Tre të rinj shqiptarë që qarkullojnë me një Audi të verdhë nëpër rrugët e Italisë, janë kthyer në kryelajmin e mediave italiane.
Prej disa ditësh ata janë në ndjekje nga policia, për shkak se akuzohen për grabitje me dhunë dhe shkaktim paniku dhe aksidentesh, duke qenë se qarkullojnë me më shumë se 200 km në orë, dhe shpesh edhe në krah të kundërt me automjetet e tjera.
Audi i verdhë tashmë është kthyer në një terror kolektiv për italianët.
Me dhjetra persona kanë telefonuar në polici, duke thënë se e kanë parë atë.
Por, shumica e telefonatave janë alarme false.
Mediat italiane flasin për një psikozë kolektive.
Policia italiane ndërkohë, ka vënë në dispozicion dy Lamborgini për ndjekjen e tyre, duke qenë se makinat e thjeshta e kanë të pamundur ta ndjekin Audin, që ka shpejtësi deri në 300 km në orë.
Për momentin tre të dyshuarit që qarkullojnë me këtë mjet nuk janë identifikuar ende, por nga fotot e shpërndara, mendohet se ata janë nga Miloti dhe jetojnë në Itali.
Nuk ka nje audi te dyte qe ti ndjeke maloket shqipetar ,qe na jane bere xhemjs bond .
….Me pelqeu kjo,policia ka vene ne dispozicion dy lamborghini…:)))?!….po perse mof idiot,cfare eshte kjo gare me orar dhe vend te caktuar,apo ju duket si.ato RALLY…urban…kush do ti thote policise oren edhe vendin ku do te kalojne keta me Audi qe policia ti ndjeke me pas me Lamborghini….Ne gjith boten situata te tilla monitorohen nga ajri dhe me mjetet logjistike te radionderlidhjes.Ky eshte rasti tipik ku ka vend ajo shprehja.Qeveria e zen lepurrin me Qerre….Kete duhet ta diine mire ne fakt edhe keta buthrrjepurit qe bejne si gangsteta…rrugeve te italise