Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali: Operacioni ‘Maloku’ vë 4 në pranga

20 Janar 2016, 13:28Kronika TEMA

Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge të përbërë nga shqiptarë, nigerianë dhe italianë.

Operacioni i koduar “Maloku” ka vënë katër persona në pranga ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2013 dhe pas përgjimeve të shumta policia italiane arriti të arrestojë katër persona dhe ka shpallur dy në kërkim, raporton “VeronaSera”.

Nga katër personat e arrestuar, dy ishin italinë, një nigerian, dhe shtetasi shqiptar M.B. 29 vjeç.

Ata kanë lëvizur vitet e fundit shuma të mëdha kokaine dhe në momentin e arrestimit u janë gjetur 15 celularë.

Edhe tetë persona të tjerë jan♪7 duke u hetuar, dy prej të cilëve shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje