Në kuadër të punimeve për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vendosi në Nënstacionin e Kasharit një transformator të standardeve bashkëkohore, me kapacitet 110/20KV 40MVA.
Për shkak të specifikave të fundit, transformatori të ri nuk lejon ndryshimin/luhatjet e tensionit gjatë ditës dhe natës, si dhe garanton cilësi të furnizimit me energji elektrike për zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit BujqësorIsh-Fushës Misto Mame, Yzberishtit, etj.
“Pranë OSHEE-së vinin ankesa të shumta, sidomos nga bizneset në lidhje me cilësinë e dobët të furnizimit me energji nga ky nënstacion, për shkak të gjendjes së amortizuar të transformatorit, të cilët e zëvendësuam me një të ri. Më tej, morëm masat organizative për ndërrimin e transformatorit, i cili tashmë është vënë në funksion të plotë.
Ky nënstacion furnizon rreth 4000 biznese, kryesisht të Autostradës Tiranë – (Vorë) Durrës, dhe janë piëkrisht këta subjekte private që do të ndjejnë ndryshimin e furnizimit me energji të tensionit të sipas standardit. Natyrisht që përfitues do të jenë edhe abonentët familjar”, deklaroi Z.Adriatik Kupi, Drejtor i Tensionit të Lartë (NTL), pranë OSHEE-së.
Punimet për ndërrimin e transformatorën zgjatën mbi parashikimet, deri në 10 orë, dhe për këtë arsyeje, OSHEE gjen rastin t’u kërkoj mirëkuptim konsumtorëve për mungesën e energjisë elektrike!
Pjese e titullit “U vjen ne ndihme” le shume per te deshiruar per gazetarin qe e ka shkruar. Duket se OSHEE-ne nuk e perceptojne si ndermarrje qe duhet te permbush kushtet e kontrates me perdoruesit e saj. Ndermarrja i vjen ne ndihme vetes se saj qe te plotesoj parametrat e produktit qe shperndan, persa kohe leket i kerkon te gjitha ato c’ka konsumuar abonenti.
Une mendoj se avokati I popullit duhet te ngrej zerin per te formuluar nje kontrate korrekte mes OSHEE-se dhe konsumatoreve te saj pasi ne rast se konsumatori te jep leket ai pret te marre nje product ne norme dhe norma nuk eshte 150 V, sikunder ne shume fshtra te vendit.
keta punonjesit e elektrikut na jane bere si burri nones.tani perban nje lajm teper sensitiv qe parate e miletit po i zhvasin ne tendera per te blere transformatore te rinj.sa ka ec shkenca…lajm per transformatorin…me kujtohet kenga :ne fshatin tone erdhi esllavatori oi oi oho!
pale kane dhe ca rroga te majme…pa bere asgje.
Prandaj kemi 2 jave pa DRITA ne Yzberisht ne,se paskan vene transfomatorin e ri???
Mos e kane blere LIRE tek GABI???
Ne Yzberisht priten dritat 5-6 here ne dite,duke na lene taven ne furren e sobes pa pjekur dhe PA UJE!!!