FOTO: Veliaj “Aleancë” me fëmijët në Ditën e Verës

14 Mars 2016, 15:13Sociale TEMA
FOTO: Veliaj “Aleancë” me fëmijët në Ditën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se ka përzgjedhur një dekor gjigand fëmijësh për ata që protestojnë kundër Këndit të Lojrav enë Park.

Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale dhe bio të zonës, ushqime tradicionale, ishin çfarë ofroi sot Bashkia e Tiranës në dhjetëra aktivitete të organizuara për Ditën e Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe rrethet, janë bërë pjesë e festimeve të shumta të organizuara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, kodrat e Liqenit, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza”, si dhe zona te Blloku, të cilat që nga orët e para të ditës janë kthyer në hapësira festive për këdo që sot kishte zgjedhur Tiranën për të festuar Ditën e Verës.

Por mbi të gjitha Veliaj u fokusua tek alenca me fëmijët dhe problemt e argëtimit të tyre në qytet.

“Fokusi për Bashkinë e Tiranës edhe në këtë ditë vere, ashtu si në të gjithë këtë vit, kanë qenë fëmijët, ndaj shumica e aktiviteteve ka pasur për qëllim argëtimin e tyre. Edhe shumica e punëve të Bashkisë së Tiranës ka pasur si qëllim fëmijët, duke u fokusuar te kopshtet, çerdhet, shkollat”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Më tej, ai shtoi se ky do të jetë një vit fantastik për Tiranën, pasi Bashkia ka vendosur që të hapë disa kantiere pune, duke filluar nga ai për Sheshin “Skëndërbej”. “Shumë shpejt do të fillojmë me punimet në sheshin “Skënderbej”, fillimisht me dy muaj konsultime publike për t’u siguruar që në fund të këtij projekti, të kemi ndoshta sheshin më të bukur në rajon. Në sheshin “Skënderbej” do të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar, pemë e bimë nga e gjithë Shqipëria, për të treguar përfaqësimin kombëtar dhe besoj se ky është vetëm një nga shumë projektet që Tirana të kthehet në kantier ndërtimi për këtë vit”, u shpreh Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje