Një takim elektoral në Çikago i kandidatit Republikan për president të SHBA, Donald Trump, është anuluar për arsye sigurie. Siç raporton CNN, një numër i madh protestuesish dhe mbështetësish të Trump ishin mbledhur përpara ardhjes së tij në Universitetin e Çikagos. Kjo ka bërë që mes tyre të nisin përleshjet dhe dhuna fizike.
Pak çaste më vonë një nga zëdhënësit e fushatës së miliarderit Trump është ngjitur në podium për të njoftuar shtyrjen e takimit. “Z. Trump sapo ka mbërritur në Çikago dhe pas një takimi me forcat e sigurisë, ka vendosur që për sigurinë e gjithë të pranishmëve ta shtyjë takimin,” citon CNN zëdhënësin e Donald Trump.
Megjithatë, kjo ka nisur dhe përleshjet më të mëdha mes protestuesve dhe mbështetësve të Donald Trump. Ndërsa vetë kandidati është shprehur më vonë në Tëitter: “Kemi një vend shumë të përçarë. Disa njerëz janë tejet të mërzitur sepse nuk kanë patur një rritje rroge për 12 vjet me radhë.”
CNN raporton se protestat kanë vazhduar edhe në rrugët e qytetit gjatë gjithë mbrëmjes.
ne kujtonim se vec ne shqipni ka ksisoj gjonash
paska edhe n amerik
prandaj edhe jemi miq per kok me ameriksit na shqiptarinjt.
miq per koqe thuaj!