Prokuroria hesht për refuzimin amerikan

31 Mars 2016, 17:59Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me refuzimin e vizës nga Ambasada amerikane për drejtuesin e prokurorisë së Durrësit, prokurorin Agron Gjana (në foto me rreth të kuq).

Abc raporton se ka kërkuar një reagim nga zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, por zëdhënësi për media, Albi Serjani, tha se për momentin nuk kemi ndonjë koment për rastin në fjalë, duke shtuar se vizita e kryeprokurorit në Amerikë është një vizitë zyrtare.

Reagimi i prokruorit të Përgjithshëm për prokurorin Gjana, do të ishte me interes për opinionin publik, duke patur parasysh se në rastin e refuzimit të vizës për disa gjyqtarë, organi i akuzës pati deklaruar se mbështeste çdo veprim kundër korrupsionit në drejtësi.

Zëdhënësi Albi Serjani, 4 ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, për refuzimin e vizave për gjyqtarët e “listës së zezë”, ishte shprehur ndër të tjera se Prokuroria e Përgjithshme mbështeste masat e SHBA-së.

“Prokuroria vlerëson çdo informacion për korrupsion në drejtësi dhe më gjerë, që mbërrijnë nga burime të besueshme. Ambasada amerikane është një ndër partnerët më të ngushtë të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, ndaj dhe informacionet e saj për vepra të ndryshme penale kanë shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve konkrete”, ka thënë Albi Serani për mediat.

A do të kemi të njëjtën deklaratë edhe tani kur në këtë “listë të zezë” po futen edhe vartësit e Adriatik Llallës?

Deri më sot, nga organi i akuzës nuk ka asnjë reagim.

Abc raporton gjithashtu se kishte kontaktuar edhe me ministrin e Drejtësisë në lidhje me rastin e refuzimit të vizës për kryeprokurorin e Durrësit, Gjana, nëse e shihte këtë si pjesë e masave të SHBA kundër prokurorëve të dyshuar për korrupsion.

Sipas ministrit Manjani, zyra e tij ka të njëjtin qëndrim siç kishte edhe për gjyqtarët.

Ministri Manjani, në rastin e gjyqtarëve pati deklaruar se përshëndeste “Ambasadën amerikane për këtë ndihmë të jashtëzakonshme që po na jep në këtë proces. Si ministër jam i gatshëm të çel menjëherë procedurën e shkarkimit për çdo gjyqtar apo prokuror që ndodhet në listat e kësaj natyre”.

Kryeprokruori Adriatik Llalla ndodhet në SHBA për një vizitë që do të përfundojë këtë të premte dhe të shtunën pritet të jetë në Tiranë, ndoshta për t’iu përgjigjur edhe interesimit të mediave.

Llalla pritet me interes se si do të përgjigjet edhe faktit se ai është refuzuar nga FBI dhe DEA, që nuk kanë pranuar të kenë takime me të.

 

1 komente në “Prokuroria hesht për refuzimin amerikan”

  1. e verteta says:

    Mjaft na lodhet me barcaleta….
    Num behet aty me
    Adriatik Llalla
    Manjani
    ILife Meta
    Lulzim basha
    edvin rama
    Nishani dhe me kete parlament te inkriminuar dhe te paskrupullt anti shqiptar.

    Kot e keni

    Te gjithe keta jane kundra reformave ne drejtesi, te gjithe i tremben shtetit ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje