Eljani dhe shokët para se të shkonin të bënin betejën e liqenit ngritën grushtin përpjetë dhe e hodhën foton në rrjet. Në fakt, jam i befasuar me Eljanin, sepse e njoh prej do vitesh dhe kam pikasur tek ai një njeri të dashuruar me filozofinë. Megjithatë, udha më e shkurtër për t’u dalluar është revolucioni dhe e majta. Të jesh komunist është gjëja më e lehtë në botë. Mjaft të lexosh tre sllogane, librin “Nëna” të Gorkit, të shohësh filmin “Che”, të dëgjosh vetëm një këngë të Buena Vista Social Club, “Comandate…” dhe ja ku u bëre. Në një dramë shqipe të fundviteve ’80 me titullin “Komunistët”, një burrë i vjetër i Tiranës konvertohej në komunist pas një fjalie magjiplotë: “Ka emër të bukur partia jonë, ajo quhet Partia Komuniste Shqiptare”. Kaq dhe i moshuari thotë : “Mos vdeksha pa e pi një kafe me atë burrë!”. Me kë burrë do pinte kafe? Me atë që në kohën e luftës e kishte zgjedhur nofkën Tarasi. Duhet të ketë qenë njeri me humor të shfrenuar dhe vizionar ai burri.
Gjithsesi, komunistët e rinj të Shqipërisë janë dhe ambjentalistë dhe kanë rrokur çështjen e mbijetesës që është këndi i lojërave për fëmijë. Një pjesë e tyre të djelën u përleshën sërish, madje i kanë qëlluar me bisht lopate në lukth njërit prej ambjentalistëve më të njohur të qytetit që ishte veshur polic. Pak a shumë si Kadri Roshi tek “Heronjtë e monumenteve” që u vesh ushtar i austriakëve për çapën e bukës.
Disa prej demonstruesëve përzunë nga fusha e betejës Altin Goxhajn, të cilin e vlerësojnë fashist, sepse e shohin si të inflirtuar prej PD-së në këtë protestë të dlirë si gjaku i revolucionit. Kjo ngjarje më bëri të qesh, pasi m’u kujtua si në Sarandë në vitin 1992 hanim dru me Altinin nga komunistët e atjeshëm, sepse i mësuam një francezi me megafon të briste në mes të qytetit “Ramiz Alia është shkërdhatë!”. Duket Altinin nuk ka për ta zënë kurrë haka e Sorosit, por e komunistëve.
Nejse, komunistët u përleshën dhe do syresh ranë në burg. Në Komisariatin 1 u shoqëruan 6 prej tyre dhe shokët e shoqet i pritën përjashtë me stoicizëm. Këtu trashet robi! Ç’donte në komisariat për të liruar shokët e ndaluar Flamur Noka, Arben Ristani dhe Leonard Olli? Në raportin e Ora news jua morrën fytyrën dhe atyre. Kush u tha tre drejtuesëve të PD-së të shkonin në polici? Nuk e mësuan ata fatin e Altinit? Apo ndoshta në ndërgjegjen e Lulit peshojnë ende ato votat e Partisë Komuniste që Ilir Meta i administroi aq mjeshtrisht në zgjedhjet vendore të vitit 2011? Ose dikush ka dashur që tre udhëheqësit e lartë demokratë të binin në grackën e njësitit guerril.
Enkel, me kete shkrm po me dukesh si letyre, qurre fare. Po e ben nga inati qe ja dhjene Altinit. Ik o burr pa burre VL
Ky ‘njesiti gueril”,qe paska dale per te kundershtuar zorraxhiun Altin Goxhaj,jo vetem qe nuk ka lidhje me KOMUNIZMIN,por eshte pjese e nje SKENARI BOTEROR per te njollosur imazhin e SOCIALIZMIT(djallezisht quhet komunizem),meqenese kapitalizmi gjoja demokratik ne Shqiperi doli i DESHTUAR pa lindur akoma!
Fakti qe ne Shqiperi populli i zhgenjyer totalisht nga ky sistem kriminal,qe e ka mjeruar popullin ne skamje ekstreme,prandaj therret ne ndihme Enver Hoxhen,ka nxitur REGJINE BOTERORE qe ta shuajne kete nostalgji duke mbushur per dite faqet e gazetave te ndryshme me shkrime qe rehabilitojne te gjithe kundershtaret e Enver Hoxhes,bile duke quajtur edhe Hysni Kapon si te VDEKUR nga Enveri!
Stafeten e ka marre gazeta DITA,qe ka kohe qe mburr Mehmet Shehun,ndonese edhe vete ka botuar shkrime qe e vertetojne ate si agjent te CIA-s!
Te akuzosh per dite Enver Hoxhen dhe te justifikosh M.Shehun,kjo nuk ka llogjike tjeter vecse nje lloj “RADIO LOJA” e dikurshme,por e destinuar te deshtoje pa nisur!
Socializmi mund te harrohet si sistem vetem ne se KAPITALIZMI e ben jeten e popullit me te mire se sa e kishte ENVER HOXHA!
Meqenese kane deshtuar ne te gjitha drejtimet,atehere do mundohen ta perdorin ENVER HOXHEN si “GOGOLIN” per vte trembur femijet!
Komunistet luftojne per IDEALE,sic ishte LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL-CL:IRIMTARE,ndertimi i vendit nga nje principate feudale,pa shkolla,shendetesi,bujqesi,industri,hidrocentrale,hekurudha etj,etj ne nje shtet industrialo-bujqesor me DINJITET plotesisht te elektrifikuar,pa TAKSA E TATIME,siguria e jetes e garantuar,pa gjakmarrje ,pa droge,SIDA,prostitucion etj,etj!
Te dalesh sot e te quhesh komunist,vetem se del te zihesh per nje kend lojrash,jo vetem eshte budallallek me brire,por tregon se kjo loje eshte skec estrade!
Ku ishin keta DORDOLECE deri dje qe na dolen pa pritur si komun iste te rinj??
Keta jane vetem kopje e nje dore te vetme:
-E atyre qe krijuan dordolecet e DHJETORIT,qe vetem per 4 dite greva urije me mish e sallam mburren se paskan rrezuar DIKTATUREN!
Sot ne Shqiperi nuk ka PARTI KOMUNISTE,perfshi edhe ato qe jane te legalizuara me kete emer!
Po te ishin komuniste,duhet t’a shpallnin programin e tyre ,ku pika e PARE do te ishte “RREZIMI I KAPITALIZMIT ME DHUNE” e jo me skece humoristike!
Kjo nuk ndodh prandaj kalojeni kete ngjarje si skecin e radhes te AL PAZAR-it me karagjoze fshati!
komunizmi ka lezet
ha pa lek
fli pa brek!
menjifjal
bota puno ti ha
dhe qi madje!
ajo parrulla
ha pi rri qi osht parrulla me e mir nga te gjitha
ate e realizojn vec komunistat
prandaj e ardhgmja esht e tyre
un ja jap voten qysh tash. le ta marrin e te futen ne parlament
po fitun zgjedhjet komunistet ne do jemi te lir nga gjithcka do bohet qejf n shqipni.
S’jane komuniste keta qurrashe. Jane mjerane qe kane humbur kauzen e tyre dhe duan te identifikohen me aksione ekstreme, aty ku e dine qe mund te behen te famshem pa u demtuar shume.
Moisiu mbasi mbaroi se lepiri prapanicate e pushteteve , i fut nje koment se vjen dita e rroges. Kauza jote eshte te jesh qyrrash dhe bithlepires pushtetesh. Ju duken komuniste dhe te majte se ne Shqiperi nuk ekziston e majta. Ka vetem zagare e zuzare qe nuk e kane shume te veshtire te bejne cubin se kane vemje dhe krimba gjirizesh si puna e jote o Moisi “tradhetari” qe genjehesh lehte.
Nuk e di, mbase është vërtet e lehtë që të bëhesh komunist, meqe na e thotë edhe zoti Enkel Demi, që më kujton menjëherë shokun komunist Ali Demi që luftoi, me të vërtetë dhe dha edhe jetën, për çlirimin nacional dhe shoqëror të atdheut dhe të popullit.
Por e di me siguri që të bëhesh “shkërdhatë” është shumë e lehtë.
Dhe këtë siguri, ma përforcoi edhe njëherë Enkel Demi.
Që të bëhesh “shkërdhatë”, si një nga mënyrat më të thjeshta do të ishte: mjafton t’i mësosh një francezi sloganin dhe të dalësh me të nëpër rrugë duke bërtitur “Ramiz Alia është shkërdhatë”!
Po pse o Centaur me hoqe te drejten e komentit.? Sapo lexova shkrimin duke levizur?mausin per te bere komentin e formulova ate me mend dhe ishte afereisht komenti qe ke bere ti. Sakte, shkurt. Rrofsh me shume se mua se e meriton. Koment fantastik
Enkel kur rflet ti ne themi V.K Enkelit………..
sa poshte paska ra Enkeli qe ben artikuj propagande pa u informuar mire. Eljan s’eshte komunist.
“Analize” cami!
Komunizmi eshte arritja me e madhe e shoqerise se paindoktrinuar.Ne komunizem nuk ka te papune , nuik ka droge ,nuk ka vrasje ,nuk ka gjakmarrje .Ne i kishim keto ,ndersa tani kemi saliun ,ramen ,lulushin ,meten qe tallin karin me te varfrit.
-Ckemi?
-Bole Demi!
Jemi primitiv.Edhe ti Z.Demi,vazhdon hakmarrjen primitive ndaj PD.Me fal o Zoteri,me fal ,por je katandisur ” gazetari i gruas”. Mbas Stefanit,Balles, Muc Nanos,Bashes Anila,Thanos,Bushatit,Bledi Manes,Vangjelit,vellezerve Nazarko,Minxhozit,grupit” te rinjte e fshatit anti – PD” ju shtua dhe Enkel Demi.E te mendosh qe kur fitoi Rama zgjedhjet,na e quante kenaqesi te luftosh Ramen kryeminister.O Zot po si ka mundesi qe kjo toke eshte kaq pjellore per te lindur njetez pa karakter.?!?!?Rujna Zot prej vetes tone…..grupi Troja.Tmerrrrrr.
enkel ne shqiperi kemi 25 qe ska opozit vetem komunistat jan opozitar me kete sistem hajduterish
Mbiemri Demi eshte mbiemer i madh.
Por ja qe dalin kelysh te tille qe kerkojne ta njollosin me keto shkerdhatacione !
Me gjithe keto komente qe ka marre ate nuk e ze gjumi nga madheshtia, le ta kene share nuk ka gje, e rendesishme per te eshte t’a dhjesin dhe ti permendin emrin se eshte nje askush qe fshihet tek fustani apo te mbathurat e gruas. Mbase dhe nuk ka faj se meter ka gruan e vet, qe mbasi mbron policet ne 21 janar dhe ka borxh ti vari tek” palma” ( mbase e vet)”kokpalaret”, tani shkon filtron me komandantet e kokepalareve dhe mbron policet e tjere, ata qe perleshen me protestuesit. Ekuacioni eshte i thjeshte gjithe horrat, cubat dhe kurvat jane ne politike , jane njesoj dhe te gjithe jane kunder protestave te pavarura se ato te varurat i komandojne vet dhe e shtypin butonin nga kryeministria, nga shqupi, nga kullat e fidelit.
Ngrihuni o njeres nga gjumi dhe dilini zot vetes.
ky e ka zene keq m e Pd qe me largimin. e. se shoqes. Nje veprim i paligjshen e dhunues i Policise duhet te denohet nga te gjithe. Qofshin edhe kundershtaret mete eger denohet akti i paligjem i policise . ky eshte nje rregull ne te gjithe
boten por i gjori Kel kupton pak dhe sheh edhe pak.