FOTOT/ David Beckham mbledh yjet e futbollit në ndeshjen e bamirësisë për fëmijët e UNICEF. Rita Ora ndez atmosferën me performancën e saj

15 Nëntor 2015, 14:00Sport TEMA

Plot 75,000 mijë tifozë ishin të pranishëm në “Old Trafford” për të ndjekur ndeshjen e “All Stars” mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës ku luajtën shumë nga yjet e njohur të futbollit botëror.

Kjo ndeshje bamirësie u organizua nga ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckham, me rastin e 10-vjetorit të tij si ambassador i bamirësisë për fëmijët ndërkombëtar të UNICEF.

Të gjithë të ardhurat që u mboldhën nga ky event do të shkojnë për bamirësi për fëmijët në nevojë.

Në këtë ndeshje luajtën lojtarë të mëdhenj si Caffu, Luis Figo, Ronladinjo, Miachel Owen, Van Der Star, John Terry,  e shumë të tjerë që u bënë pjesë e këtij takimi bamirësie të organizuar nga David Beckham.

Një miqësore që përfundoi në fitoren e “Britanisë së Madhe” me golat e shënuar nga Michael Owen, Paul Scholes, Dwight Yorke.

Gjithashtu pjesë e kësaj ndeshje ishte e ftuar edhe këngtarje shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila e ndezi edhe më shumë atmosferën me performancën e saj të shkëlqyer në pushim të pjesës së parë.

Performanca e Rita Orës u vlerësua shumë nga tifozët në “Old Trafford”.

E veshur në mënyrë sportive, Rita Ora, këndoi këngët e saj më të mira që u duartrokitën gjatë nga publiku anglez./f.b

 

1 komente në “FOTOT/ David Beckham mbledh yjet e futbollit në ndeshjen e bamirësisë për fëmijët e UNICEF. Rita Ora ndez atmosferën me performancën e saj”

  1. I Hoti says:

    Ishte spektakel fantastik! Ishte dhe nje fare nostalgjie per futbollistet qe i kemi admiruar aq shume nder vite( dhe shume ishin perseri ne forme)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje