Ministri Ahmetaj dhe ministri i Jashtëm austriak nënshkruajne marrëveshjen në fushën e turizmit

10 Shkurt 2016, 21:51Ekonomia TEMA

Ne kuader te vizites zyrtare ne Tirane te Ministrit te Puneve te Jashtme te Austrise,  z. Kurz dhe Ministri  i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes,  z. Ahmetaj kane nenshkruar Marreveshjen per Bashkepunim ne fushen e  Turizmit.

Marreveshja nenvizon angazhimin reciprok te dy vendeve per bashkepunim ne disa drejtime si:

·         Shkëmbimi i informacioneve reciproke të lidhura me turizmin si statistika, akte ligjore, procedura dhe rregullore, apo ekspertizë.

·         Shkëmbimi i dijes dhe njohurive mbi edukimin dhe trajnimin në turizëm;

·         Shkëmbim ekspertize në zhvillimin e skemave të financimit në turizëm;

·        Inkurajimin e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik në turizëm;

·         Mundësitë për bashkëpunim midis operatorëve turistikë të dy vendeve;

·         Organizimi i takimeve bilaterale të ekspertëve të fushës së turizmit për tema specifike si turizmi kulturor, turizmi dimëror, turizmi kulinar etj

 Austria perfaqeson një partner shumë te rëndësishëm për Shqipërinë në aspektin politik dhe ekonomik. Ne muajin gusht ne Vjene u zhvillua Samiti i vendeve te Ballkanit Perendimor në kuader të Procesit të Berlinit, ku qeveria  Austriake dha mbështetjen e saj per Shqipërinë dhe vecanerisht per projektet e konektivitetit.

 Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe qeveria shqiptare kane pasur nje bashkepunim te vazhdueshem edhe me Forumin Ekonomik të Vjenës, me të cilin u organizua për herë të parë ne Tirane Forumi Ndër-rajonal “Tirana Talks” në maj 2015, forum i cili mblodhi duke për herë të parë në Shqipëri Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 Sa i takon marredhenieve ekonomike e tregtare, në vitin 2014, volumi tregtar mes dy vendeve shënoi një rritje me 12.5%, ku eksportet u rritën me 56% dhe importet me 3.6% krahasuar me vitin 2013. Investimet e huaja direkte nga Austria ne vitin 2014 perbenin 8% të totalit të FDI ne vend, duke e renditur Austrine ne vendin e 6-te per investimet direkte ne Shqiperi.

 Numerohen rreth 48 biznese asutriake dhe me kapital të përbashkët që ushtrojnë aktivitetin në tregun shqiptar ndërsa viti 2015 shënoi një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve nga Austria. Në janar 2016 Shqipëria pati një performancë shumë  të mirë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Ferien Messe ne Vjenë, ku u zhvilluan nje sere aktivitetesh promovuese te turizmit shqiptar.

6 komente në “Ministri Ahmetaj dhe ministri i Jashtëm austriak nënshkruajne marrëveshjen në fushën e turizmit”

  1. Mira says:

    Shtete si austria kane ardh gjithmon ne ndihme per vendin tone. Kjo shprehet qarte edje nga kjo marrveshje qe qwveria shqiptare po ndetmerr me qeverinr austriake sidomos ne sektorin e turizmit. Ku asistenca austriake mund te jete shume e vlefshme!

    1. Ari says:

      Me vjen mire qe po shihet turizmi ne ktr forme nga qeverja shqiptare. Jo me si pjese e 15 ditcave shqiptareve ne fillik apo fund gushti por si nje turizem ne qw muaj te vitit. Sepse i ka mundesite per te qen e tille qe nga valbona deri ne ksamil!

    2. Buffon says:

      E verteta eshte se jemi vend me potencial ne fushen e turizmit, ndaj eshte shume e rendesishme qe ky sektor te jete sa me i zhvilluar. Nenshkrimi i marrevehjeve bashkepuese me vendet e tjera sa i perket ketij sektori jane te domosdoshme. Na sherben per shkembim eksperienash, per rritje te efektivitetit si pasoje e bashkepunimit, per nje zhvillim te metejshem.

    3. klea says:

      Mendoj se turizmit duhet ti jepet prioritet në lidhje me fushat e tjera që ndikojnë në ekonomi. Kjo sepse jo vetëm që është shumë më e lehtë të punosh me kte fushë pasi Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të patur turizmin më të zhvilluar në rajon por edhe pse turizmi sjell shume përfitime në ekonomi.

    4. andi says:

      Nga njera ane me behet qefi që shteti shqiptar po bashkëpunon me vende të huaja për çështjen e turizmit aq më pak me vende si Austria që nga turizmi thithin shume te mira ekonomike. Ama nga ana tjetër me vjen keq qe për kaq shumë vite nuk U vu dore tek turizmi shqiptar por vetëm U perdor për interesa personale të klasave politike. Por siç thonë , me mire vone se kurrë.

  2. Falmerajer says:

    Lajm i mire aq me teper kur behest fjlale per nje vend serioz si Austria. Turimi duhet te transformohet e te kthehet ne nje dege kyce te ekonomise sone. Ritmi eshte i mire por ka ende pune perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje