Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, për nga fuqia blerëse

5 Janar 2016, 11:53Ekonomia TEMA
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në

Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat, me të dhëna që i përkasin korrikut të vitit 2015 (paga minimale për Shqipërinë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë).

Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, (paga bruto minimale duke marrë në konsideratë diferencat në nivelin e çmimeve, duke aplikuar metodën e fuqisë blerëse për shpenzimet finale të konsumatorëve), shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE.

Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia, raporton Monitor.

Edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro. Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.

Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.

8 komente në “Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, për nga fuqia blerëse”

  1. geron says:

    Shqiperia ka nderkohe politikanet me te pasur ne Evrope,…..dhe kjo nuk eshte pak.

  2. toci,clirim says:

    Ku eshte paga minimale 300 Euro ne shqiperi more palla? eshte 22000 mij lek qe e konvertuar ne euro eshte diku tek 157 euro dhe jo sic pretendon shkrimi me siper. Ku jetoni ju mer mjeshtra ne cilin shtet? me pension mujor 50 euro….
    Politikanet shqiptare u djegshin ne ferr!!!

  3. al paci says:

    As qe diskutohwt qe shqiptaret konsumojne me pake se nje qene ne itali apo gjermani, po ne kemi kryeministrin qe e rrite pake mesataren shqiptaren me pushime ne miami hotel 5 yje keshtu kemi me ca te mburremu, mburrehemi me politikanet tane qe shpenzojne me shume se politikanet evropiane. Rrofte shqiperia

  4. emigranti says:

    ku i ke 300 euro ne muaj??? duhet te punojne te pakten mbi tre vet ne nje familje te thjeshte qe te arrijne vleren e 300 eurove

  5. G_UK says:

    Pse duhet t jete maqedonia me lart se ne , ne cfare do lloj indikatori ekonomik, social dhe zhvillimor.!!!!b!b

    Vdekshin Edi Rama e Ben ahmeti se as maqedonise nuk ia kalojne dot!

    Garat

  6. erfer says:

    kjo eshte paga minimale (fuqi blerese jo standarde), jo paga mesatare.

  7. perkthyesi says:

    Keta te dhena jane vertete alarmuese! Pse nuk vendoset minimumi jetik? Eshte tmerresisht e dhimbshme kur kujton se, ne kete vend, qe natyra e ka bekuar me te gjitha pasurite, mbi dhe nentokesore, e vendosur ne nje pozicion ideal gjeografik, me pasuri ujore te medha, me kufij liqenore detare, alpine, me vende turistike per tu patur zili etj, populli te vazhdoje ende te vuaj ne kete menyre! Cfare ka Zvicra me shume? Nje vend pa dalje ne det, dhe pa pasuri te medha nentokesore! Atje eshte punuar, dhe qeverite nuk jane marre me llafe si ne pazarin e peshkut, por kane punuar! Rezultati? Shihni ku eshte sot!

  8. Bekimi says:

    Fuqia blerëse e parave sa merren është akoma edhe më e ulët, pasi çmimet e mallrave të konsumit në Shqipëri janë të paktën 2 fish sa vendi i origjinës së mallit. Vetëm qethja në Shqipëri është më e lira. Prandaj, çunat në Shqipëri qethen nga tri herë në javë, dhe duken të gjithë si rekrutë NATO-je. (që mos të zënë morra në luftë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje