Përmes një postimi në Facebook, ish-shoqëruesi i Berishës, Izet Haxhia ka rrëfyer se si u dogj gazeta më e madhe në vitet ’90 me urdhër të ish-presidentit të asaj kohe.
Më poshtë postimi i poltë:
Meqë sot është 9 Marsi, që mbahet mend si dita e marrëveshjes së krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, por që në të vërtetë është marrëveshje që futi Shqipërinë në kaos dhe nën drejtimin e bandave shtetërore dhe atyre të rrugës që ishin në koordinim e bashkëpunim të plotë me njëra tjetrën, në grabitjen, plaçkitjen dhe cënimin e jetës dhe lirisë së qytetarëve të pambrojtur…
Pasojat e kësaj marrëveshje të krimit ndihen edhe sot e kësaj dite në vendin tonë, kjo marrëveshje solli konsolidimin e shumë bandave të krimit shtetëror, disa prej të cilave i eleminuan në luftën e egër për territore e supremaci dhe disa të tjera vazhduan karrierën kriminale duke ndërruar pronarë sipas pushtetit dhe vazhdojnë akoma edhe sot më të fuqishme se kurrë në veprimtarinë e tyre mafioze e kriminale të lidhura me sferat e larta të politikës dhe me nder me thënë të së ashtequajturës drejtësi …por do sqaroj një ngjarje që është përfolur shumë, sepse është sulmi më i rëndë terrorist që i është bërë shtypit të lirë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve të tranzicionit të pafund.
E kam fjalën per djegien e gazetës së parë opozitare ndaj një diktatori të ri që po përvijohej në politikën shqiptare, Berishen dhe këtë opozite po e kryente gazeta “Koha Jonë”, e cila ra pre e hakmarrjes primitive te shtetit dhe veglave te tij te bindura.
Opozita e kesaj gazete ndaj Berishës, e filluar qe ne krijimin e saj ne 91 me intervisten e Frrok Çupit, ku akuzonte Berishen si diktatori që vazhdoi ne vitet e sundimit te Sulltanit të parë dhe kulmin e saj e arriti me editorialin po të Frrok Çupit, shkruar nga Vlora, por që ishte po ky Frrok Çupi, që se bashku me pronarin e kësaj gazete, Nikollë Lesi, vite me vonë u futen në stanin e Berishës tashmë kryeminister, të atij Berishe që dikur i kishte djegur e përcëlluar me seli e kompjutera bashkë, i kishte futur në listat e vdekjes në atë mars të 97-ës. Nuk çuditem nga asgjë që ndodh në politikën kriminale shqiptare, as ky kapërcim ylberi i këtyre të dyve si shumë të tjerëve.
Ti rikthehem asaj ngjarje që lidh natën e dy marsit me tre marsin. Pasi Sulltan Berisha i dytë ishte zgjedhur me unanimitet të plotë nga parlementi i dalë nga zgjedhjet më të ‘lira’ e ‘të ndershme ‘ në historinë e pluralizmit, puna e parë që bëri ishte të ndeshkonte gazetën “Koha Jonë”.
U thirr me urgjence ne presidencë gjenerali i sapo graduar Gazidede dhe u ngarkua nga Padishahu t’i jepte një mësim të mirë këtyre të kuqve të gazetës “Koha Jonë” që kishin nxitur rebelimin e kuq në Jug. Atë pasdite të trazuar kishte filluar nën drejtimin e Shabës shpërndarja e armëve të dhëna nga Shik-u për militantët e PD-së.
Si duket partia jonë nuk e kishte emrin demokratike, por Nacional Socialiste…
Aty nga ora dy e natës një grup shiks-ash, që ishin në drejtim të kësaj ekspedite ndëshkuese të përbere edhe nga rekrutët e sapo armatosur të Shabës dhe pjestarë të policisë rrethuan e sulmuan këte gazetë.
E kam ndjekur ne distancë këtë akt vandal sepse nuk duhej të dukesha pasi ngaqë njihesha e kompromentoja kete veprim terrorist edhe pse me thënë të drejtën duart më hanin për ta shkatërruar këtë fole ‘armiqsh’ të popullit. Në të vertetë ne po tregonim se ishim armiqtë e media së lire. Operacioni drejtohej nga shefi i grupit operativ të Shik-ut, Arjan Çengo dhe oficeri i policise me origjine nga tropoja Bajram Hajdarmeta, shok i oficerit të mëvonshëm dhe “yllit” të Berishes, Agron Kuliçi, vellai i eksponentit, të PD-së dhe spiunit personal të Berishës Sami Metalia si edhe shumë efektivë të tjerë.
Fitorja u arrit shpejt! Gazeta “Koha Jonë” kishte perfunduar e djegur, e shkrumbuar per t’ja mbyllur zërin për disa kohë…
Na prisnin akoma beteja të reja në shërbim të Sulltanit blu, ‘mik’ i ngushte i shtypit te lire …
Enveri me leberit,Berisha me tropojane e kuksiane,….e mandej akuzoni se elita shqiptare e kohes se luftes na ishte kolaboracioniste….???!!!E gezofshi Clirimin e Lirine
Fashistit faikonica!
Enver Hoxha nuk e beri LUFTEN as ndertimin e shtetit modern shqiptsar vetem me leberit,por me te gjithe popullin shqiptar!
Krahasoje,o qelbesire fashiste Shqiperine qe la Enver Hoxha me kete qe la Sali Berisha!
Enveri ndertoi,ndersa Berisha shkaterroi!
Sa per eliten e luftes,ne se quan te tille ata qe i sherbyen pushtuesve nazi-fashiste,mbajeni per jete NJOLLEN E TURPIT :TRADHETARE DO JU KONSIDEROJE POPULLI DHE HISTORIA E SHQIPERISE!
Nuk ua heq njeri kete njolle,sado te mundoheni ju zagaret ballisto-zogiste!
Se po te ishin elite,te paret tuaj,po ju kelyshet e tij,cfare keni bere keto 26 vjet qe ka qene sistemi i juaj kapitalist???
Mire atehere nuk u la Enveri,po tani kush u ka penguar?
Askush nuk u ka penguar!
Ju keni qene dhe do mbeteni pjesa me KERME e kombit shqiptar!
Sheti i Enverit qe sa ishte Enveri. Domethene ai qe shtet nga Enveri per Enverin, jo per popullin.
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Cfare bene prokuroria ose per Sali Berishen ose per Izet Haxhiajn. Epo kjo pune…. Duhet te dale dikush dhe t’i kerkoje njerit prej te dyve llogari. Mendoj se keshtu nuk mund te vazhdohet .Ne si popull duam te dime te verteten dhe ai qe eshte krimineli te marre ate qe meriton.
ata qe ka lena prapa enveri me shoke nuk na lene akoma.
o meroooo po si nuk u lodhe duke u marre cdo dite me berishen?..po ai ka 3 vjet qe ka dhene doreheqjen apo kjo edhte taktika qe ke zgjedhur per te maska cakallin duke thene ujk ujku…
O IDIOT,doreheqjen ke dhene ti nga trute,se Shpellari eshte aty dhe ato qe ka bere NUK HARROHEN! More vesh mor BAJGE ?
vazhdo meroo..merru me ujkun..po cakalli ka 3 vjet qe po ben kerdine..
kush e njeh ket dynja
dhelpra ha
ujku demton
izoti sheh
por shpejte harron
koha ujk
e delprat po ishton
dikur ne pyll
sot ne qeveri d
dhe paerlamentin ton
me fjale fajtorin e shajne
me ligj e mbrojne
zoti e di si
dote veje halli jone
Ky i shkreti po i afron vdekja dhe qe mos te iki me pishman po fillon ti thote te gjitha.
Kot nuk thone kur robi parandjen vdekjen i kalojne para syve si nje film te gjitha ato qe ka bere
Berisha mete gjitha keto qe thote Izeti duhet ti drejtohet gjykates te shpjegoj sa jane te verteta dhe drejtsia duhet te veproj opijoni duhet ta marri veshe te verteten megjithe keto krime ai duhet varure
Izet, ke harruar emrat e komshinjve te gazetes qe kapercyen murin me bidona benzine ne duar.. Lapsus? Dash Maci & brothers. Apo ke lidhje krushqie? E admiroj mea culpan tende.. Por shkoji deri ne fund muhabetit
nuk e kuptoj cfare komentoni ,njeri- tjetrin apo ate qe na ofrohet . Mendoj sido qe te jete per kete duhet te flasim dhe jo te fyejme e shajme sikur po shohim ndonje ndeshje.
Partizonoooo!Je lodh kot tuj leh!Ma mire mbyllni llapen Berishes,se helbete pjelle e komunizmit eshte!Vazhdoni e mbroni Enverin,vazhdoni!Manndej delni neper Europe si lypsare!YYYT skllever ebir sklleverish
Une Ed Morracaku aktualisht Kryeminister nuk dua me asnje deponim nga Izeti sepse kam be shurren ne breke qe heret dhe Lalla eshte duke ma marre rrogen qyl…
Kemi kujtimet e Izetit,pastaj te Blerim Celes pak me heret te Meksit.Po edhe nje dyzine gazetaresh shkruajne kujtime.Kujtime ,kujtime u kenaqen te gjithe.Bravo Sali Berisha,i bere te gjithe shkrimtare,gazetare,opinioniste.Shqiperia qe na la Enveri ….kryeveper.E mbani mend besoj italianet qe na vinin me anije ne Durres e Vlore.Lere greket e tepruan fare,ne u thame te vini ,por jo kaq shume.Po llotarine shqiptare qe aplikohej ne SHBA mos me thoni qe e keni harruar.Skishim faj ne qe asnje amerikan se fitoi,skishin bythe e mend per ketu.Tani nje propozim,te gjithe komunisteve edhe Partizanit te mesiperm.Shkoni ne Korene e Veriut.Ka lezet ,akoma vejne gur me leter te rradha qumeshtit.Po eshte bio ama.Rruge te mbare.Se mos ngaterroheni,eshte nga lindja,andej nga na kane ardhur gjithe te mirat.
koha e jone gazeta e lec shllakut
nikol leshi e usurpoj emnin
sala ja dha kusurin
futja se do ta futin
kanibalizm politik
etc etc etc etc etc