Masakra e Elbasanit/ Reagon nga Italia familja Mema: Nuk kemi lidhje me vrasjet e kryera

5 Shkurt 2016, 15:50Kronika TEMA

Dy ditë pas masakrës së ndodhur në Elbasan në të cilën humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, ka reaguar familja Mema e cila ka hedhur poshtë aludimet se ata qendrojnë pas vrasjeve.

Në një reagim për Report TV, kjo familje thotë se mbiemri i tyre është keqpërdorur nga ana e medies dhe veçanërisht nga shtypi i shkruar.

Ne jemi larg kësaj ngjarje dhe këtij konflikti që po përflitet.

Qyteti i Elbasanit na njeh se cilët jemi dhe i kërkojmë medieve që t’i referohen vetëm burimeve zyrtare dhe burimeve të tjera të konfirmuara, pasi aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë.

Gjithashtu, i kërkojmë strukturave shtetërore që të vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, bën me dije familja Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje