Operatorët turistik të shqetësuar nga biletat e shtrenjta të avionëve. Ahmetaj i qetëson

22 Dhjetor 2015, 19:35Ekonomia TEMA

 

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se qeveria po negocion për liberalizimin e tregut të flutirmeve “çarter”, për të shmangur çmimet e larta të fluturimeve ajërore me Shqipërinë që janë një pengesë për zhvillimin e turizimit.

Duke folur në një takim me operatorët turistik, Ahmetaj tha se tashmë është rënë dakord me koncesionarin e aeroportit të Rinasit për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare, ndërkohë që ka kërkesa konkrete për ndërtimin e aeroporteve “loë cost” në Sarandë dhe në Vlorë. Sapo ndryshimi i marrëveshjes koncesionare të miratohet nga qeveria dhe nga Parlamenti, sqaroi Ministri Ahmetaj, do të nisin diskutimet me koncesionarin për tarifat.

Ministri bëri apel për nevojën në promovimin e imazhit të vendit, si nga ana e institucioneve shtetërore, ashtu edhe nga operatorët turistikë dhe nga media shqiptare, duke e pasqyruar të vërtetën e turizmit shqiptar me problematikat dhe vlerat pozitive që ai ka.

Nga ana e tyre, operatorët turistikë raportuan për rritje me 3 deri në 4 herë të numrit të turistëve që presin të vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit 2016, ndërsa renditën dhe problematikat që ata hasin aktivitetin e tyre, zgjidhja e të cilave do të diskutohet më në detaje nga grupin i punës që do të mblidhet në fillim të vitit të ardhshëm.

 

13 komente në “Operatorët turistik të shqetësuar nga biletat e shtrenjta të avionëve. Ahmetaj i qetëson”

  1. BUFFON says:

    I gjithe problemi qendron te ekskluziviteti qe ka Aeroporti i Rinasit. Heqja e ekskluzivitetit ketij Aeroporti do beje te mundur venien ne funksion Aeroporteve te tjera ne vend, si p.sh ai i Kukesit, venia ne funksion dhe ndertimi i Aeroporteve ne Jug si p.sh ne Vlore apo Sarande. Kjo do sillte liberalizimin e tregut e per pasoje biletat do pesonin ulje. Ministria po punon ne kete drejtim. Pastaj diskutimi Grup Interesi-Ministri eshte nje gje mjaft pozitive…

    1. Tarrasi says:

      Areporta Rinasit the opertoret e tij nuk kane edhe shume vite qe u kane mbetur per kete eksuluzivitet.

      Ata po bejne nje mareveshje qe nuk ka asnje vlere per popullin se kur te arrijne keto areoporte te rinj te jene fuksional marveshja e tanishme qe ka Rinasi perfundon ne baze te kontrates se vjeter.

      Me kontraten qe po negocijne keta hajdute po i zgjasin jeten vetes me nje kontrate te re per te mbijetuar qe nuk ka asnje lloj favori per Shqiptaret.

      Pra ata po zgjedhin veten e tyre paraprakisht se dhenia e koncesionit te areoportit te Rinasit te behen objekt i nje tenderi te ndershem dhe te barbarte.

      Nga pranga te vjetra e ndryshkura ne pranga te reja me shkelqim.

      Rrofte Ripjellja.

      1. Miri says:

        Shqiperia ka mundesi gd kthehtne destinacionetme te kerkuara nga gjithe bota ane e mbane edhe per kte arsye duhet rritur promovimi i vendit nga gjithe si ng a shtetiti edhe nha kompanite turistike.

        1. Liza says:

          Ulja e cmimeve te biletave edhe futja kompanjve low cost eshte nje kerkese e vazhdushme edhe nga ana e qeverise. Qe ka me shume se 1 vite qe po e kerkon edhe po e premtom plus kto takime ndermjet qeverise edhe sipermarrjes jane gjithmon te frytshme per ekonomine sepse cojne ne zgjidhje te problemeve

      2. jona says:

        Jo vetem operatoret turistike por edhe vete individet kane ankesa per çmimet e larta te biletave te àeroportit te rinasit. Por te pakten qeveria po tregon se tashme eshte ne negociata per heqjen e ekskluzivitetit te rinasit dhe hapjen rrugeve per ndertimin e aeroporteve te reja

      3. Matia says:

        Te pakten tani qeveria po i merr per baze ankesat qofte te operatoreve turistike qofte edhe te çdo personi tjeter , se me pare nuk mund te ngrije as edhe nje ceshtje si problematike

    2. alba says:

      Te gjithe jemi dakort qe çmimet e fluturimeve jane te larta po duhet qe te kuptojme diçka. Nuk eshte e thjeshte apo e shpejte te prishesh nje marrevshje aq me pak kur e prish para afati ligjor. Ndaj qe ti hiqet ekskluziviteti Rinasit do kohe dersa te 2ja palet te bien dakort per nje zgjidhje

  2. enter"" says:

    Imagjino, tmerrohen emigrantet kur duan te kthehen ne shtepi prane familjeve te tyre…tmerrohen nga rrumpallizmi shqiptar

  3. Korabi says:

    Me mire qeveria te presi mbarimin e koncesionit sesa ta zgjasi koncesionin ne kembim te ekskluzivitetit. 70% e popullsise eshte e vendosur ne katerkendeshin Tirane-elbasan-fier-durres. Dhe askush qe jeton ne keto qytete nuk ka interes te udhetoje nga aeroporti i Kukesit apo i Gjitokastres. Per mendimin tim keto aeroporte jane te deshtuara se nuk do mund te plotesohen dot linjat me udhetare. Jane plot linja qe edhe nga Rinasi jane mbyllur per mungese udhetaresh. Imagjinoni cdo ndodhi me Kukesin apo Saranden etj.
    I fituar ne kete mes do dali vetem kompania qe shfrytezon Rinasin. Do i japim ar ne kembim te pasqyrave.

  4. bib3roni says:

    gjeni popull pa bythë e tallni bythën me të.

  5. xeni says:

    Ahmataj njender ministrat me deshtak qe kemi pare i rroft fodulliku qe ka dhe llafet e bukura qe nderthur ky nuk vlen per kete post drejtues se nuk ka pervojen e duhur qe te menaxhoje si duhet zhvillimin e turizmit tone, duhet larguar se i sherben interesave te ‘xhepit’ te tij

  6. al says:

    Cfaqje e Bukur,.. shume foto domethenese,
    diss njerez pa vlere qe shikojne njeri tjetrin

  7. Hammer says:

    Filloi prape diharrea e komentueseve te ketij moterqirit Ahmetaj! Sa here shkruhet ndonje gje per kete plehren, fillojne komentetet e bythelepirasve te tij. Ndoshta i shkruan edhe vete komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje