Princ Leka II, që prej disa vitesh jeton në Shqipëri, thotë se ai synon që të kthejë Monarkinë në Shqipëri.
Ai flet edhe për jetën e tij personale, të atin, por dhe politikën shqiptare.
Nga Eva Gjura
Përshëndetje Princ Leka II! Faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po e fillojmë këtë bashkëbisedim duke u njohur me juve dhe përditshmërinë tuaj. Cili është 24-orëshi juaj në terma të përgjithshëm, përfshirë dhe marrëdhëniet e punës ?
E përditshmja ime nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm me atë të qytetarit të thjeshtë; është mëse normale siç edhe ka qenë deri në këtë periudhë kur kryeja funksione të ndryshme shtetërore, pavarësisht se ndryshon objekti i veprimtarisë. Steriotipi i zakonshëm fillon qysh me shfletimin e shtypit të përditshëm, nëpërmjet të cilit ndjek jetën dhe zhvillimet politike të vendit, njohjen me problemet dhe shqetësimet e njerëzve etj. Padyshim që ndjek korrespondencën me shtetas të ndryshëm, të cilët më drejtohen për probleme e shqetësime, si dhe me takime sipas një axhende me njerëz të thjeshtë që dëshirojnë të më takojnë, apo personalitete të trupit diplomatik me të cilët shkëmbejmë vizita reciproke. Jo rrallë pres vizita të organizuara nga grupe të rinjsh, nxënës apo studentë, që duan të njohin diçka më shumë për Familjen Mbretërore, veprimtarinë dhe jetën e Mbretit Zog dhe Mbretit Leka si dhe në përgjithësi për funksionimin e sistemeve monarkike në një pjese jo të vogël të vendeve më të zhvilluara të Europës.
Brenda pak vitesh ju humbët të dy prindërit, por duket se raporti që ju keni krijuar ka qenë aq i goditur sa për t’jua lehtësuar pak dhimbjen e të mbeturit vetëm. Është kështu?
Sigurisht që po, nuk është e lehtë që brenda një periudhe relativisht të shkurtër të humbësh gjyshen, nënën dhe babain dhe për më tepër në rastin tim kur fëmijërinë e kam kaluar jashtë Shqipërisë. Dhimbja ka qenë dhe është shumë e madhe, por gjithsesi, edhe pse e pazëvendësueshme kam gjetur ngrohtësinë e njerëzve që me rrethojnë, veçanërisht të atyre që e konsiderojnë Familjen Mbretërore si pjesë të pandarë të historisë së familjeve të tyre. Mbi të gjitha ndjej ngrohtësinë e njeriut tim të jetës, Elias, me të cilën ndaj të gjithë gëzimet dhe shqetësimet; fati e deshi të gjej njeriun e duhur në kohën e duhur me të cilën ndjehem i lumtur.
Me cilin prej prindërve keni patur raporte më të afërta?
Nuk mund të rankohen anëtarët e familjes, pasi dashuria është unike, pavarësisht se shprehet në forma të ndryshme. Kështu ndryshe e shpreh dashurinë gjyshja për nipin, nëna dhe babai për djalin dhe anasjelltas. Me babain kisha raporte më të “institucionalizuara”, me trajtonte që në fëmijëri si “më të madh”, duke më krijuar mundësinë në jo pak raste të dëgjoja edhe bisedat midis të rriturve, veçanërisht kur bëhej fjalë për historinë e popullit tim, për historinë e paraardhësve të familjes sime, qysh nga stërgjyshërit dhe kryesisht të Mbretit Zog. Ndërsa gjyshja dhe nëna më kanë kultivuar ndjenjën e dashurisë njerëzore, sjelljen dhe edukatën aq të domosdoshme kur përthithet me aq dashuri qysh në fëmijëri dhe bëhet pjesë e pandarë e trashëgimisë familjare.
Kishit një baba aktiv sa kishte fuqi. Dhe deri diku person politik. Me ç’brengë iku nga kjo botë?
Babai im, Mbreti Leka, nuk ishte “deri diku” politik, por totalisht politik, pasi gjithë jetën e tij ia përkushtoi Atdheut, por veprimtaria e tij politike pak ose aspak njihet nga shqiptarët që kanë jetuar brenda mureve të hekurta të regjimit komunist dhe kjo besoj se ishte e natyrshme. Madje në atë periudhe jo të shkurtër, regjimi totalitar diktatorial e etiketonte si “armikun më të madh të sistemit socialit”, duke e renditur të parin në listën e të dënuarve me vdekje në mungesë.
Ndoshta, nëse ai regjim do të vazhdonte, vendin e tij në këtë listë të zezë do ta kisha unë.
Veprimtaria politike e babait tim kundër sistemit diktatorial u zhvillua jashtë kufijve, madje dhe në mënyrë institucionale. Mjafton të them se ai lëvizte në Europë, SHBA, Afrikë etj. Me të vetmen pasaportë që e mbajti gjithë jetën dhe që quhej “Pasaporta e Mbretërisë Shqiptare”, pa u penguar nga asnjë shtet, përveç Shqipërisë në vitet e para të demokracisë kur shkeli për të parën herë tokën shqiptare…
Babai kishte marrëdhënie institucionale dhe shoqërore me një nga presidentët më aktive të SHBA lidhur me luftën kundër sistemit komunist, Reganin, si dhe me shumë personalitete politike të kohës. Deviza e tij si dhe e Familjes Mbretërore ishte: “Atdheu mbi të gjitha”; pra gjithë jeta e tij përmblidhet mbi këtë aspiratë. Sigurisht, brenga e tij në ikejn nga kjo botë ishte se nuk mundi ta shohë një Shqipëri siç edhe e ëndërronte, pasi vitet e fundit të jetës së tij, siç edhe tani, Shqipëria vazhdon të jetë në një periudhe tranzicioni të tejzgjatur, ende demokracia është e brishtë, e pakonsoliduar, niveli i mirëqënies së popullit është shumë larg vendeve të Europës, por gjithnjë, deri në fund të jetës ai shpresonte, dhe shpresa nuk iu shua kurrë, megjithë andrallat që e shoqëruan gjithë jetën.
Cilat ishin bisedat tuaja të fundit, për çfarë flisnit, çfarë e shqetësonte atë më shumë?
Bisedat tona, ato të karakterit politik, sigurisht ishin për Shqipërinë, për konsolidimin e shtetit demokratik. Sistemi monarkik, kërkon sot një shkallë të lartë të zhvillimit të demokracisë, siç vazhdon në vendet më të zhvilluara të Europës, Britani, Suedi, Norvegji, Holande, etj. Në Shqipëri sistemi komunist e përbalti Mbretërinë aq, saqë edhe sot ende kanë mbetur rudimentet e tij që i tremb termi “Monarki” dhe vjellin vrer kundër Mbretit Zog. Kjo është mëse e kuptueshme për njerëzit që u indoktrinuan deri në palcë nga sistemi komunist dhe që këtë frymë ia përcjellin fëmijëve dhe nipërve të tyre, por sidoqoftë përsëri mbetet shpresa se Shqipëria do të zhvillohet në tërësi dhe bashkë me të edhe mentaliteti.
Të ka lënë ndonjë amanet?
Amaneti është mëse i kuptueshëm: të vazhdoj deri në fund të jetës, brez pas brezi trashëgimin e Familjes Mbretërore dhe devizën e saj “Atdheu mbi të gjitha”.
Ngjan sikur kohët e fundit para së të ndërronte jetë, sikur u mbyll në vetvete, nuk preferonte më të bënte deklarime publike. Ngjan sikur e kapi një zhgënjim i madh për çfarë gjeti në Shqipëri. Është kështu?
Gjendja shëndetësore sigurisht ndikoi në daljet publike, por kurrsesi nuk e humbi shpresën; edhe pse në momente të caktuara njeriu zhgënjehet, por ai ishte i vetëdijshëm se këto lidheshin me shkallën e zhvillimit të demokracisë në vend, në fund të fundit politikanët janë produkt i kësaj shkalle zhvillimi të demokracisë. Monarkinë kushtetuese ai nuk e shihte si qëllim në vetvete, por si një aspiratë që do të ndikonte dhe përshpejtonte zhvillimet demokratike në vend.
Pati një kohë kur ju, edhe pse ju mungon statura e protagonizmit publik, u përfolët jo pak në media, sidomos për faktin se ndërsa aspironit për Monarki, punonit për Republikën, pra në Ministrinë e Jashtme, më pas në institucione të tjera. Si i përjetonit dhe realisht a ishit vërtet në një kundërthënie?
Së pari, të punosh për Republikën e vendit tënd nuk do të thotë “të tradhtosh” Mbretërinë, për më tepër në një sistem demokratik. Të dyja këto janë forma sistemesh dhe është populli ai që i parapëlqen dhe vendos për njërën apo tjetrën. Së dyti, edhe me miratimin e babait tim, unë si i ri që isha dhe jam duhet të grumbulloja një përvojë pune institucionale aq të domosdoshme për funksionimin e shtetit, cilado qoftë forma e tij dhe mendoj se nuk kam bërë gabim, duke u njohur me problemet qysh nga Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, e deri tek Presidenca.
Ju vetë si pinjoll i Monarkisë, vazhdoni ta keni kauzë kthimin pra të Shqipërisë në një qeverisje monarkike, qoftë dhe thjesht ideale?
Sigurisht, kjo është kauza e Familjes Mbretërore brez pas brezi, por jo vetëm. Kjo kauzë është jo thjesht brenda Familjes, por në një pjesë të konsiderueshme të popullit shqiptar, siç edhe u shpreh në Referendumin popullor, megjithë manipulimet e bëra nga politika e atyre viteve. Nëse sot populli është i kënaqur nga politika e këtyre viteve është e drejta e tij të shijojë frytet e kësaj kënaqësie, në të kundërt është atribut i tij të kërkojë në kohën e duhur ndryshimin e formës së sistemit.
Jetoni në një vend ku gjyshi juaj nga një pjesë nderohet e nga një pjesë urrehet, ndërsa gjyshja vetëm nderohet. U dhemb kjo gjë dhe pse?
Historikisht nuk besoj të ketë ekzistuar ndonjë mbret që të mos “shahet”, veçanërisht në një shtet me një të kaluar gjysmëshekullore në regjimin totalitar komunist, pra është mëse e natyrshme që protagonistët dhe pasuesit e atij sistemi ta shajnë dhe do të vazhdojnë ta shajnë Mbretin Zog. Megjithatë, më trishtojnë jo sharjet, se sa shtrembërimi i fakteve për periudhën e Mbretërisë dhe Mbretit Zog, ku edhe sot historianë të tejpolitizuar vazhdojnë t’i shtrembërojnë apo anashkalojnë këto fakte, duke mos i shërbyer historisë por ngjyrimeve politike ku bëjnë pjesë. Një pjesë të tyre edhe i justifikoj, sepse janë po ata që i shërbyen me zell historiografisë komuniste, megjithatë gjithnjë shpresoj se koha do të bëjë të vetën dhe brezat që do vijnë do të jenë më të paindoktrinuar nga ideologjia.
Ç’ju tërheq më shumë tek figura e gjyshit, Mbretit Zog ?
Figura e Mbretit Zog është komplekse dhe virtytet e tij nuk ishin të njëanshme. Mjafton të kujtojmë se në moshën 17-vjeçare ai komandonte me qindra shqiptarë në betejat kundër serbëve. Po në këtë moshë ai me ushtrinë e tij vajti në Vlorë për të firmosur aktin e Pavarësisë dhe iu bashkua Ismail Qemalit. Po në moshë fare të re ai u bë Ministër i Brendshëm dhe shumë i suksesshëm në atë periudhe kaotike të vendit tonë. Më pas ai u bë Kryeministër, nga më të rinjtë që njeh historia e Shqipërisë, President dhe Mbret. Besoj se të gjitha këto nuk ia dhuruan, por i fitoi me zotësi dhe mençuri. Është një nga njerëzit që i janë bërë më shumë atentate dhe tentativa për vrasje se çdo lideri në Europë e më gjerë, dhe përsëri nuk u mposht. Pra, trimëria, guximi, zgjuarsia, diplomacia dhe mbi të gjitha përkushtimi për të bërë shtetin shqiptar, për mua janë tiparet dalluese të tij, të cilat kam nderin t’i adhuroj si shqiptar dhe si nip i tij. Se fundi, dhe kjo besoj se me lejohet si nip i Mbretit, adhuroj tek gjyshi edhe pamjen e tij të jashtme, burrërore dhe fisnike.
I ndjek me vëmendje zhvillimet politike dhe çfarë të bën më shumë përshtypje nga ajo që dëgjon dhe sheh?
I dëgjoj dhe shpesh mërzitem, veçanërisht nga gjuha që përdoret në Parlament, është një gjuhë vulgare që të trishton, përshtypje më të madhe më bën se pozita dhe opozita shihen jo si alternativa bashkëpunuese, por si armiq. Nuk besoj se në kohën e gjyshit tim në Parlament të flitej me një gjuhë të tillë. E njëjta situate është edhe në trevat e tjera shqiptare, ku mbizotëron përçarja dhe konfliktet, lufta për pushtet dhe jo përgjegjshmëria e duhur për çështjen kombëtare.
Nga trashëgimia ju takon të jeni me partinë e Legalitetit apo jo? Por a jeni integruar tek ajo apo tek ndonjë tjetër e djathtë, si tek PD-ja, meqë keni qenë dhe në stafin e Bashës ?
Familja Mbretërore nuk mund të jetë pjesë aktive e asnjë partie, aq më tepër pjesëtarët e saj. Ajo qëndron mbi partitë, pasi ndryshe nuk mund të përfaqësonte dhe të ishte simbol i unitetit kombëtar dhe mbarëkombëtar. Është specifike marrëdhënia me Partinë e Legalitetit, e cila ka në platformën e saj vendosjen e Monarkisë. Sigurisht kjo lidhet me marrëdhënien që kemi ne si Familje Mbretërore, por jo më të qenët dhe pjesëmarrjen aktive në veprimtarinë e kësaj Partie.
Meqë jemi tek Basha, ç’konsideratë keni për të, diçka përshembull që shqiptarët nuk po e kapin dot si aftësi, virtyt, vizion ndoshta?
Për Bashën mund të flas jo si kryetar i Partisë Demokratike, sesa si një ish-Ministër i Punëve të Jashtme apo Ministër i Punëve të Brendshme me të cilin kam patur fatin të punoj dhe ta njoh nga afër. Natyrisht që ai përfaqëson një brez të ri me frymë perëndimore, me shumë kulturë dhe ambicie dhe mjaft i respektuar nga faktori ndërkombëtar.
Duke mbetur tek politika aktive, cili është vlerësimi juaj për qeverinë e drejtuar nga Rama, për Rilindjen pra?
Të jem i sinqertë nuk më pëlqen termi “Rilindje” pas rreth çerek shekulli në rrugën e demokracisë. Megjithatë është zgjedhja e çdo partie politike të përcaktojë terminologjinë dhe propagadistikën e politikës së saj. Edhe tek Rama shoh një lider pasionant, që përpiqet të bëjë reforma, që në shumë drejtime janë të domosdoshme aq sa dhe të dhimbshme, por edhe ai është pjesë e vorbullës së sharjeve dhe në jo pak raste e brutalitetit në marrëdhënie me opozitën. Ai synon të bëhet reformator, por reformator pa një mbështetje mbarëpopullore dhe bashkëpunim të frytshëm me të gjithë faktorët në një sistem demokratik është e vështirë apo e pamundur të bëhesh.
Edhe pse jeni tip shoqëror, bëni një jetë paksa të tërhequr nga protagonizmi publik. E keni në tip, në karakter, apo është një zgjedhje me sforco e juaja për të mos u bërë pis në ambientin shqiptar?
Mendoj se unë po ruaj pozicionin e Familjes Mbretërore, pa u përzier në politikën e ditës. Në realitetin shqiptar unë nuk mund të “rivalizoj” Presidentin e Republikës, apo Kryeministrin. Familja Mbretërore gëzon një status të veçantë dhe përfaqëson unitetin mbarëkombëtar, kështu që edhe mesazhet që jep ajo i shërbejnë këtij qëllimi dhe kjo nuk kërkon të bëhet as me zhurmë e as me bujë. Mendoj se edhe shqiptarët, kudo që ndodhen i mirëkuptojnë këto mesazhe si dhe pozicionin aktual të Familjes Mbretërore.
Kemi një thënie fatale ne: “Nuk bëhet Shqipëria”…I shtojmë më pas dhe një: “me shqiptarë!” ju si thoni: bëhet apo nuk bëhet? Dhe nëse po, nga duhet nisur?
Nuk jam dakord që Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë, aq sa dhe vlerësoj kontributin që jep faktori ndërkombëtar në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit shqiptar. Siç e përmenda disa herë në këtë intervistë, Familja Mbretërore gjithnjë ka shpresuar dhe kurrë nuk e humb shpresën për një Shqipëri më të mirë, madje shpresa shkon edhe më lart që në një të ardhme jo të largët të kemi një bashkim të kombit shqiptar, që është dhe aspirata e Familjes Mbretërore. Së pari mendoj duhet konsoliduar shteti ligjor, shpresoj që reforma e nisur në drejtësi të realizohet me sukses, gjë që do të rriste dinjitetin dhe besimin e shqiptarëve se Shqipëria do të bëhet nga vetë shqiptarët; padyshim kjo do të rriste edhe kredibilitetin e vendit tone në arenën ndërkombëtare dhe do të përshpejtonte hapat drejt familjes evropiane.
Duke u rikthyer pak tek jeta juaj private, ju tashmë jeni në një lidhje të konsoliduar, kur do të kemi një dasëm mbretërore?
Shpresojmë se së afërmi do të bëhet dasma, por jo me aq pompozitet sa ju e imagjinoni. Ne jemi pjesë e problemeve të mbarë popullit tonë dhe nuk ka arsye të manifestojmë një dasëm “madhështore” në kontekstin në të cilën jetojmë.
Duke përfunduar, keni ndonjë mesazh që doni t’jua përcillni shqiptarëve?
Meqë jemi në ditët e para të këtij viti do t’i uroja mbarë popullit një vit më të mbarë, shëndet dhe begati në familje, politikës do t’i uroja më pak zënie, me pak zhurmë dhe më shumë punë.
Tesheshi.com
Ooooooo por “mbreti pa kurore” mund te bashkepunoje ne projekte artistike me aktoren e famshme boterore me te cilen pati privilegjin e rralle per t’u martuar . Si e braktisi Hollywood-in ajo vajze!!! Booo ca sakrifice……….. Pa merak se do vije dita qe do e gezoni familjarisht kuroren! Vetem prisni. Kot s’ka thene populli: i duruari – i fituari ?
Leka Anwar Zogu Reza
Spo kuptoj pse princi yne paska gjithe keta emna:
Leka Anwar Zog Reza Baudouin Msiziwe Zogu ist als einziges Kind von Leka Zogu das Familienoberhaupt des Hauses Zogu und somit Thronprätendent von Albanien.
Geboren: 26. März 1982 (Alter 33), Südafrika
Ausbildung: Royal Military Academy Sandhurst
Eltern: Leka Zogu, Susan Cullen-Ward
Großeltern: Ahmet Zogu, Geraldine von Apponyi, Phyllis Dorothea Murray-Prior, Alan Robert Cullen-Ward
Urgroßeltern: Sadije Toptani, Xhemal Pascha Zogu
Expartner / Expartnerin: Elia Zaharia
“Sadije Toptani Khanum (Sadijé Hanem) (Nëna Mbretëreshë e Shqiptarëve) (Tirana, Gusht 28, 1876 – Tirana ose Durrës, Nëntor 25, 1934) ishte e bija e Ali Bej Toptanit e e motra e Esat Toptani e Gani Toptanit, pjesëtare e familjes së fuqishme Toptani. Ajo ishte gruaja e dytë e Xhemal Zogollit, pas vdekjes së gruas së tij të parë.”
Princi yne na doli sternip i Esad Picka Toptanit!
“Atdheu mbi te gjitha”, se si tingellon kjo shprehje kur kujton 7 prillin 1939!!! E megjithate ku e ku Ahmeti i Burgajetit me kete rrote mulliri qe s’di se çfare eshte shteti.
.. HAhahahaha … mesazhi me i goditur ….
normalisht do të thosha HARROJE MONARKINË NË SHQIPËRI,por po të them,bjeru me top parave që i shpërndan politika dhe i japin debilat!!
paratüe e politikës janë tonat,por si për çdo gjë tjetër ne shqipot nuk është se vrasim mëndjen shumë!!sa për të privatëve nuk kam asnjë interes!!
prnci K nga i gjeni keta fytyra na e peshtiroset leximin e gazetes gjyshi ketij miku iku e la popullin ne belt dhe miqt e tij ja dhuruan kororen mbretit te italise tani kujti i takon kurora ketij apo manuele filibertos te italise apo sterniperve te gjergj kastriotit
Cdo gje mund te jeshe ZONJA EVA, por jo gazetare. Me qindra probeme shqetesojne sot vendin tone dhe ju merrrreni me nje fosile. Mire qe nuk i drjtoheni dhe me titullin MADHERI”.
Me respekt per lexuesit, V.Duka.
Pirdh pirdh se lirohesh…
Katunar
Gjalle qenka ky b…q… apo mut i ati mut i biri,mut ai qe beri t’ane (te atin)
Nuk kemi nevoje me per mbreter. Aq me shume nga familja e zogolleve. Republika eshte forma me demokratike e cilitdo sistem. Boll me me privilegjet mbereterore. Sigurisht do qe te jesh mbret se te “dhimbset” shume ky popull!!!! Harroje. SHqiptaret sot jane zgjuar. Nuk jane me ata te 1924-es
Cfare mbreteri kari kishit ju, gjyshi jot zbriti nga malesia e burrelit, dhe e kishte koken me mora kur zbriti ne tirone, dhe me e keqja kishte per nene, motren e tradhetarit me te poshter qe kishte shqiperia, njeriun qe vrau pashain turk qe mbronte shkodren se bashku me shqiptaret nga malazezet. Jo vetem qe vrau ne pabesi qe i la nje turp shqiptareve mbi kurriz, por te nesermen i hapi dyert e shkodres malazezit dhe ja dhuroi sikur ta kishte prone te tij, kur trimat e shkodres kishin me muaj te tere qe luftonin ne shtetrrethim dhe ushqeheshin me macet e qytetit.
Ti biri i kurves, ke gjak per te lare, prandaj mbathja andej nga picka e momes tate ne Afrike, se si shume po ushqehesh me parate e popullit fukara.
Ne kemi disa politikane muti, qe dine vetem te vjedhin , dhe jo ti dalin zot Shqiperise nga ndyresira si ky.
Cohuni o popull sa nuk eshte vone.Hiqjani cdo fare te keqe vendit tone qe na e lane te paret tane.
Shqipja ka vetem nje Mbret , Gjergj Kastriotin.
Ku shkel dot ne Afrike ky palla. Kjo familje eshte perzene nga Afrika per mospagim taksash dhe mos’shlyerje rrogash te punonjesve te shtepise. Ketyre iu be kapica e faturave per ti shlyer shtetit se Afrikes se Jugut sa nje mal. Ne ate kohe gjeten strehe te Sal’ shpellari, qe i perdori, mblodhen plackat, lane nje pjese te prones peng ne Afrike dhe erdhen si heronj ne Shqiperi.
Ai fantomasi i Klan-it, shkruajti historine e “familjes mbreterore”, plus boni 200 emisione me kete histori dhe hongri buke 20 vjet, si gazetar i modh qe eshte. Edhe ky palla, s’ka faj tani, i duket vetja trashegimtar dinastie hahahahaha.
Me kushtetute, Shqiperia eshte republike parlamentare.
Ky spurdhjaku, te cilit Saliu i dha shtetesine shqiptare, ngrihet dhe deklaron hapur e pa
frike se do te kthej monarkine ne Shqiperi, pra si i gjyshi, do te beje nje kunderrevolucion
qe parlamenti ta ktheje Shqiperine ne monarki, ose me dhune, nuk merret vesh idioti.
Por si i tille, me deklaraten e hapur te tij, duhet te vihet para ligjit, per kundervenie e
prishje te rendit kushtetues ne Shqiperi.
Njehere Saliu ia dha kete mundesi te atit, beri nje referendum popullor, dhe jemi deshmitare
se cfare ndodhi. Tani prokuroria nuk duhet te rrije e te prese cfare do te thote tjeter ky, por te beje detyren e saj, ne te kundert do te ndodhin gjerta te pakendeshme. Kjo do te jete edhe nje fakt me teper per te shkarkuar prokurorin per mos berje te detyres. Italia, nje v end me mbreteri deri ne perfundim t luftes se dyte boterore, mbretit ne arrati ia hoqi te drejten e kthimit ne Itali dhe te drejtat e prones qe trashegonte me breza, vetem para pak vjetesh i dha te drejten pjesetareve te ish familjes mbreterore te vinin ne Itali vetem si shtetas italiane dhe asgje me teper.
Ne me te veteshpallurin mbret, i japim prona qe nuk i ka patur, dhe per me teper tregohemi bujare dhe nuk e denojme per deklaratat e tij antikushtetuese.
Po ky ska gjak shqipetari fare se eshte i adoptuar, si do na behet mbret. gogla dushku.
Ky tipi oshte tamon race ariane, bile ma arian se arianet, duket si skandinavez e jo si albanez!
Tingëllon njerëzishem,
po në një vënd ku sundojne dhe ligjerojne kafshet ?
……..
Po po shume njerezishem… “UNE DUA TE JEM PRONARI I VENDIT”. .. Po bobobobo shume njerezishem.
Tingëllon njerëzishem,
po në një vënd ku sundojne dhe ligjerojne kafshet ?
……..
Ty kush te pelqen si pronar Koco Kokedhima, apo ndonje Kokedhjere tjeter,
Per ke hajdut ke simpati?
Po mirë more shqipëtarë ju qe shani e nuk jeni dakort,përse mos ta provojmë një herë këtë cunin. Në kemi provu Enverin nga sokaku i të marreve,Mehmet Shehun nga Corrushi Mallakastrës. Saliun nga Vicidoli,Ilir Metën nga malet e Skraparit,Edi Ramën që të fut në burg për kuponin tatimor dhe rrit taksat përdite. Ky të paktën ka mentalitet perëndimor dhe shkolluar në akademinë ushtarake që është më e njohura në bote. Çtë keqe ka ky?
Zotrote “Toni”, e paske koken ne vend te lig,pa lere per tru,nuk po te pyesim.Rraca e ketyre Zogolleve , eshte edhe me e provuar dhe vertetuar se sa e atyre qe radhit ti. Vetem nje i pa tru,mund te propozoje “shakara” te tilla me vendin dhe popullin e tij,….natyrisht , ne se je vertet shqiptar !
Keshtu si thote ky komentuesi “toni” tha nje here ne pallatin e kultures edhe Bujar Kapexhiu aty nga viti 1996 ne nje takim qe i kishte ftuar ish Sali Berisha: Perse mos ta provojme dhe nje here?! E provuam Ahmet Zagollin, e provuam dhe Sali Berishen dhe ja ku jemi. Tani do provojme dhe Ilir Meten dhe me thelle do shkojme. Ne nuk rrojme dot pa provuar ata qe na rrenojne. Pa ky spurdhjaku qe do te bjere monarki s’di te flase as shqip. Te haje ato parate e harram ti kete se s’ka derdhur djerse por dhe i ati trafikante armesh ka qene.
Se kuptoj se perse ku individ thirret “princ Leka”, kur emir I tij eshte vetem Leka Zogolli.
Ka nje kushtetute Shqiperia qe e quan vendin “Republike”. Gjyshi I tij u veteshpall mbret ne nje vend ku 99% e popullsise ishte analfabete. Koha e mbreterive ka marre fund njehere e mire.
Leka shpesh permend “Familja Mbreterore” a mundet te thote nga kush perbehet kjo Familje se me duket vetem ai ka mbetur..e dyta Mbreteria ne Shqiperi u krijua nga vete ai qe u veteshpall Mbret.. keshtu qe sic u shpall ai mund ti teket Sales te shpallet neser apo ndonje tjetri..
Mendoj se Mbreteria ne Shqiperi eshte nje kapitull i mbyllur.
Do kthej monarkine thote bolja. O Leka, hajt behu pronar i koqeve tona ne fillim.
O gazetar, shkoni dhe ne psikiatri merrni ne interviste dhe pacientet atje. Ka plot qe duan te behen pronar te vendit.
Leqe c’fare them dhe une… Kemi Sali Berishen qe ka 20 vjet qe do te behet pronar i Shqiperise me zorr.
Ky do te beje mbreteri ? Po a e di ky i veteshpallur princ se cfare ka vjedhur gjyshi i tij ? Mos ndoshta do dhe ky qe te beje te njejten gje ? Iku koha e ketyre fosileve qe duan te veteshpallen.
sipas shkences se psikologjis socjale jane homo ose kane tendenca genetike per te perfundu ne homoseksuale ,ata meshkuj te cileve ju le mbresa dhe pershtypje te vecante paraqitja e jashtme fizike e meshkujve te tjere,
edhe ky mbreti prej letre po shprehka pershtypje per paraqitjen fizike te nje mashkulli tjeter. gje teper e rrall kjo gje qe te shprehet ne publik edhe nga femnat per meshkujt.
ktij mreti peder po ti shkoj nanji mret tjeter per dark, i han pjaten dhe i fut edhe bishtlopaten!
nuk na duhet mret peder na se boll pedera kemi n politik.
Sakte!
si ka mundesi qe shpenzoni kohe ma keta lloj race.Kush ja dha titullin ketij pleshti te bastarduar?
Qenka me pall se i ati!
Gjyshi jot vetem qe s’ka qene mbret por ka qene nje hajdut i pafytyre i djerses dhe gjakut te popullit shqiptar. Po te ishte gjalle duhet te ishte ne banken e te akuzuarve per tradheti ndaj atdheut dhe vjedhje te arkes, se shtetit, tete valixheve me florinj qe i terhoqi zvarre rrugeve te botes dhe i perdori per vete dhe per familjen e tij.
Leka Zogolli ti mund te kesh ndonjefare titulli nga gjyshja jote Geraldina, ne Hungari, ndersa ketu ne Shqiperi ke vetem borxhe pafund …
Megjithate je fare te drejte e ke qe po bilbilos, se te tradhetosh atdheun dhe t’i rrjepesh lekuren popullit dhe te jesh politikan i nderuar sot eshte nje gje e ligjshme ne Albanistan …
Ku shkel dot ne Afrike ky palla. Kjo familje eshte perzene nga Afrika per mospagim taksash dhe mos’shlyerje rrogash te punonjesve te shtepise. Ketyre iu be kapica e faturave per ti shlyer shtetit se Afrikes se Jugut sa nje mal. Ne ate kohe gjeten strehe te Sal’ shpellari, qe i perdori, mblodhen plackat, lane nje pjese te prones peng ne Afrike dhe erdhen si heronj ne Shqiperi.
Ai fantomasi i Klan-it, shkruajti historine e “familjes mbreterore”, plus boni 200 emisione me kete histori dhe hongri buke 20 vjet, si gazetar i modh qe eshte. Edhe ky palla, s’ka faj tani, i duket vetja trashegimtar dinastie hahahahaha.
Idioti I rradhes ne familjen “mbreterore”.
Aahahahaah………………………..HYP KETU E SHIF STAMBOLLIN
Me keto lloj horresh qi kam drejtue ket zhele shtet ketu e prej 1944,do ta kishim per nder me na drejtue nje njeri i rrit e shkolluem ne perrendim, Zogi ka merrita te padiskutueshme per at qi ka njohuri minimale nga shtetberja,shmangi krijimin e shtetit te sherihatit ne Shqipeni,shmangi hapjen e shkollave greke ne jug te Shqipenise, me pasaporten e tij
mund te udhetoje ne krejt boten, me nji polic mbante qetesi e rend ne krejt zonen, ……kamunistat thojne se ka shit vendin… hajde merre vesht se cna ka ngel me shit sot, sot kena boll polici e rend spo shifna, per 25 vite kena nerue 25 pasaporta me pague bediava……,
Per comentin Shpellari,me larte.
Qe te kesh nje ide cdo te thote Shqipetare dhe kujt i perket ky vend.
E para,cfare fshihej dhe fshihet me emrimin Leka?
Ne qofte se eshte per Aleksandrin e Madh pse nuk e quani edhe Berishen Isha?
Ne qofte se jemi pasarrdhes te Aleksandrit nga kush kemi turp qe ofendojme emrin e Tij?
Une di qe kur te perdhunojne ose te vrasin ose i nenshtrohesh ose reagon.
Aleksandri i Madh bashkoi te gjitha trevat Helene greqishtfolese kunder Perseve dhe ne filmin nga Holliwwodi kur Bratt Pitt thote,perpara te luftojme per Kombin Helene.
Aresyeja se Perset shkaterruan dy here Akropolin dhe Parthenonin,dhe Filipi babai i Tij,emri me kuptim Filos tu Ipos Albance Mik i Kalit vendosi te edukoje djalin e Tij Aleksandros kuptimi i emrit eshte Prostatis ton Andron Albance Mbrojtes i Burrave,me Filisofin Aristotelin qe kuptimi i emrit te Tij eshte Aristos Telos Albance Fund i Persosur.
Emra te tille si Aristo-Kraci,Aristidhis qe do te thote Aristos Idhos Albance Gje e Persosur keto jane Greke dhe jo TurkeoAlbanezce.
Ne qofte se Bota e ka gabim pse nuk protestoni?
Apo jini katandisur si Shkupi qe thote qe jemi Sllave por Maqedone?
Edhe ju jini Shqipetare islamike ,por Ilyre,Maqedone,Epirote,si ta kuptojme kete?
Pse ju vjen turp nga Kostandin ne Koco,nga Aleksander ne Sandri apo Leka,nga Odise ne Sevo,nga Aristotel ne Teli.
Tani concluzionet i nxirni vete.
Mos genje shume o Akilis? Greket e lashte kane nje histori dhe kulture te lavdishme, por kjo nuk ju lejon juve qe te rrembeni dhe te pervetesoni edhe historine e popujve te tjere te Ballkanit. Aleksandri i Madh nuk ishte grek. As i jati i tij Filipi. As maqedonasit e lashte. Ata per greket ishin “barbare”, pra te huaj dhe te pacivilizuar. Une e di qe ti nuk me beson mua, por shko e “pyet” Demostenin tend, bashkekohes i Aleksandrit. Ai vete i ka quajtur barbare maqedonasit e lashte dhe Aleksandrin. Megjithate maqedonasit e sotem nuk kane asgje te perbashket me maqedonasit e dikurshem, shqiptaret e sotem pothuajse nuk kane asgje te perbashket me iliret e dikurshem dhe arberoret e Gjergj Kastriotit. Greket e sotem po ashtu jane pasardhes te palavdishem te heleneve te lashte. Pra ta lejme nacionalizmin dhe historine menjane dhe te shohim nga e ardhmja.
arkidis ik qi veten dhe shpeto lekun…. JASHTE TURQIT / GREKET /SERBET nga SHqiperia bashke me ta edhe ti !!!!bastard mother fucker
Hik mer plehr islame rraca e putanave te kombit ,
shko andej nga ke lindur NE AFRIKE atje eshte atdheu jot jo Shqiperia me te cilen ste lidh asgje .
Ti sekuestrohen te gjitha pronat dhe ti jepet vistua ,si Person non gratta .
Gjyshi ktij shkerdhate qe si dihet nga e ka prejardhjen ,u rrit duke i ber gojore carit te serbise i cili e pruri ne Shqiperi dhe e beri Mret dhe mbasi la Shqiperine ne duart te te huajve e boshatisi THESARIN E SHTETIT SHQIPTARE u arratis ne pidh te asaj qe e kishte dhjere me gjithe putanat e oborrit .
Mir qe i keni sjell gjithe te kqiat ktij vendi ,mir qe e vrate e vodhet e tradhetuar e ropet e injoruat para botes si Shqiptare ,o kurvat o putanat e dovletit ,o rrace qensh , keni ala surrat ti kerkoni ktij vendi rrespekt ?!
Per cfar ?
PER TRADHETITE E SHKATERRIMIN E SHQIPERISE ?
Qeverria duhet ta shikoj me vemendje aktivitetin e ktij pjelle antishqiptari ,
sepse eshte nji Islamist i kamufluar dhe ka shume gjase te Jet bej lojen e Isis ne Shqiperi .
Zhduku nga Shqiperia rraca e qenve te Islamit .
paska mesuar shqipen ky,se i jati nuk dinte me fol shqip.Masksrej politikanet tane qe i lane te hyjne ne Shqiperi keta plehra hajdute.Gjyshi i ketij pinjolli eshte simbol i hajduterise e si i tille njihet boterisht.
Kur Cari deklaroi se do tu hiqte bujkroberine muzhikeve, ata u ngriten ne protesta.
Nuk di pse mu kujtua kjo histori kur nje turme te indoktrinuarish e mendjeshpelaresh kerkojne te hedhin balte mbi kristal ne nje kohe qe vendi renkon ne tranzicionin cerekshekullor.
Zonja Eva,
Ku bazoheni Ju qe kete qytetare e quani prins. Qe te jeshe gazetare serjoze nuk do ta tallje duke e thirrur prins Leka i II. Ndoshta munde te jete princi i juaj personal?
Hahaha akili i fshatit po na tregon histori nga filmat dhe i duket vetja i kulturuar dhe me dije, edhe ne qoftese i binte ne dore ndonje cope liber e vendoste te gozhda mbrapa kurizit tek halja sepse ishte i sigurt qe letra eshte prodhuar vetem per te fshire bycken por qe gjate gjithe jetes se tij bycen e ka fshire me gisht sepse prania e gishtit e bente te haronte letren mbrapa kurizit
T’ia kujtoje dikush punonjesit te presidentit se Kurora Mbreterore u dorezua tek Viktor Emanueli me 16 Prill 1939.
Kjo date eshte de facto dhe de jure fundi i mbreterise se vetshpallur te Zogolleve.
De jure fundi i mbreterise eshte më 11 janar 1946.
Po ky koqja kaq pa tru eshte. Ka ikur Saliu apo nuk e ka mare vesh ky gjeja e trashe.
C’eshte ky titull Princ”,moj gazetare analfabete,a nuk e din ti se ne jemi REPUBLIKE? Ku e gjeti mbreterine gjyshi i ketij kallirit pa buke,qe ti na e quan Princ!? A nuk e di ti,moj kukumjacke,se Ahmet Zogu eshte nga Burgajeti,nje cope fshatar,me origjine turke,pa shkolle,me ca kurse mujore,qe na i quajten AKADEMI?! I lumte ketij spurdhjaku,qe po ben qejf me pronat e popullit qe i a dhuroi Sulltan Saliu!Sa per pronat e Zogut,ato jane ne Burgajet te Matit dhe ne Tirane apo ne Durres,nuk i takon as edhe nje meter katror toke,se ato jane prone e popullit dhe i sundoi per aq kohe sa ishte ne pushtet! Ahmeti eshte nje mbret i veteshpallur nga parlamenti i horrave ne 1928 dhe e tregoi veten,kur me 7 Prill 1939,i a mbathi nga syte kembet dhe e la vendin te pushtohet nga Italia Fashiste. Na erdhi ai shuli i gjate,Leka dhe pretendoi te behej mbret ne 1997,se e shtynte Sali Qen Bisha,ndersa ky spurdhjaku na prtendoka te behet mbret! S’ka faj se i a ka ushqyer e po ja ushqen Saliu,qe kerkon ta shfrytezoje per te riardhur ne pushtet! Ik e bej shurren,o i vetquajturi princ! Shkofsh ne djall,me soj e me sorollop,kelysh i Burgajetit!
THOSHTE JAM MBRET POR SKISHTE KURORE,
KURORA ISHTE NE VEND TJETER,
RENDTE SI I MARE ,DHE SI I GJORE,
KUR NE TE GJITHE JEMI MBRETER.
MBRETER TE VEHTES DHE TE LIRISE,
BIJ TE LINDUR JASHTE CDO SUNDIMI,
VJEN I BIRI I BARINJVE TE DHISE,
THOTE PREJ MEJE VJEN SHPETIMI.
VJEN I LIDURI NE KAFAZ,DHE I RITURI NE NJE GUZHINE,
THOTE JAM MBRET ,DHE KAM MARAZ,PER ATE GJYSHEN GJERALDINE.
KAM ZILI QE JA MOREN KUROREN,KUR BABAI ISHTE TRE DITE.
DO MAR FRONIN PA KURORE,DERI SA TE MBAJ TESPITE.
NE ENDERIM ,ME TESPITE NE DORE,
DO TE RI NE ANE TE KLLANIKUT,
NDOSE MBETEM PA KURORE ,
DHE KUR TI BIEN GJETHET FIKUT.
Mbreti I kishte njerëzit si ishte vet i ndershëm dhe patriot e donte atdheun prandaj e bëri si gjith bota..parlamentarët e asaj kohe ishin të zgjedhur nga populli. Ata burra të ndershëm që udhëhiqnin popullin ishin ajka e inteligjencës shqiptare.që më von u vranë e u internuan e u sakatuan nga dora barbare e. Enver qoftëlargut që e mbylli. Shqipërinë në guackë të arrës. Këta që sot janë në qeverisjen e vendit janë bijtë e tyre. Sllavokomunistët për ditë po e shkatërrojnë. Atdheun tonë të dashur e kanë kthyer në një vend kriminel dhe mafiozë nga të cilët nuk mund të shohësh e të dëgjoshgjuhët e ndyra të tyre…