Rudina Xhunga: Mos më kërkoni mua t’ia bëj gjyqin Nexhmije Hoxhës

8 Shkurt 2016, 10:02Politika TEMA

Intervista që pritet të transmetohet sot në mbrëmje me Nexhmie Hoxhën ne emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, ka shkaktuar shumë polemika.

Disa kritikë e kanë quajtur të tepëruar të vazhdohet të intervistohet Nexhmije Hoxha, e cila duhej në mos të gjykohej, të lihej në harresë.

Por, Rudina Xhunga iu është përgjigjur atyre sot me një shkrim, duke thënë se ajo është gazetare, dhe nuk mund të bëjë gjyqe.

Nexhmije Hoxha, sonte, do të tregojë në Vizion Plus, të vërtetën, sipas saj, jetën sipas saj, monologun e saj të fundit.

Kush do ta dëgjojë, nuk do të ndryshojë mendim, për të, as për 50 vitet e Enver Hoxhës.

Gjëja që unë uroj, të prekë dhe të ngacmojë ajo intervistë, është ajo ndjesia e pafuqisë paralizuese, që ndjen shqiptari, përballë shtetit, përballë të parit të shtetit, që dikur të jepte punë, burrë, shkollë dhe po të dilje nga rreshti, të internonte, të burgoste, të përjashtonte, të zhdukte.

Tani shteti, të lë pa punë, pa bukë, të çon në Gjermani, kur i del tepër, të zvarrit gjykatave, spitaleve, hipotekave, të lë të përfundosh në depresion, drogë, krim, prostitucion. Sepse kjo është psikoza jonë kolektive: e di shteti. E di i pari. Ai i di të gjitha.

Në thelb ne jemi ende në bunker, ne jemi paraqytetarë. Na mungon shpirti i rebelimit, i përplasjes, i vetëdijes, i vetëbesimit, që po t’i kesh, nuk të lënë, të nënshtrohesh para më të fortit dhe t’i hakërrehesh më të dobëtit. Që nuk të lënë ta shohësh shtetin si zot dhe veten si rob.

E pra, gruaja që do të shikoni sonte, në intervistën e fundit, ishte dikur gruaja e Enver Hoxhës. Po tani, si jeton, ku e çoi pushtetin, mos e trashëgoi? Si po e mbyll jetën, në atë dhomë, ato kushte, të krahasueshme me çdo familje shqiptare, në minimum jetese?

Nexhmije Hoxha e bëri burgun e saj, burgun e kafeve, jetoi për të parë zhvarrimin e të shoqit dhe përmbysjen e gjithçkaje ndërtoi dhe besoi në jetë. Tani çështja nuk është më a flet, apo çfarë tregon. Nuk është as, mos po e rikthejmë kohën e Enverit, duke intervistuar të shoqen. Se nuk ka njeri, a shans ta ringjallë atë kohë. As më nostalgjiku, jo më unë, që e kam parë në Televizor bardh e zi, kur isha në kopsht.

Problemi real, që duam t’i fshihemi, siç e kemi zakon me problemet, se e dimë që zgjidhen vetë, është: ku jemi, ku shkuam ne, kohë pas përmbysjes së atij regjimi?

Ja ku shkuam: Aleks Nika protestoi në demokraci dhe e vranë. Gruaja e tij i kërkon të drejtën një zyrtari të zakonshëm në Bruksel, se nuk e gjen dot, në vendin e vet. Ky është shembulli tipik i pafuqisë sonë për të gjetur të drejtën, për të protestuar, për të dënuar, për të ndëshkuar, për të besuar se jemi zot të kësaj toke dhe ata që janë ulur në zyrat e Enverit dhe Mehmetit, janë thjesht administratorë të radhës, jo mbretër. Janë të zakonshëm, të zëvendësueshëm, të vdekshëm, janë asgjë para fuqisë së qytetarit, që kërkon të drejtën e tij, deri në një.

Nuk na e kanë fajin intervistat. Nuk na e kanë fajin, as Saliu dhe Koçoja. Jemi ne që i krijojmë ata, dhe pastaj mërzitemi, kur gazetarët i intervistojnë. Sepse duam, gjyqin që nuk ia bëmë dot vetë, ta bëjë gazetari”, shkruan Xhunga.

30 komente në “Rudina Xhunga: Mos më kërkoni mua t’ia bëj gjyqin Nexhmije Hoxhës”

  1. tahipi says:

    bukur sakte pa gabime

    1. Haaaaa says:

      Pas kesaj ligjerate,o Pellumb sorre,shko ha….MUT sa te ngopesh!

      1. tungjatjeta says:

        Te shje enver hoxhen nga 1992 deri nga 1997 kishte nje fare lezeti..por sot kur ai vend eshte kthyer ne KOLUMBINE E EUROPES..NEN “BUZEQESHJE” AMBASDORESH….ai nu ka nevoje per ringritje monumenti…

        Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
        Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.

        Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.

        Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
        Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
        Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë

        .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
        Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
        Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

        1. Patrioti says:

          Te lumte i ke thene te gjitha , por kujt ja thua ketyre qe shiten per 1000 leke qe edhe motren e cojne vete tek dera e bordellit pa thene se me pare ja hypin po vete.

    2. Pilo Lala says:

      Kush ka frike nga Intervista e Nexhmije Hoxhes? SHQUP.
      Aty jane mbledhur morrat qe ka shtypur Enveri, ose ata qe i kane sherbyer baballaret ne oborrin e Enverit.
      Te gjithe ata qe fshihen mbas Demokracise, si te persekutuar, si heronj.
      Me ben pershtypje organizimi i ngjarjeve, dhe saktesia e tyre nga Nexhmije Hoxha.

    3. Kush te qi...? says:

      Shkoj moj pele me gjithe Nexhmijen a Enverin, po na thuaj te q.. Edi mbreme?

  2. Shkodrani says:

    Se po na merzit kjo pune tani… intervista e fundit, intervista e fundit! Eshte mire me shendet shoqja Nexhmije? Si i ka? Demokracia solli shume kanale televizive dhe antitelevizive, pultin e keni…o burra e gra…telenovela ka sa t’ju doje kokrra e qejfit… thjesht mos shikoni e degjoni ate qe nuk ju detyron njeri ta beje. Apo edhe kjo eshte pjese e reklames se gazetares, ngaqe fol e fol se dicka do ngele. E cfare do ngele? Shoqja Nexhmije do te thote ato qe do e njerezit do e degjojne…disa do ta dergojne ne qiellin e shtate, disa do e quajne merimange, disa vejusha e zeze, disa do ta mallkojne, disa do t’i hapin librin e shtepise (bashke me ditaret e Enverit), disa qe neser do te fillojne post-komentet me emisione, dokumentare, etj.etj… “LESH ME QIME”, ja keshtu eshte epilogu. Rudina e di mire se si cohen mizat te m.ti! Per fat m.ti eshte i thate dhe nuk e demton procesin e oksigjenimit ambiental.

  3. Dielli mbi Korab says:

    Respektin maksimal per Rudina Xhungen.
    Nje grua inteligjente dhe nje gazetare profesioniste,por mbi te gjitha nje shqiptare luftetare per te verteten

  4. maks says:

    bravo zonja rudina intrvisten e heroines se popullit do e shoh me deshir do te deshiroja qe ju ta pyesni zonjen e madhe nexhmie hoxha se kush esht arkitekti i shkaterrimit te vendit te degjoja nga goja e zonjes kush i vodhi rezervat e floririt qe la regjimi komunist kush shkaterroi ushtrin kush dogji e vodhi fabrikat e uzinat si ka mundesi qe politikanet e sotem jan miljardera dhe ajo zonj qe ishte ne krye te vendit per 50vite jeton ne nje objekt te pularise se tiranes me nje pensjon mesatar pyete zonjen si ka mundesi qe tradhetaret te tipt ahmet zogu ngrihen ne pjedestal dhe ata qe luftuan per clirimin e vendit dhe rindertimin e saj denigrohen keto pyetje kisha deshir ti degjoja nga kjo intervist

  5. timo says:

    Nexhmie Hoxhës jepjani sa më shumë migrofonin të flasë se na kthiellon mendjen dhe na qartëson . Migrofonin hiqjani Sali Berishës. Antinjeriut. Personalitetit më të ndyrë e të uryer që ka të dokumentuar Historia e Shqiprisë. Në se nuk kemi fuqi ta vendosim prapa hekurave, ta lëmë në haresë këtë përbindësh të dalë nga gjiri i shoqërisë sonë.

  6. D.A says:

    ” Duhet saktesuar se nuk ka asgje gabim kur interviston nje diktator, kriminel apo bashkeshortet reciproke. Gazetaret me te njohur sot ne bote e konsiderojne arritje ne karrieren e tyre nje interviste te ketij lloji. Jo , nuk qendron ketu problemi. Cfare eshte gabim dhe neveritese eshte se Nexhmije Hoxha e ka te garantuar adhurimin dhe dashurine e Xhunges kur pranon te jape nje interviste . Nexhmije Hoxha e di se asgje qe do ta shqetesoje do ti vije nga pyetjet e Rudines. Ky eshte nje pakt i pasforcuar. I pasforcuar sepse Rudina nuk e fsheh admirimin per te . Nuk e ka fshehur as servilizmin dhe pyetjet boshe ne dy intervista te meparshme qe i ka bere. ( per cfare i duhej e treta???) Rudina nuk ka guxuar ta pyese kete grua se pse ne 46 -en , te dy gjysherit e mi intelektuale u burgosen ,u internuan familjet e tyre deri ne tre breza, u keqtrajtuan e nuk u lejuan te shkollohen te gjithe trashegimtaret . Pse? Dy gjysherit e mi intelektuale kishin vetem nje te keqe :ISHIN TE DITUR E TE SHKOLLUAR. Nuk ishin as me ballin e as gjermanin. Nuk ishin as te pasur. Ishin patriote e te vullnetshem per ta ndertuar ate vend pa vrare e prere. Rudina nuk e pyet dot Nexhmijen se si nuk ka asnje vrarje ndergjegje per ate qe burri i saj i beri shtreses me te zhvilluar te ketij vendi e cila mund te krahasohet vetem me ate qe gjermani i beri cifuteve. Ai genocid, ato mizori! Por Hitleri ja beri hebrenjeve. Ky monster ja beri popullit te vete. Pervec kesaj , nuk zgjati sa nje lufte 5 vjecare. Por zgjati 45 vjet. Kjo gazetare miope nuk eshte ne gjendje te beje nje analize se sot jemi vendi me i varfer e i deformuar ne evrope , pikerisht per shkak te atyre 45 vjeteve izolim. Kemi kete klase politike mendje ngushte e te babezitur pikerish per shkak te atij edukimi te deformuar ne diktature e atyre privimeve te frikshme qe shkelnin te drejtat themeltare te njeriut. Ato qe shiten per vlera – ishin frike e ndrydhje. Krenari aper varferine e skajshme , a thua na kishin mbyllur ne nje eksperiment te madh pe r te pare se si do te mesonim te habitur se si hahej banania kur te na nxirrnin nga kafazi.
    Po Rudina nuk e ka hallin te Nexhmija kete here. Duhet pranuar. I duhej kjo zhurme . Programi i ri ne vizion ka shikueshmerine me te ulet qe nje program i llojit ka patur. Andaj i duhej Nexhmija , te cilen , mbajeni mend, ne nje moment tjeter do te jete gati ta nxjerre dhe nga varri:) “

    1. kirurg says:

      Pse akoma nuk guxon te dalesh me emer e mbiemer ti mor njeri dhe ta gjesh menyren e t’ia shtiesh ne vesh Rudines pyetjet e tua? Si ta pyese Rudina kur ti rri fshehur edhe sot, pas 70 e kusur vjetesh? Te shtjere fall e ta pyese, a si? Si ta besojme se ata te tute qene engjej dhe u kane rene kot me qafe, kur ty s’ta mabn te nxjerresh as hunden nga vrima ku je futur prej kaq dekadash? Aq keq ta kane futur qe ne 46-en? I shkreti ti!

  7. # says:

    tematika qe merren vetem idiotet ,
    pikerishte ata qe jetojn ne te kaluaren ,
    ata te cilet nuk mundet ti thone asgje te sotmes duke e vrare ate ,
    nepermjet mentalitetit mutullman ,qi drejton sumen qiellit e jo syte
    vazhdoni e hani m.t bote islame bote llapaqenesh ordinere
    ate keni bere ne shekuj te semurit e idiotesise

  8. pukiani says:

    o,shkodran,je vete i tille,derisa ne nje shoqeri pluraliste nuk duron medimin e tjetrit,por na servir te thatin apo te njomin.ti mund te mbash cte pelqeje.

    1. Intervista says:

      Intervisten nuk e duan vetem ata qe drejtojne vendin, qe e cuan kete vend ne piken zero. Me kete qe i kane bere shqiperise keta horra,keta antikombetar,keta hajduter e kriminel, ne se sote do votohej per keta apo per Enver Hoxhen, une me keqardhje them se pjesa derrmuese e shqiptareve do votonin E.Hoxhen. Dhe kjo nuk eshte per faj te popullit, populli e beri detyren,e hoqi monumentin,perqafoje demokracine sepse besonte ne te. Por kur shqiptaret dalin ne protest dhe shteti i vrete do te thote se jemi ne diktature te tipit fashist, se edhe E.Hoxha diktator ishte por ne kete forme,si bandit, ne mes te bylevardit, nuk vepronte. Dhe vrasesit jane ende ne pushtet,te pa gjykuar e denuar,jane ne parlament, krekosen si kaposha.Ku eshte ketu drejtesia shoqerore? Nexhmie Hoxhen ne radhe te pare kane nevoje ta degjojne ata qe jane ne parlament, dhe ta degjojne ne menyre te organizuar do ishte me mire. Rudina eshte nje gazetare e rralle e vendit tone, e cila meriton gjithe respektin e shoqerise shqiptare, pavaresisht se disa, djallezisht, duan ta politizojne intervisten. Shqiptaret sote thone me te drejte qe ISHIM ME MIRE KUR ISHIM KEQ.Ne ende nuk jemi te lire,ne nuk kemi shtet, ne kemi nje regjim,ne nuk votojme te lire

  9. JAHO LABI says:

    Po cfar problemi ka qe te intervistohet e nderuara NAXHMIJE HOXHA ? GJithe gazetaret me te shquar ne bote i kane bere intervistat ndaj kujtdo personazhi plotik publik apo historik .Kujtoj ketu ROGER MOORE ne AMERIKE qe ne jeten e tij si gazetar e regjizor ka intervistua FIDEL KASTRON .GEDAFIN .POL POTIN .CAUSHESKUN .WILI BRAND PINOCET etj etj qe jane intervista perla nga kenveshtrimi gazetaresk dhe informativ .Le ta degjojme NAXHMIEN ajo me jeten e saj ka nje rol ne rjedhen e ngjarjeve historike ne SHQIPERI .Kush s’do ta degjoj eshte i lire te nderoj kanalin e te kerkoje ku mund te gjej BERISHEN apo LULIN E VOCER

  10. perlat spahiu says:

    shume thone se e kaluara nuk duhet harruar,se nese nuk e kujton ,nuk mund te shohesh ,perpara.cfare do te mesojne shqiptaret nga shoqja nexh-mi-je,ajo dote tregoje krimet e bera nga burri i saj e banda e tije kooperativiste kriminale, apo dote trogoje se si ne kooperative punohej 16ore ,per nje cope buke,per persekumimet,vrasjet e mijra njerzeve te pafajshem.nuk di ndonje rast ne kohen e shoqes nexh-mi-jes,te pyetesh ndokush qe mendonte ndryshe nga nexh-mi-ja e banda kriminale e burrit te saj,besoj qe kjo ishte e pamundur. fat i madhe per kete grua e banda e saj qe nuk perfunduan sic perfunduan miqte e saj ne rumani.te cilet u denuan me masen ekstreme .

  11. Arben Thaci says:

    Asgje te keqe s’ka nga intervista me Hirushen, Nexhmijen, por me pyetjet qe do t’i parashtrohen asaj. Me te drejte thuhet se djalli fshihet tek imtesirat. Rudina, nje Hirushe mediale, sic ka vepruar edhe ne intervistat e me hereshme, per te mos e “lenduar” Hirushen, Nexhmijen, do t’i shtroje pyetje qe jane as mish e as peshk dhe, ne fund te fundit, fituese morale e kesaj interviste do dali Hirushja, Nexhmije. Edhe perkunder nje mali krimesh qe e rendojne ate e xhaxhin Enver, ajo, Hirushja, Nexhmija, deri me sot asnjehere nuk i ka kerkuar falje popullit, qe per 50 vite e shnderruan popullin ne skllever, gje qe as romaket, as sllavet, as turqit dhe asnje pushtues nuk i denigroi me keq se hirushet ne fjale. Pushteti i tyre ishte kaq mizor sepse e kishin ne dore, jo vec plumb e litare, por edhe TV-ne, Radion, shtypin, librat gje qe nje pushtet te tille s’i kishin pasur kurre Perandoret e Caret, e sklleverve gjate historise se meparshme. Cdo pushtet, qofte edhe ai me i miri, per hire te shendetit mental, duhet te jete i diskutueshem. Por, per pushtetin mizor te xhaxhit, dmth Hirushit te Nexhmijes dhe i Hirushes Nexhmije nuk ka njeri ne Shqiperi, qe i ka dy fije mend dhe qe tani ka dilema e diskuton më. Pashpirtesia e hirusheve ndaj popullit, e pse jo edhe ndaj mini-hirusheve te tjere dhe familjareve te tyre si Beqir Ballukut Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut eshte shembull shkollor se me cfare egersie i kane denuar – masakruar dhe denigruar ish miqte e djeshem dhe “armiqte” e sotem. Njeqind here ne dite po te kerkonte falje, lere qe asnjehere deri me sot nuk ka kerkuar!!! Hirushja do duhej qe, e pakta sot, t’i kursente viktimat e jo t’iu shperfaqej atyre serish me pamjen e saj ne TV-e. Pamja e saj i lendon deri ne dhembje viktimat. Po, valle, te vraret e te masakruarit nga hirushet, si do e perjetonin ata kete palo interviste? Nu dua te paragjykoj. Por e di nje gje me siguri se nese ka dicka ne kete bote qe eshte me e urrejtur nga mbare njerezimi, atehere kjo eshte pafytyresia e pushtetareve mizore.

  12. Leone-53 says:

    Do ta ndjekim emisionin edhe ne ketej jashte vendit tone por pa ndonje kureshtje te madhe sepse i dime tashme BEMAT e burit te saj (jo burrit) ne vitet e zeza te diktatures se çi ka punuar Shqiperise dhe shqiptarve !…

  13. Gruaja e causheskut says:

    Lum si ti nexhmije
    Paske qene me me fat se ne te gjitha
    Mua dhe burrin tim causheskun na e plasen koken ne kalldrem ketà vllehet e mallkuar dhe hyne rehat ne BE.
    Ne digjemi ne ferr per krimet qe kemi bere
    Ti jep intervista.

  14. G.Karagjozi says:

    Jam dakort me Komentin e Zt. D.A por kam nje vrejtje: Pse shkruan me Iniciale dhe jo me Emer.Gjysherit e Tu te shkolluar e civilizuar me siguri do skruanin me emer dhe do ishin krenar.
    Vij tani tek Intervista e Zj.RUDINA.. Ne princip nuk jam kunder Intervistes..Por cdo Itervist ka edhe nje Objektiv.
    Ne se qellimi i Intervistes eshte GLORIFIKIMI i Diktatorit dhe Diktatures eshte per te ardhur keq..Eshte Hipokrizi, paturpesi Mediatike Dhe orientim i Gabuar per te Ardhmen..
    Ne se Zj. RUDINA ben Gazetaren SERIOZE dhe pyet Nexhmien: 1) Cilat jane gabimet e Diktatures? 2) Pse u kthye LUFTA E KLASAVE derri ne GETO.
    3)Pse ju mohua Popullit LIRIA e Fjales, e mendimit ndryshe? 4) Pse Diktarura eliminoi Intelektualet midis tyre edhe shume Patroite ,e shume Familje te Emancipuara e Kulturuara..5) Pse ju mohua Popullit LIRIA e levizjes e komunikimit me BOTEN?…6) Cfare GABIMESH i njeh vetes NEXHMIJA nga koha e DIKTATURES, e cfare duhet te ishte bere ndryshe,etj.etj. 6)Pse Partizanit ZAHO KOKA ju ndalua dhe u gjykua Dashuria,kurse dasuria e ENVERIT me NEXHMIEN u pranua si normale dhe Njerezore. Keto pyetje e te tjera si keto EDUKOJNE Rinine e Popullin qe te mesoje nga Gabimet e te kaluares,te jete Kritik,njerezor,i Emancipuar e Qytetar Evropian.

    1. KONFORMISTI says:

      Ti nuk fiton dot lirine me KONFORMIZEM. Roberine e ke zgjedhur vete sepse nuk ke guxim te shohesh ne sy te verteten. Si ti ka shume rober, qorra te kapitalit qe besojne si naïve ne ‘lirine e mendimit’ dhe te drejtat e njeriut te garantauara nga nje system qe krijon cdo sekonde distance astronomike midis nje grushti te pasurish dhe masave te varferuara. Shko dhe degjo kritiket e kapitalit te te hapen syte. Ti nuk mund te mesosh nje gazetare se c’fare pyetjesh do te beje por meso veten te shohesh te verteten.

  15. G.Karagjozi says:

    Zj RUDINA ke qene ne Kopesht kur DIKTATURA,NEXHMIJA ENVERI e kompani benin Ligjin ne SHQIPERI…
    Mua personalisht Nexhmija Jote, RUDINA, me ka VJEDHUR 45 vjet JETE,Rinine, Lirine e fjales,Pasurine,Prespektiven,dhe mbi te gjitha me ka VJEDHUR SHQIPERINE, dhe jo vetem mua por edhe Femijve e Mbesave te mia.
    Jetoj ne dhe te Huaj, ne nje Atdhe te Zgjedhur dhe me gjithe se e dua dhe respektoj shume,gjithmon them se dy gjera jane te shenjta dhe te patjetersushme, dhe ato jane NENA dhe ATDHEU(SHQIPERIA). Kujtoi NEXHMIES Emigrimin masiv te Shqipetareve ne cdo cep te BOTES.

  16. G.Karagjozi says:

    Ne se Ju ZJ. RUDINA nuk i beni dot Gjyqin NEXHMIJES atehere terhiqu nga Intervista; Dhe me jep mua mundesine dhe ja bej une INTERVISTE e GJYQ se bashku.;e te premtoj se do ja bej te paster, te Edukuar ,te Moralshem e Patriotik.

    1. Jaho Lunxheria says:

      @G.Karagjozi.
      Mbiemri yt I thote te gjitha. Ti je me komunist ne mentalitet se Nexhmija qe ben “edhe gjyqin dhe intervisten”. Mesa duket je nga ata qafegremisurit qe Enveri ju vuri hune se ashtu e meritonin. Baballaret tuaj u futen ne breket e okupatorit dhe tani ju sperma e prishur na cani trapin neper blogje. Populli ju ka damkosur perjete me vulen e turpit
      Kerkoni “revenge” mbi nje 95 vjecare. Kerkoni ti mohoni te drejten te jape nje interviste.
      Populli shqiptar eshte shume here me I mencur se ju blogaret e peshtire..

      1. fire says:

        Po ti mer i mencur prej Lunxherie qeke i njejti mut e i peshtire , bllogist ,
        sepse perndryshe sdo komentoje ktu
        ngaqe qe saliu ishte prostitute e deklaruar ,ju rraca a rruspise ktij Kombi ,na tregoni me gisht enverin ,
        i cili ishte kurve komuniste ,por me brek ptuuuuuuuuuuuuuu populli me shkerdhate ne bote

        dhe atij pellumb kulles i hongshi karin sepse nuk i vini as posht kepuces atij burri

  17. heretiku says:

    Me vjen çudi, por edhe mire, qe ne Shqiperi paska akoma njerez qe arsyetojne si europiane, qe kane mendje te hapur. E them kete se shumica atje jane lepuj te kopshtit zoologjik, qe inferioritetin endemik te tyre kerkojne ta justifikojne me perralla bajate. Bravo me “B” te madhe, gazetares.

  18. 21 says:

    o karagjoz
    Eshte kollaj ti fusesh nje shqelm nga mbrapa nje personi me kembe ne varr…ju po i jepni te drejte asaj qe ju shtypi si krimba se te tille jeni

    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.

    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.

    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.
    LERENI NEXHMIJEN….NJE 95 VJECARE PERBALLE 3 MILJON SHQIPTAREVE
    TURPI JU MBULOFTE !
    TY EDI RAMEN..DONALD LUTE E TIRANES DHE ATA INTELEKTUALE QE DJE I LEPINE MENSTRUACJONET KESAJ PLAKE KURSE SOT..PO HIQEN SI TRIMA QENEFI

  19. alphade says:

    Rudina Xhunga, nje gazetare e cilesise se larte: objektive, pa komplekse servilizmi, e guximeshme…..!!! Gezon respektin e e gjithe shqiptareve te ndershem,patriote ,atdhedashes dhe e paperkulur kunder te gjitha vemjeve e bajgave te tipit kullajve ,peshtiresia e kombit shqiptar, servile te
    paepur te padroneve te tyre ….!!! Nuk mjaftojne keta rreshta per te bere karakterizimin e figurave te ndyra antishqiptare e antikombetare….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje