stream Oil) ka shënuar një rënie të ndjeshme të eksporteve me 50%, duke zbritur në 1.6 miliardë lekë, sipas renditjes së 100 eksportuesve të publikuar pak kohë më parë nga Monitor.
TransAtlantic Petroleum bleu rreth një vit më parë Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.
Në vitin 2014, periudhë kur u bë ndërrimi i pronësisë, kompania uli ritmet e aktivitetit. Për më tepër, nga fundi i vitit 2013, koncesionari ishte në konflikt me qeverinë e re shqiptare, kjo lidhet me faktin se kompania, ndonëse i ka shfrytëzuar këto burime prej disa vitesh, nuk kishte paguar detyrimet që i rrjedhin nga marrëveshja koncesionare, lidhur me ndarjen e prodhimit me Albpetrol./ Monitor
Kjo eshte loja e korporatave gjigande. Duke ngritur dhe ulur cmimet i joshin te vegjlit te bejne shpenzime me cmimin e lart. Pastaj e ulin dhe ndodhin falimentimet. Keshtu bejne bankat w medha me ndryshimin e vlerea se floririt dhe dollarit.
Keshtu bejne dhe te tjeret. Pastaj hyjne te medhenjtw dhe i blejne me cmimin e renuar
O Tema, TransAtlantic NUK eshte kompani turke, por Amerikane nga Dallas, Texas dhe eshte e vertete qe ka patur renie te te ardhurave, por kjo NUK eshte si rezultat vetem i renies te cmimit te naftes bruto, por sepse kjo firme ka patur menaxhimin me te keq ne krahasim me shume kompani te tjera nafte….