7 marsi nuk është dita e rrjepjes të nxënësve nga mësuesit

7 Mars 2016, 09:00Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Gëzuar 7 marsin miq e mikesha që jeni mësues, ish studentë që kryeni këtë detyrë dhe merrni këtë kënaqësi të profesionit të lartë të mësuesit. Kujtim i paharruar dhe përkulje deri në tokë për ish mësuesit e mësueset e mia.

Pas kësaj nuk mund të qendroj pa thënë, nxënësve kudo që janë, detyrimi juaj moral është një falenderim i sinqertë për mësueset dhe mësuesit tuaj, nxënie të mbarë si dhuratë dhe respekt. Kaq mjafton e tepëron.

Mos jepni dhurata banale dhe materiale që janë gjëja më e shëmtuar në botë, sidomos kur dhuroni thasë me patate, buzëkuqa, brrekë, këpucë, kollare, paketa cigaresh, unaza, lekë në dorë, brisqe, tableta, edukatorëve tuaj. Eshtë formë e pastër korrupsioni, madje edhe një tufë lule, kur të tjerë nxënës të varfër nuk e përballojnë dot ta blejnë, kthehet në tmerr dhe ofendim për ta, korrupsion që vazhdon prej vitesh, denonconi të gjithë ata që abuzojnë me emrin e lartë të mësuesit dhe ju kërkojnë dhurata dhe ju rrjepin.

Dhe me këtë rast t’i gëzoni o nxënës kudo që ndodheni tabletat që keni në cdo bangë, lidhjet Internet falas në cdo klasë, kaloriferët e rinj që ngrohin si behar edhe në dimër, heqjen e klasave kolektive ku bashkohet maturanti me nxënësin e klasës së parë fillore, ekranet televizivë për të ilustruar mësimin, laboratoret e reja në cdo shkollë për fizikë e matematikë, revistat tematike për vogëlusha dhe të rinj, autobuzat që ju mbledhin në cdo fshat për t’ju cuar në qendër të kooperativës ku është shkolla e re rajonale, grupet e muzikës dhe teatrit ku zhvilloni talentet artistike, punishtet e reja për punë me dru dhe me metal ku mësoni kulturën e punës profesionale, librat e shkollës të nivelit europian, falas, bibliotekat numerike dhe qendrat e dokumentacionit në cdo shkollë, psikologët që ju ndihmojnë sa herë keni vështirësi, orientimin për studimet e larta që ju bëjnë, aktivitetet kulturore me ski, not, kanotazh, alpinizëm, që bëni cdo javë, vizitat me autobuzë të rinj që bëni një herë në vit nepër Europë, vizitat në vendet historike të Atdheut që janë kthyer në qendra mësimi dhe edukimi moderne dhe bashkëkohore me kulturën tonë të lashtë, mësuesit që jetojnë me familjet e tyre në fshat, në shtëpi të reja dhe me rroga të larta, e nuk ikin nga fshati që në ora 12 të paradrekës, vaksinimet që ju bëjnë në shkolla, vizitat periodike mjeksore falas.

I gëzofshi, se i meritoni, brezi ynë i të rriturve jua ka realizuar ëndërrën për të qenë njësoj si fëmijët në mbarë Europën.

Me të gjitha këto, për shpërblim, dhurojuni buzëqeshje, nënqeshni, për shoqërinë, dhe mos harroni të denonconi rastet kur mësuesit dhe mësueset, në raste të caktuar, ju xhvasin pothuajse me zor lekë, brrisqe, buzëkuqe, e brrekë.

7 komente në “7 marsi nuk është dita e rrjepjes të nxënësve nga mësuesit”

  1. Ina says:

    Tufa me lule korrupsion?? S’duhet te jesh mire profesor! Lulja ka qene dhuruar gjithmone edhe kur nuk njihej si fjale korrupsioni, jo me si fenomen. Kur s’kishim lek apo kur nuk ishte edukate te blinim lule, i kerkonim rojes leje dhe i kepusnim nja dy ne lulishte. Personalisht mendoj se lulet mund te dhurohen ne cdo kohe, te blera ose jo ?

  2. Rabi says:

    …….
    Dhe janë ata ( A. F. ) që bëjnë zhurmë
    Që kanë për vete dyzet gojë
    Që i shkruajnë letër presidiumit
    Për një guzhinë po t’ju mungojë

    Dhe ato presin makinën tjetër
    Atje në rrugë atje në shi
    Ato të urtat gjer në dhembje
    Të thjeshtat gjer në madhështi

  3. Rabi says:

    Dhe janë ata (A.F.)që bëjnë zhurmë
    Që kanë për vete dyzet gojë
    Që i shkruajnë letër presidiumit
    Për një guzhinë po t’ju mungojë

    Dhe ato presin makinën tjetër
    Atje në rrugë atje në shi
    Ato të urtat gjer në dhembje
    Të thjeshtat gjer në madhështi

  4. gegetoske te gjithe says:

    Gjithmone kam menduar se nuk duhet te komentoj, por me vijne zorret tek gojakur shoh kete monster te shkruaje dhe te jape mend!
    Kur shkruan ky “prof.” mendoj gjithmone se sa poshte ka rene profersorlleku i blere neper “vitrinat”
    Pjerdh profesor se me i qelbur se sa je nuk behet me!

  5. Semiramida says:

    Po c’po na thua ,o Artan. Ky eshte problemi i arsimit, o Artan? Po ku gjen njerez me te paster dhe me te dedikuar per punen se mesuesit ne Shqiperi, o Artan? Sa kohe tu desh per te gjetur qimen ne kashte, o Artan profesori. Tani u binda! Ti je vetem profesori i kashtes ,perderisa nuk mundesh qe me b….n tende lakuriq te shtypesh nje iriq.

  6. qytetari B says:

    Brezi jot, o Fuga? Nuk te pashe nje here njeri persembari, por kritizere idiot qe dhe dita te duket e zeze. Ashtu si ke shpirtin. More, po lexon ndonje koment te qytetareve te thjeshte ti apo nuk i lexon fare? Qe nuk reagon, te pakten me fjalorin qe perdor , do te thote se qendron si kale karroce dhe ke mbylle syte, veshet dhe i ke thene dhe mendjes: ik pirdhu. Lume ata studente qe i meson ti!

  7. nxenesi says:

    Nxenesi.
    Ndihem i keqardhur qe nje i rrjedhur, te cilin nuk e di se c pune ka bere deri para nja pese vjetesh, kur filloi me demek te shkruante ndonje ese sikur kishte ardhur nga nje bote tjeter dhe “po cmendej” nga padrejtesite qe po i beheshin ketij vendi. Shkrimet ja lexuam dhe ate vete e dewgjuam kur kapte gjekundi ndonje mikrofon ngrehur, po s kuptuam dot as c shkroi e as c tha. Por ai baltovik nuk mund te ndyje gjithkend vetem se gjen mundesi neper faqe gazetash. Aq me teper mesuesit. Turp, faqezi, edepsez e i pa meshirshem. Une nuk jam mesues dhe nuk kam ndonje te aferm mesues, vec shikoj te gjoret se si ndyhen e perndiqen nga ca koketrashe e buzetrashe si ti. Harram buka i palo “pedagog”. Ti do mbahesh mend gjate ne kujtesen e atyre qe nuk te njohin per kete sjellje te pameshire ndaj atyre qe u munduan te te mesonin, por nuk munden, sepse Djalli ishte shume me prane teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje