Gjiknuri: Drejtësia u vendos, Gjykata e Arbitrazhit mbrojti interesat e qytetarëve shqiptarë

17 Dhjetor 2015, 17:33Ekonomia TEMA

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë ka reaguar edhe ministri Damin Gjiknuri në FB.

“Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë, përmes vendimit të saj i dha fund procesit gjyqësor në të cilin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte paditur nga Shoqëria DIA, e cila kërkonte 135 milion euro dëmshpërblim.

Përmes këtij vendimi, pala shqiptare shpëtoi përfundimisht nga rreziku i humbjes së këtyre parave. Njëkohësisht, vendimi konfirmoi se qeveria shqiptare dhe OSHEE ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur deri në fund interesat e qytetarëve shqiptarë.

U konfirmua plotësisht drejtësia e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit me CEZ, veprim pa të cilën pala shqiptare nuk do mund të siguronte provat për ta mbyllur në favorin e saj arbitrazhin me DIA-n.

Kjo fitore është padyshim përgjigja më e mirë, edhe për ata spekulantë që duke shpërdoruar të drejtën e të bërit opozitë, nxitën dhe shpresuan se ky proces arbitrazhi do të humbej nga pala shqiptare në favor të Kastriot Ismailajt. Në fillim na përqeshën. Më pas na akuzuan se dëshironim humbjen e gjyqit për të ndarë paratë. Sot, minimalisht ata duhet të heshtin me turp. E vërteta fiton gjithmonë”, shkruan ministri.

4 komente në “Gjiknuri: Drejtësia u vendos, Gjykata e Arbitrazhit mbrojti interesat e qytetarëve shqiptarë”

  1. Tani says:

    Bravo Gjiknur, te shofim cdo thone kukuvajkat televizive te tipit Perc Zogaj apo Ilir Kulla apo kushdo tjeter qe shpresonte ndonje kocke nga Ismailaj nqs do fitonte gjyqin..!!

  2. Endri says:

    Kukuvajkat pyesin ku shkuan 600 milione qe i falte CEZ-it nga parate e shqiptareve ?

  3. Elektrik Blu says:

    Ej po vetem ju idiotet e PD mund te besoni perrallat e Doktorit qe Nje kompani qe shitet nga shteti per 110 milion euro ne 2010 e plackitet bashkerisht nga privati e sidomos nga hijenat e shtetit qe krijuan DIA e sa skema te tjera, mbasi kalon 5 vite ne renie te lire ben 600 mil apo 2 miliarde euro. Tipike idiotesi qe se beson as Nul Moka

  4. leckamani says:

    Vetem gomarit i thuhet Bravo.GjikNur debili eshte tamam rrote mulliri,e cila drejtesi u vu ne vend dhe cila drejtesi nuk ishte ne vend.Hajdutet e rilindur sebashku me ata te parilindurit erropen te gjalle shqiperine.Ne ta mban bytha o GjikNur shko e tako Meten,Braho plehren dhe ismailin ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje