Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në afat arriti 14,999 në fund të dhjetorit 2015…
Gjatë vitit të kaluar, 3960 subjekte u përfshinë në listën e zezë të tatimeve për shkak se nuk kanë paguar në kohë detyrimet tatimore (lista është përditësuar në fund të dhjetorit).
Me përfshirjen në këtë klasifikim ndaj këtyre bizneseve, nis mbledhja me forcë e detyrimeve dhe u konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, bëjnë të ditur burimet zyrtare të tatimeve.
Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në afat arriti 14,999 në fund të dhjetorit 2015.
Bizneset e përfshira në këtë listë gjatë vitit të shkuar zunë 26 përqind të totalit.
Vetëm në muajin dhjetor 372 subjekte nuk përmbushen në afat pagesat tatimore, shumica e tyre me aktivitet në Tiranë.
Lista e zezë e tatimeve nisi të publikohej me 21 nëntor të vitit 2009 dhe publikohet nga administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Më këtë listë tatimet njoftojnë se kanë vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues.
Por tatimet bëjnë me dije se me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e zezë./Monitor
1946 – 2016 ! sekuestrimi i tatimit te jashtezakonshem !
Pas pak kohe do te kete nje zhvleresim te LEKUT !
Kolapsi total i ekonomise Shqiptare !
Ne asnje raast , KURRE
taksat e qytetarve/ndermarjeve
Financiojne Shpenzimin Publik.
per Spitalet , shkollave pensioneve , rrugeve etj ………
Taksat EVAZE ,
jane nje Ekspancion ”Informal”
te shpenzimit publik shteteror.
Per.shembull per nxenesit e klases se 4 Fillore;
Shteti shpenzon 100 leke per shqiperine,
dhe kerkon te marri 40 nga taksat
Shqiptaret kane evaduar 10,
keshtu shteti terheq 30 ,
konseguenca?
shteti ka shpenzuar 70 leke per ne ,
ne vend te 60 , pra dicka me shume.
Si mund te konfiskohet gjeja i tjetrit pa nje vendim gjykate. Per c’fare drejtesie e ka fjalen bota ne lidhje me Albanistanin? Ketu po shkelet kushtetuta dhe ligji me te kater kembet, nga kriminele ne pushtet. Ti pijme lengun Shqiperise, se po shkon ne hale te gomarit me shpejt nga parashikimet.