Balla: Berisha, fajtor për vrasjet dhe fshehjen e provave. E sigurt që do shkojë në burg!

21 Janar 2016, 13:30Politika TEMA

Pas fjalimit të tij ku hodhi baltë mbi viktimat e 21 janarit dhe justifikoi vrasjet, Sali Berisha u largua nga parlamenti.

Deputeti Taulant Balla në fjalën e tij në parlament e akuzoi Berishën se përveç vrasjes ka fshehur edhe provat.

Ai tha se Berisha do të paguajë me burg vrasjet e 21 janarit.

“Pasi vrau katër persona në mes të bulevardi Berisha ka fshirë serverat e kryeministrisë me pamjet e vrasjeve. Ai do të paguajë me burg për këtë, kjo është një gjë e sigurt”, tha Balla.

Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve mu kërkua të merrja fjalën dhe t’i kërkoja atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta e fyerjet, se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjen po dhe për fshehjen e provave. Sa për amanetin e katër të vrarëve, pjesën e parë e kemi vërë më 23 qershor, se nxorrëm atë vrasës nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg, dhe sigurisht që do të shkojë në burg për vrasjet e 21 janarit”, tha Balla.

Balla tha se janë gjyqëtarët që falën kreun e asaj kohe të gardës, Ndrea Prendin, dhe sigurisht “prokuroria e kapur” prej të djathtëve, pasi sipas socialistit Balla ende nuk e ka marrë në pyetje Sali Berishën për vrasjet dhe fshehjen e provave.

2 komente në “Balla: Berisha, fajtor për vrasjet dhe fshehjen e provave. E sigurt që do shkojë në burg!”

  1. pushka says:

    eshte e vetrete qe nuk po behet drejtesi sepse gjykata dhe prokurorija jane akoma te djathtapor Eksekutivi eshte i majte, pse Ju zoti balla beni deklarada ne Kuvend duke thene qe Berisha ka fshire serverin dhe ka zhdukur provat pse nuk eshte bere ky denoncim ne prokurori qe prej 5 vjetesh dhe te kerkohet te hetohet Sala, per mendimin tim Ju jini ata qe vazhdoni ti ferkoni krahet sales ndoshta ty s do te te pelqente por Ti dhe disa te tjere jini vetem tellall ne parlament Ju nuk duhet te jini me deputet i atij kuvendi, Ju do te benit mire te largoheni nga ai kuven ne te ardhmen sepse keshtu ndihmoni ate vend per gjetje te zgjidhjeve me te mira per jeten dhe prosperitetin e tij , Ju Bracia dhe ca te tjere jini bere te pa durushem sepse Ju talleni me ate popull Jo Sala, ai kagjetur dhe ben keshtu dhe ka gjetur Juve disa lafazan socialist dhe vazhdon te ofendoje akoma ne Parlament, Kur sjini te zotet te beni detyrat tuaja eshte me e ndershme te largoheni dhe neve populli do tju respektojme me shume per kete akt sublim se sa per deklarata pa vlere ne Parlament,

  2. Shoku shpati says:

    Kur te kete Halla koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje