Zululand/ Dom Gjergji: Kuranin e kam lexuar pjesë-pjesë, por me myslimanët mund të dialogoj pa asnjë problem; Muç Nano: Shumica e besimtarëve as që e kanë idenë se ç'është feja e tyre

16 Shkurt 2016, 21:27Sociale TEMA

Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte i ftuar Gjergj Meta, famullitar në dioqezën e Durrësit, njëherësh edhe publicist e personazh i njohur mediatik.

Në fund të programit, dom Gjergji u shpreh se ishte përgatitur për të bërë një bisedë tjetër, të ndryshme nga ajo që u bë.

Në fakt, bisedën e nisi Nano me një referim biblik, që ka të bëjë me frazën e famshme të Jezu Krishtit “Jepini Çezarit atë që është e Çezarit dhe jepini Zotit atë që është e Zotit”.

Këtë frazë Nano e konsideroi si shpëtimtare për Krishtërimin në kohët e mëvonshme. Dom Gjergji i bëri dhe një lexim të dytë kësaj fraze, dhe pas kësaj biseda u fokusua tek mënyra e interpretimit të Biblës në veçanti e të Librave të Shenjtë në përgjithësi.

Nano mbroi tezën se Librave të Shenjtë mund t’u bëhet një lexim racional, ndërsa dom Gjergji nguli këmbë tek ideja se leximi racional nuk mjafton, pasi duhet dhe leximi shpirtëror.

“Është shumë i rëndësishëm edhe leximi në gjuhët e vjetra, në të cilat janë shkruar këto libra”- deklaroi dom Gjergji. Në këtë mes, prifti i ftuar në studio tha se një besimtar nuk është e thënë që ta njohë me themel fenë e vet dhe se fondamentalizmi fetar nuk e ka burimin tek dija mbi fenë, por tek padija.

Në pjesën e dytë bisedia u zhvendos tek marrëdhëniet mes feve në Shqipëri dhe tek një dialog i mundshëm mes tyre. “Dialogu mes feve është i mundur për gjëra që u interesojnë të dy komuniteteve.”

Nano deklaroi se në planin teologjik ky diskutim është i pamundur, pasi të krishterët mendojnë se Kurani është imitim i Biblës, ndërsa myslimanët hedhin poshtë thelbin e Krishtërimit, dmth që Jezusi është biri i Zotit dhe ekzistencën e Trinisë (Ati-Biri-Shpirti i Shenjtë). Gjergj Meta u shpreh se “nuk e ka lexar Kuranin të tërin; ka lexuar veç disa pjesë të tij”.

5 komente në “Zululand/ Dom Gjergji: Kuranin e kam lexuar pjesë-pjesë, por me myslimanët mund të dialogoj pa asnjë problem; Muç Nano: Shumica e besimtarëve as që e kanë idenë se ç’është feja e tyre”

  1. Tirona says:

    Po ky Gjergji eshte trap, nuk eshte dom. Ai me shume meret me politike se sa me fene. Ai nuk ka lexuar biblen, jo me kuranin.
    Ky Gjergji thote, kush voton PS-ne te mos shkele ne kishe. He, eshte trap, apo eshte pape?

  2. e verteta says:

    ne fakt ishin cifutet po vellezerit cifut te jezusit cifut qe deshen kete njeri te derguar, profet te zotit jezusin ta fusin ne kurth me kete pyetje.
    nese jezusi do te thoshte paguani taksat cezarit atehere populli do te kthehej kunder jezusit, por nese jezusi do te thoshte mos paguani taksat atehere cezari do te kthehej kunder jezusit.
    ne te dyja rastet jezusi dilte i humbur.

    prandaj ai si i derguar i zotit po me ndihmen dhe urtesine qe i jepte zoti u tregua i zgjuar duke e prishur kurthin e cifuteve me kete pergjigje:

    qe jepni cezarit ate qe i perket cezarit, ku behet fjale per taksat dhe jepni zotit ate qe i perket zotit ku behet fjale per shpirtin, devotshmerine adhurimin per zotin…

    nga nje musliman…

  3. edi says:

    Them se jeni gabim Z Gjergj Meta ,Por ju kujtos deklaraten e k/ministrit rama Se vete katolik, gruan muslimane ,dhe femijte Orthodox.k/minister me mend ,Mix ne familje qe jeton ,Ne fakt Historikisht me gjak jemi Katolike ,dhe sbesoj se ka dyshime ,Anadolli na rrenoi dhe shkaterroi ,por krahinat ,nga Veriu kurre nuk ju nenshtruan dhe ruajten fene dhe traditen ,Me keq erdhi bastardi dhe babai i babait te edit tuaj ,ku i mbylli te gjithe kultet fetare

  4. emigranti says:

    Kemi nje informacion te kote dhe nje perfundim te kote….

  5. Wendy-B says:

    Diku nga minuta e 17 Nano thote” Islami eshte pjese e kombit tone”. Ndersa dom Gergji pergjigjet”Po ,po sigurisht ”
    I bie mire me biblen , mire me kuranin ky muhabet ?
    Jemi popull me tolerance fetare te papame,.. ncuq..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje