Mbështetja buxhetore me fonde të huaja arriti nivele të larta historike prej 350 milionë eurosh gjatë periudhës 9-mujore të 2015 me një rritje prej 80 për qind në krahasim me janar-shtator 2014.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë 9 mujorit te vitit 2015 janë disbursuar rreth 434.34 milionë euro nga borxhi i jashtëm ose 106.27 milion euro më shumë se disbursimet e kryera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të njëjtat burime shpjegojnë se, kjo rritje e disbursimeve gjatë këtij viti i atribuohet fondeve të akorduara për Mbështetje Buxhetore në vlerën e 350.09 milionë euro, krahasuar me 218.73 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2013 mbështetja buxhetore nga fondet e huaja ishte vetëm 0.25 milionë euro.
“Nëse nuk marrim në konsideratë pjesën e akorduar për Mbështetje Buxhetore, atëherë disbursimet e këtij 9 mujori për projektet me financim të huaj rezultojnë rreth 23% më të ulta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, referon Ministria e Financave në analizën e ecurisë së borxhit të jashtëm për 2015, shkruan Monitor.
Rreth 84% e disbursimeve me financim të huaj (pa përfshirë mbështetjen buxhetore) janë realizuar nga sektori i Transportit, Energjisë dhe Ujësjellës Kanalizimeve, përkatësisht 33%, 28% dhe 23%.
Në vitin 2013 mbështetja buxhetore nga fondet e huaja ishte vetëm 0.25 milionë euro.
Kush na shpjegon se cfare do te thote ky lajm. Pse eshte e rendesishme per ne?