Fatos Klosi: Amerikanët na treguan paratë e politikanëve shqiptarë në Qipro

5 Prill 2016, 14:56Politika TEMA

Ish shefi i shërbimeve sekrete, Fatos Klosi, tregoi dje, për herë të parë, në emisionin « Dritare me Rudinën », Vizion+, se në vitin 2001 amerikanët ofruan të dhëna konfidenciale pranë Shërbimit, në lidhje me politikanët shqiptarë të cilët i kishin fshehur paratë në Qipro.

“Shërbimet sekrete janë të bllokuara, për aq kohë sa shtetarët janë të ngatërruar. Qysh nga ajo kohë dhe deri tani, pavarësisht informacionit, nuk është bërë praktikisht asgjë”, pohoi Klosi.

Klosi ishte diskret në informacionin e tij dhe nuk dha asnjë emër, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, që janë edhe sot të vlefshme, por ai konfirmoi në këtë mënyrë, gjithë çfarë përflitet prej kohësh në Shqipëri, se politikanët shqiptarë kanë fshehur paratë në emër të tyre ose njerëzve të afërt, në Qipro.

Ndaj rasti « Panama Papers » , u shprehën Mero Baze dhe Artan Hoxha në emsion, nuk i shqetëson politikanët shqiptarë. Është Qipro, thembra e Akilit, për ta dhe frika e tyre e madhe. Nëse hapet Qipro, nisin trazirat edhe këtu.
Enver Robelli, ndërkohë i pyetur për paratë e politikanëve shqiptarë të Kosovës, u shpreh se Thaçi i Kosovës, apo Ahmeti i BDI, kanë të kaluar helvetike dhe paratë nuk është çudi t’i kenë në Zvicër, ndaj rasti Panama, nuk pritet t’i tronditë ata.

Ndërkohë rrjeti investigativ OCCRP do të zbardhë brenda prillit të dhëna të detajuara për përfshirjen e Ballkanit në dokumentet e Panama Papers dhe përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Intervista me Fatos Klosin

Fatos Klosi: Shërbimet Sekrete punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin. Nuk merren Shërbimet Sekrete me pushtetarët sepse është një Shërbim që është në shërbim të qeverisë dhe komandohet qartë fare nga Kryeministri. Kështu që Shërbimet janë orientuar në dy drejtime të tjera që janë lufta kundër terrorizmi dhe krimi i organizuar

Është tjetër gjë gazetaria, tjetër gjë shërbimet. Ka shërbime të mëdha, sic janë ato nw Shtetet e Bashkuara, që kanë një shërbim botëror dhe kanw mundësitë, kanë hapësirën për të punuar. Shtetet e Bashkuara pretendojnë të jenë vendi që drejton gjithë botën dhe ata mbajnë përgjegjësi për shumw gjwra. Edhe neve na kanë ndihmuar në këtë fushë. Na kanë thënë disa informacione që mbetwn aty, si lajme dhe kaq….

Artan Hoxha: Për rastin e Qipros, na dhanë ndonjë gjë?

Fatos Klosi: Na dhanë edhe për rastin e Qipros.

Artan Hoxha: Po çfarë ndodhi?

Fatos Klosi: Asgjë nuk ndodhi. Shkoi deri atje ku mund të shkonte dhe …

Erebara: Kur ka ndodhur kjo e Qipros?

Fatos Klosi: Kjo është e 2001-shit.

Rudina: Domethënë dhanë amerikanët të dhëna për Qipron.

Fatos Klosi: Po.

Artan Hoxha: Për politikanët tanë që kishin fshehur paratë në Qipro, kjo është ideja.

Fatos Klosi: Po pra. Prandaj shërbimet kanë siklet goxha të madh, janë zyrë e shtetit. Në qoftë se shtetarët janë të ngatërruar me këto gjëra ajo zyrë është e bllokuar praktikisht. Me kë do komunikojë?”/dritare.net

14 komente në “Fatos Klosi: Amerikanët na treguan paratë e politikanëve shqiptarë në Qipro”

  1. tfgs1 says:

    corapekuqi merret me tapite e barkthareve fshatare……………..

    1. arbereshi says:

      Pucofago barkethari fshatar, shteti shqiptar te beri me toke me ligjin 7501 more bithemut minorikar. Nga argat u bere zotni more jevg qe mban ere.

    2. Atdhetari says:

      Po,Rockfeler,Morgan dhe sa e,sa,politikane dhe bisnesmene,amerikane,qe i mbajne parata ne,vende,te tjera si ne Kepi i burrit ne Angli,Gjibraltar,Ishujt Kajman,Luksemburg

  2. rrumpalla says:

    Nese sherbimi nuk ben dot gje vete, atehere organizohet nje rrjedhje informacioni, apo jo !
    Keshtu qe Klosi te mos na fshihet se gjoja s’bente dot gje !
    jane te gjithe plehra, qe e meritojne kete jete te pjerdhur qe bejne !

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ne qoftese zyrtaret jane ngaterruar beji publik se pastaj merr korsin e vet.. Prandaj kemi probleme se nuk e shohim te verteten ne sy dhe ta pranojme.. Paragjykojme se c’fare do ndodhi dhe nuk flasim.. Shteti I kthyer ne nje bande ku institucjonet kane kapur njera tjetren..

  4. Ledio says:

    Corrape-kuqi eshte pjese e oligarkise edhe nuk mund te jete kurre zgjidhja. Le te merret tani me barktharet ane e mbane Shqiperise edhe tu presi dritat edhe ti mbyti ne taxa. Popull idiot edhe mjerran nga truri.

  5. naku says:

    Asgje ska per te ndodhur sepse “korbi ,korbit nuk ja nxjerr syt”. Seshte vetem Panamaja por edhe Qipro,Kuvajti,Zvicra ,vende te ndryshme afrikane,te Lindjes etj, I ziu popull cpi heq dhe si po tallen me te.

  6. kuq e zi says:

    kur nuk pagoi asnje komunist skane pse paguajne keta te sotmit
    themeli don gjak qe te qendroje

  7. bobi says:

    Po dihet qe duke filluar nga policia gjykatat shiku prokuroria te gjitha keto i sherbekan politikes dhe jo popullit qe i paguan me taksat e tije. ah moj shqipri qe ke mare funde me keta maktrapaze qe pervece qe dine te vjedhin nuk bejne per azgje tjeter

  8. Luani usa says:

    z.Genc Pollo eshte nje nder zyrtaret e larte qe ka Leke(Dollar,Euro) ne Banka Qiipriote…!

  9. Rigoni says:

    Emisioni ……”ku ishe?- asgjikundi……”Cfare pe ?-Fatos Klosin……….pse na ther tomi trute me emisione pa bereqet.

  10. lume e det says:

    Popullit i kane bere aq terror psiqik, dhe mendik, sa eshte shume i pa fuqishem… Ju qe flisni andeje “nga larg truallit te shtepise”, mos valle jeni me frikacaket e gjendjes se babezise dhe vuajtjeve qe po kalojme!!! “Sa bageti e cthurur qe jemi”!!!

  11. lume e det says:

    Popullit i kane bere aq terror psiqik, dhe mendik, sa eshte shume i pa fuqishem… Ju qe flisni andeje “nga larg truallit te shtepise”, mos valle jeni me frikacaket e gjendjes se babezise dhe vuajtjeve qe po kalojme!!! “Sa bageti e cthurur qe jemi”!!!Po pregatisin prape cobenet ti vene” brigaderr “serisht, qe te” lulezoje prape kjo toke “hahaha, sa injorante qe po tregohemi…. Keqardhje e madhe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje