PROFILI i Spiro Kserës: Mikut të Dules që ia "drodhi" për Berishën

30 Janar 2016, 08:49Kronika TEMA

Spiro Ksera është i pari ish­ministër i qeverisë Berisha që arrestohet dy vjet e gjysmë pasi e majta ka marrë pushtetin. Ksera është gjithashtu një nga tre ish­ministrat që kanë dosje në Prokurori, së bashku me Ridvan Boden dhe Myqerem Tafajn.

Po kush është Spiro Ksera?

Deri në vitin 2009 ka qenë një politikan lokal në Jug të vendit. Ka drejtuar Prefekturën e Gjirokastrës si pjesë e një marrëveshje që kishte Partia Demokratike me Bashkimin për të Drejtat e Njeriut. Por në pranverën e vitit 2009, Vangjel Dule vendosi të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe të dalë nga koalicioni me PD­në.

Ai i kërkoi Spiro Kserës që ta ndiqte pas, por ky i fundit në krye të një grupi anëtarësh të PBDNJ­së, e refuzoi duke u bërë pjesë e Partisë Demokratike. Si shpërblim i përçarjes së PBDNJ­së, Sali Berisha e kandidoi të dytin në qarkun e Gjirokastrës pas Genc Rulit, dhe ai fitoi mandatin e deputetit.

Berisha ia kishte premtuar Gjirokastrës dy ministra në qeveri dhe e mbajti fjalën. Ai e bëri Kserën ministër të Mirëqenies Sociale, post të cilin e mbajti për katër vjet. Në 2013 Berisha e kandidoi sërish të dytin në Gjirokastrës, por në atë zonë PD­ja mori një humbje të thellë dhe vetëm Genc Ruli që ishte i pari i listës fitoi mandatin e deputetit

Prej asaj kohe, Spiro Ksera përmendej në publik sa herë që policia arrestonte ish­vartësit e tij për shpërdorim fondesh, pa e ditur se mbrëmjen e 29 janarit do të pritej edhe për të një flet arrest

5 komente në “PROFILI i Spiro Kserës: Mikut të Dules që ia “drodhi” për Berishën”

  1. A.Saraci says:

    Në rast emergjencash, si rastet e përmbytjeve apo zjarrit, të gjithë e kanë shpresën tek ato mjetet ngjyre të kuqe që vijnë nxitimthi me alarme ndezur. Ata janë zjarrfikësit që i përgjigjen çdo telefonate emergjente. Në ditë të tilla, më dashamirësit i falenderojnë, ndërsa ata më pak të tillët numërojnë minutat me të cilat erdhën me vonesë. Kur situata emergjente tejkalohet, askush nuk kujtohet për ta. Shumëpak e di se këta njerëz që futen mes ujit dhe flakëve kanë rroga shumë modeste, gati-gati në kufijtë e rrogës minimale, çka nuk e justifikon aspak punën dhe riskun e tyre. Përveç kësaj, këta njerëz punojnë në kushte gati vetëmohimi,pasi janë braktisur nga vetë drejtuesit e tyre. Futen në mes të zjarrit me veshje prej pambuku në temperatura që i kalojnë 200 gradët. Nuk kanë mjete pune dhe as mjete sigurie. Po drejtuesit çfarë bëjnë?! Sigurisht, dhe ata punojnë, por me një ndryshim, ata punojnë vetëm për interesa personale! Jo shumë kohë më parë për shërbimin zjarrfikës u hartua një ligj i ri, i cili më shumë sesa ligj ishte një dekret gjithpushteti për drejtorin e përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Z. Alfred Kristuli. Çdo nen i këtij ligji i jep kompetencë të plotë në çdo vendim vetëm drejtorit të përgjithshëm. Duket se Z. Kristuli e ka hartuar këtë ligj me merak për të forcuar pozitat e veta dhe jo për mirëfunksionimin e shërbimit zjarrfikës apo për të mirën e komunitetit. Në ligj nuk ka asnjë saksion nënligjor as për bombulat e gazit që janë një rrezik real dhe as për masat e kasetave elektrike të cilat jo rrallë herë janë kthyer në shkaktare të rënies së zjarreve. Ligji ka vetëm një përparësi, ai është drejtori i përgjithshëm. Ata që varen nga ky drejtor i gjithpushtetshëm, që janë gjithë kohën në terren dhe në punë nuk kanë asnjë atribut. Ka tre vjet që nuk është dhënë asnjë shpërblim për zjarrfikëset, pavarësisht se performanca e tyre ka qenë shumë e mirë. Po aq kohë ka që nuk është dhënë asnjë rritje në gradë për asnjë zjarrfikës, por veç për miqtë e familjes së Z. Kristuli që janë shefi i zjarrfikësve Vlorë dhe shefi i zjarrfikësve Durrës. Për ata zjarrfikësit e thjeshtë drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, nuk ofron dot asgjë, as paga, as kushte, as grada, asgjë! Vetëm një ligj që nis dhe mbaron me fjalën “Drejtori i Përgjithshëm”.
    Kur do hetoet ky njeri qe po vjeth djersen dhe gjakun e zjarrfikesave kur do hetoet ky njeri qe i ka dhene lishnca vajzes se vet shoqeve te saj dhe gjith miqve familjar, kur do hetoet ky njeri.

  2. sali berish says:

    hajde ne koke te saliut tani!

  3. Iliria says:

    Nje serb dhe nje sirian..

  4. Valbona says:

    Delja që ndahet nga tufa e ha ukju
    Mbase Ksera nuk duhej te ndaeshe nga Dhulia

    1. .... says:

      Prit se edhe Dule jevgjiti mbas qafe e ka ketu do ti laj te gjitha ardhacaku jevgjit qe hengri buken e shqiptarit dhe tani i ngul thiken mbas shpine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje